AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Vojisllav Shesheli djeg flamurin e BE-së dhe atë të NATO-s

Ivana NikoliçngaIvana Nikoliç
10 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Shesheli dhe mbështetësit e tij para gjykatës ditën e enjte. Foto: Anadolu.

I pandehuri për krime lufte, Vojisllav Sheshli, dogji flamurin e BE-së dhe atë të NATO-s para Gjykatës Speciale në Beograd në shenjë proteste pasi seanca dëgjimore për ekstradimin e tij në Hagë u shty.

Shesheli dhe mbështetësit e tij para gjykatës ditën e enjte. Foto: Anadolu.
Shesheli dhe mbështetësit e tij para gjykatës ditën e enjte. Foto: Anadolu.

Ditën e enjte Shesheli i vuri flakën flamujve pasi Gjykata Speciale shtyu seancën dëgjimore për ekstradimin e tij në Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, ICTY, në Hagë për të qenë i pranishëm në marrjen e vendimit në gjyqin e tij për krime lufte më 31 mars.

Lideri i Partisë Radikale Serbe, i shoqëruar nga disa dhjetëra përkrahës dhe anëtarë të partisë, tha se ai nuk mund të pres të caktohet seanca tjetër dëgjimore “që t’u shpjegoj atyre arsyet ligjore pse s’mund të ekstradohem në Gjykatën e Hagës”, tha Shesheli.

Ai u përpoq gjithashtu të hynte në gjykatë, por nuk u lejua ta bënte këtë duke qenë se seanca dëgjimore u shty.

Gjykata e Lartë e Beogradit, e cila ndihmon në procesin e ekstradimit sipas Ligjit të Serbisë për Bashkëpunimin me ICTY-në, tha të mërkurën se seanca është shtyrë për shkaqe procedurale.

Para se të mësonte se seanca dëgjimore ishte shtyrë, Shesheli ritheksoi edhe njëherë se ai nuk do të kthehej me dëshirë në Hagë.

“Ata do të duhet të më çojnë vetë atje,” tha ai.

Ai u lejua të rikthehej në Beograd në nëntor të vitit 2014, pasi u lirua përkohësisht nga Gjykata e Hagës për arsye humanitare për t’iu nënshtruar trajtimit nga kanceri.

Pas disa vonesash kontroversiale, vendimi në çështjen kundër tij është caktuar të merret më 31 mars dhe Gjykata e OKB-së i ka kërkuar atij të kthehet në paraburgim në Hagë.

Shesheli ka refuzuar të kthehet vullnetarisht, por autoritetet serbe nuk e kanë arrestuar atë, duke cituar si arsye gjendjen e tij të dobët shëndetësore.

Ministri i Drejtësisë në Serbi, Nikola Selakoviç, tha se ai nuk e di nëse Shesheli do të kthehet në ICTY deri më 31 mars.

“Kjo çështje është në duart e gjykatës së Beogradit dhe në do të shohim se çfarë do të ndodhë më pas,” tha të mërkurën Selakoviç.

Gjatë protestës së ditës së enjte, Shesheli tha gjithashtu se partia e tij do të bëjë gjithçka që është e mundur që anëtarët e saj, Vjerica Radeta, Jovo Ostojiç dhe Petar Joviç, të dyshuar se kanë kërcënuar dëshmitarë në gjyqin e tij, të mos dërgohen në Gjykatën e Hagës për t’u përballur me akuza për mospërfillje.

Sheshli po gjykohet për krime lufte në Kroaci, Bosnje dhe Hercegovinë dhe Serbi.

Etiketa: AkuzaBEBeogradBosnjeGjykataGjykata SpecialeGjykatëGjykatësKrimekrime lufteKroaciLufteNATOOKBParaparaburgimPartiaprotesteSeancaSerbiSHShesheliVendimiVojisllav Shesheli
Tjetri
Artistët maqedonas vënë në lojë jetën e stresuar në vend

Artistët maqedonas vënë në lojë jetën e stresuar në vend

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.