AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Mjedisi

ARMO djeg shpresat e naftëtarëve të Ballshit për minimumin jetik

Ivan DervishingaIvan Dervishi
10 years më parë
në Artikull kryesor Mjedisi, Energjia, Faqja e pare, Lajme, Mjedisi, Në Fokus
Koha e leximit: 6 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Punonjësit e ARMO protestojnë për rrogat e prapambetura nga rafineria që ka pezulluar prodhimin për shkak të borxheve | Foto nga : Ivana Dervishi

Pa asnjë mjet jetese dhe të mbytur në borxhe, naftëtarët e Ballshit thonë se për shkak të krizës së ish-gjigandit të naftës ARMO ato po përballen me varfëri të skajshme, ndërsa shpresat dhe besimi tek një zgjidhje e mundshme për rimëkëmbjen e tij po shuhen çdo ditë.

Lista e borxheve të naftëtarëve në dyqanin e Gëzim Sinanajt në Ballsh shtohet çdo ditë | Foto nga : Ivana Dervishi/ BIRN
Lista e borxheve të naftëtarëve në dyqanin e Gëzim Sinanajt në Ballsh shtohet çdo ditë | Foto nga : Ivana Dervishi/ BIRN

“Duam punë! Duam bukë!” – me këto thirrje qindra punonjës të rafinerisë më të madhe të naftës në Shqipëri, ARMO, nisën protestën e tyre të 1 Majit, Ditës së Punëtorëve.

Prej 12 gushtit 2015 ata kanë hyrë në protestë për të kërkuar 9 rroga të papaguara nga kompania e privatizuar, e cila ka pezulluar prodhimin për shkak të borxheve të mëdha të akumuluara ndaj bankave.

Bashkë me gropën e borxheve të ARMO-s, i vetmi burim që siguron punësimin e shumë banorëve të zonës së Ballshit, punëtorët thonë se jeta e tyre ka shkuar në skajin e varfërisë dhe se problemit u duhet një zgjidhje urgjente.

“Prej 17 vjetësh kam duruar ndotjen e ajrit dhe problemet shëndetësore që sjell gazi i kësaj rafinerie për të siguruar jetesën. Tanimë, jemi hedhur në rrugë, pa asnjë shpresë dhe përkrahje”, tha për BIRN një 56-vjeçare, punëtore ndërtimi pranë rafinerisë.

“Jemi të zhytur sa nuk ka më në borxhe, të cilat më parë as që i njihnim. Për 9 muaj nuk kam pasur asnjë të ardhur, nuk kam mundur të paguaj dritat, ujin, që do të m’i presin dhe këstet e kredisë së shtëpisë, të cilën banka do të ma marrë. As ushqimoret nuk na japin më veresi”, shtoi ajo mjaft e shqetësuar.

Punëtorët thonë se vetëm vitin e shkuar të paktën katër naftëtarë kanë humbur jetën prej ndotjes që shkakton rafineria.

Sipas një studimi të Institutit për Kritikë dhe Emancipim të Shoqërisë, IKESH, punëtorët në Shqipëri shfrytëzohen me intensitet të lartë deri në rrezik shëndetësor apo jete, u cenohen të drejtat bazë dhe kjo vjen si pasojë e pushtetit thuajse absolut të pronarit mbi punonjësit në rrethana të mosinspektimit shtetëror.

Protestës së naftëtarëve në Ballsh me 1 Maj iu bashkuan dhe anëtarë të Organizatës Politike – një grupim me pikëpamje të majta, të cilët udhëtuan nga Tirana për t’i kërkuar qeverisë të respektojë të drejtat e punëtorëve.

Në thuajse çdo ndërtesë të qytetit të vogël qëndron e ngjitur nga një letër ku shkruhet “shitet”.

Në shtëpinë e Përparim Jonuzaj nuk ka akoma një tabelë të tillë, por megjithatë ai thotë se së shpejti do të detyrohet ta nxjerrë atë në treg në rast se kriza e kompanisë nuk gjen një zgjidhje.

“Do ta shes shtëpinë që të pushoj lotët e vajzës, e cila si nxënëse ekselente do të ndjekë arsimin universitar dhe që të paguaj borxhet që na kanë mbuluar,” tha 54-vjeçari për BIRN, i cili ka punuar prej 34 vjetësh në këtë rafineri nafte në Ballsh.

“Ndodhemi në këtë situatë prej privatizimit të kryer shumë keq, ndërsa më ka mbetur vetëm 1 për qind besim se do të gjejmë një zgjidhje,” përfundoi ai, me sytë e skuqur dhe duart e shtrënguara nga stresi.

Naftëtarët e ARMO-s kërkojnë t'u paguhen rrogat e prapambetura dhe zgjidhjen e kolapsit të kompanisë nga ana e shtetit. Ballsh, 1 maj 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN.
Naftëtarët e ARMO-s kërkojnë t’u paguhen rrogat e prapambetura dhe zgjidhjen e kolapsit të kompanisë nga ana e shtetit. Ballsh, 1 maj 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN.

Duke ndjekur me mosbesim marshimin e disa qindrave naftëtarëve, kasapi Musli Hazeri thotë se ka reshtur së dhëni borxhe për punonjësit e ARMO-s dhe se i ka humbur shpresat për të marrë borxhet e vjetra.

Disa metra më tutje, në një nga pak marketet e qytetit një fletore e trashë mban emrat e shumë prej atyre që parakalojnë sot për të kërkuar zgjidhjen e kolapsit të ARMO-s.

“Naftëtarët janë detyruar të marrin borxhe në marketin tim sa për të mbajtur frymën gjallë, por kjo situatë ka nëntë muaj që vazhdon. Nëse uzina si mjeti i vetëm i sigurimit të jetesës në këtë zonë, nuk del nga kriza, qyteti dhe njerëzit do të marrin fund”, tha për BIRN Gëzim Sinanaj, pronari i dyqanit të vogël në rrugën e tregut në Ballsh.

Muharrem Sulaj, i cili ka punuar që prej vitit 1976 në rafineri, i tha BIRN se varfëria po i detyron shumë naftëtarë t’i ndërpresin studimet e fëmijëve në shkollë.

“Po u hymë në hak fëmijëve tanë, që shumë prej nesh janë të detyruar t’i lënë pa shkollë ose t’u ndërpresin studimet ngaqë nuk kemi me se t’i mbajmë. Ne duam të punojmë, sepse puna është jeta dhe jemi të gatshëm t’i kthehemi punës sapo të përmbushen kërkesat tona,” tha për BIRN.

Naftëtarët e ARMO-s kërkojnë gjithashtu të përfitojnë statusin e naftëtarit dhe të ketë kontrolle më të larta për ndotjen që sjellin gazet në zonë, duke pohuar se shumë herë i janë drejtuar urgjencës për këtë shkak.

“Shpresojmë që kryeministri Rama të mbajë sa më shpejt premtimin e dhënë për zgjidhjen e krizës së ARMO-s dhe shpërndarjen e rrogave dhe siguracioneve të punëtorëve që qyteti të rifillojë jetën, tha për BIRN Kamber Iljazi, kryetar i Shoqatës së Përpunimit të Naftës në Shqipëri, me qendër në Ballsh.

…

Etiketa: ArmoBallshBanorëbesimBIRNBorxheIvana DervishiKrizakryetarMjaftNaftëtarëtpaktPiSPunaPunëPunëtorPunëtorëRafineriRamarrezikRrogat e prapambeturaSHshqipShqipëriTiranaTregvideo
Tjetri
Dy fytyrat e 1 Majit në Kosovë [video]

Dy fytyrat e 1 Majit në Kosovë [video]

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.