AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Organizatat mjedisore dalin kundër Bashkisë: Të ndalohen punimet

Ivan DervishingaIvan Dervishi
10 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Aktivistë të shoqërisë civile duke u përplasur me forcat e policisë, gjatë një proteste kundër ndërtimit të një parku lojërash te liqeni artificial i Tiranës. Prej disa ditësh Bashkia e Tiranës ka filluar punimet për ndërtimin e një parku lojërash për fëmijë në zonën e parkut të liqenit, më 6 mars 2016. Foto: LSA / GENT SHKULLAKU

Një grup organizatash mjedisore në Tiranë e cilësuan projektin e bashkisë për Parkun e Madh të Tiranës si jotransparent, kritikuan dhunën ndaj aktivistëve mjedisore dhe kërkuan më shumë bashkëpunim me qytetarët nga ana e Bashkisë Tiranë. Aktivistët refuzojnë “konsultimet” me dyer të mbyllura me Bashkinë.

Aktivistë të shoqërisë civile duke u përplasur me forcat e policisë, gjatë një proteste kundër ndërtimit të një parku lojërash te liqeni artificial i Tiranës. Prej disa ditësh Bashkia e Tiranës ka filluar punimet për ndërtimin e një parku lojërash për fëmijë në zonën e parkut të liqenit, më 6 mars 2016. Foto: LSA / GENT SHKULLAKU
Aktivistë të shoqërisë civile duke u përplasur me forcat e policisë, gjatë një proteste kundër ndërtimit të një parku lojërash te liqeni artificial i Tiranës. Prej disa ditësh Bashkia e Tiranës ka filluar punimet për ndërtimin e një parku lojërash për fëmijë në zonën e parkut të liqenit, më 6 mars 2016. Foto: LSA / GENT SHKULLAKU

Një grup prej 11 organizatash mjedisore kundërshtuan sot projektin për kënd lojërash në parkun e madh të Tiranës duke dalë në konkluzionin se projekti është kryer në shkelje të procedurave mjedisore. Organizatat kërkuan pezullimin e projektit dhe dënuan dhunën e ushtruar nga Policia Bashkiake dhe Policia e Shtetit kundër aktivistëve të dielën.

Paralelisht, një seancë konsultimi e thirrur nga bashkia me aktivistët protestues, të njohur si lëvizja “Për Publiken”, doli huq. Aktivistët i thanë BIRN se bashkia i pati dërguar një ftesë mbrëmë në darkë për një takim sot dhe kur aktivistët u paraqitën në bashki, punonjësit e bashkisë kërkuan që seanca dëgjimore të bëhej pa praninë e medias.

Aktivistët refuzuan duke argumentuar se dëgjesat publike, për nga lloji, duhet të jenë të hapur për të gjithë, përfshirë median dhe jo bisedime private mes bashkisë dhe tyre. Ata e braktisën takimin pas pak minutash pa i dhënë kohë punonjësve të bashkisë të kryente prezantimin e projektit. (kliko këtu për të parë deklaratë e aktivistëve)

Edhe organizatat mjedisore patën një problem të ngjashëm me bashkinë, e cila, sipas tyre, pati refuzuar të marrë letrën me shkrim të firmosur prej tyre.

“Duke qenë se Bashkia e Tiranës nuk pranoi të protokollonte një letër të ardhur nga organizatat, [me justifikimin] se qytetarja dorëzuese nuk kishte autorizim me shkrim për dërgimin e letrës, po marrim guximin dhe kurajën qytetare që shqetësimet tona t’ia themi kryebashkiakut mediatikisht”, shkruhet në emailin e dërgimit të deklaratës.

Deklarata i bën thirrje bashkisë të pezullojë punimet dhe të ndjekë procedurat ligjore.

“Bëni publik planin zhvillimor për zonën “Parku i Madh i Tiranës”, të cilin Bashkia Tiranë e ka referuar në disa dalje publike duke e cilësuar si projekti për jetësimin e Parkut! Ju informojmë që ky plan është subjekt i nënshtrimit të procedurave të Vlerësimit Strategjik Mjedisor”, thuhet në letër.

“Pezulloni punimet për zbatimin e projektit të këndit të lojërave deri në informimin dhe përfshirjen e duhur të publikut duke ndjekur procedurat ligjore të një shteti demokratik dhe zhvilloni në detaje projektin e këndit të lojërave dhe bëjeni atë publik si një dokument zyrtar”, shtohej më tej.

Në letër theksohej domosdoshmëria e zbatimit të Direktivave të Bashkimit Europian për Legjislacionin Horizontal, i cili specifikisht forcon rolin e publikut në vendimmarrjen mjedisore dhe në zhvillimin e qëndrueshëm; si dhe Konventa e Aarhus ratifikuar nga Shqipëria në vitin 2000.

Organizatat mjedisore joqeveritare argumentuan se Bashkia Tiranë ka shkelur Nenet 23, 48 dhe 56 te Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë; Ligjin nr. 10 431, datë 9.6.2011 “Për mbrojtjen e mjedisit”; Ligjin nr. 146/2014 “Për njoftimin dhe konsultimin publik”; Ligjin nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”; Ligjin nr. 8672, datë 26.10.2000 “Për të drejtën e publikut për të pasur informacion, për të marrë pjesë në vendimmarrje dhe për t’iu drejtuar gjykatës për çështjet e mjedisit” dhe Ligjin nr.10 440, datë 7.7. 2011 “Për vlerësimin e ndikimit në mjedis”.

Ato i bënë thirrje Bashkisë së Tiranës për më shumë transparencë në faqen zyrtare të saj në internet për projektet aktuale dhe ato të ardhshme, si dhe kanale komunikimi më transparente me lajmërime paraprake në një kohë të arsyeshme dhe mjete zyrtare të informimit.

Organizatat mjedisore dënuan gjithashtu etiketimin si “vandalë” të qytetarëve me ndjeshmëri mjedisore në protestat e organizuara nga shoqëria civile dhe kritikuan ashpër dhunën e ushtruar ndaj tyre nga policia bashkiake.

“Bashkia Tiranë ka dështuar të argumentojë publikisht akuzat për vendimmarrjen e saj jo transparente, akuza të cilat tregojnë se vendimmarrja juaj ka cenuar demokracinë dhe shfaqet si një model i dobët qeverisjeje,” shkruanin organizatat mjedisore në letrën publike për kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Letra u nënshkrua nga këto organizata: Albanian Ornithologists Association (AOS), Albanian Society for the Protection of Birds and Mammals(ASPBM), Biologist of Albania, EcoAlbania, EcoPartners for Sustainable Development, Iliria,  GO2,  Institute for Environmental Policy (IEP), Milieukontakt Albania,  Environmental Center for Development, Educaton and Netëorking (EDEN), Organic Agriculture Association.

Bashkia e Tiranës befasoi qytetarët në shkurt të këtij viti kur rrethoi me gardh një pjesë të parkut të madh të Tiranës, një nga të paktat hapësira të gjelbra të mbetura në kryeqytet pas 25 vitesh ndërtimesh të pandërprera dhe gërryerjeje të parkut nga të gjitha anët.

Pas protestave të aktivistëve, Bashkia deklaroi se kishte ndër mend të ndërtonte një park lojërash për fëmijë me kosto rreth 600 mijë euro, për të cilin kishte kryer sakaq tenderin. Kur aktivistët kërkuan lejen e ndërtimit, qeveria iu përgjigj duke deklaruar se e ka miratuar lejen e ndërtimit më 16 shkurt, disa javë pas rrethimit të truallit ndërtimor, gjë që bie ndesh me ligjet.

Situata u përshkallëzua të dielën e kaluar, kur aktivistët u përgatitën për një protestë të gjatë “sit-in”. Policia Bashkiake dhe Policia e Shtetit përdori dhunën për të ndaluar protestuesit, duke arrestuar 16 prej tyre.

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj pretendoi ndërkohë se një polic i policisë bashkiake qe goditur me bisht lopate nga një prej aktivistëve, ngjarje që rezultoi e rreme.

Aktivistë të shoqerisë civile duke ndihmuar një djale i cili është goditur nga policia gjatë një proteste kundër ndërtimit të një parku lojërash tek liqeni artificial i Tiranes. Prej disa ditësh Bashkia e Tiranës ka filluar punimet për ndërtimin e një parku lojërash për fëmijë në zonën e parkut të liqenit. Foto: LSA/Gent Shkullaku
Aktivistë të shoqerisë civile duke ndihmuar një djale i cili është goditur nga policia gjatë një proteste kundër ndërtimit të një parku lojërash tek liqeni artificial i Tiranes. Prej disa ditësh Bashkia e Tiranës ka filluar punimet për ndërtimin e një parku lojërash për fëmijë në zonën e parkut të liqenit. Foto: LSA/Gent Shkullaku
Një qytetar duke u konfrontuar me një polic gjatë protestës për mbrojtjen e parkut të Tiranës më 6 mars 2016. Foto: LSA/Gent Shkullaku
Një qytetar duke u konfrontuar me një polic gjatë protestës për mbrojtjen e parkut të Tiranës më 6 mars 2016. Foto: LSA/Gent Shkullaku
Etiketa: AarhusaktivistAktivistëAkuzaAOSbashkiBashkiaBashkimit EuropianBIRNbisedimeDhunëEcoAlbaniaEDENErion VeliajEuroGjykatëGjykatëskostoMjedisMjedisitOrganizatat mjedisorePoliciapolicia bashkiakePolicia e ShtetitProtestatprotesteprotestuesQeveriaSeancaSHshqipShqipëriaTiranë
Tjetri
Vojisllav Shesheli djeg flamurin e BE-së dhe atë të NATO-s

Vojisllav Shesheli djeg flamurin e BE-së dhe atë të NATO-s

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.