AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Faqja e pare

Dy fytyrat e 1 Majit në Kosovë [video]

Labinot LeposhticangaLabinot Leposhtica
10 years më parë
në Faqja e pare, Lajme, Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
1 maji në Kosovë | Foto nga : BIRN

Ndonëse papunësia në Kosovë është shumë e madhe, një numër shumë i vogël i punëtorëve kanë protestuar sot. Sikur çdo vit tjetër, qytetarë të Prishtinës, por edhe të rajoneve të tjera, janë bërë bashkë në festimin e 1 Majit në Gërmi.Është vetëm 13-vjeçar por i është bashkangjitur festës tradicionale të 1 Majit. I mituri nga Prishtina edhe pse pa të drejtë pune thotë se ka punuar në disa vende, ku i janë shkelur të drejtat.

Ligji i Punës në Kosovë ua ndalon fëmijëve punën, por rregulli ligjor nuk vlen për 13-vjeçin.

Kosova është ndër vendet me papunësinë më të madhe në rajon dhe dita kur punëtorët protestojnë për të drejtat e tyre në vend është shndërruar në një ditë feste.

Në sheshin “Zahir Pajaziti” iniciativa “Ngrite Zërin” organizoi një marsh protestues në mbështetje të të drejtave të punëtorëve. Marshit i janë bashkuar shumë pak punëtorë.

“Duhet ta ndryshojmë praktikën ku për 1 Maj gjithmonë është festuar. Nuk mendojmë se jemi në një pozitë ku duhet të festojmë, përkundrazi ne duhet të ngrisim zërin, prandaj edhe iniciativa jonë është emërtuar “Ngrite Zërin”, që të përmirësojmë këtë gjendje”, tha Endrit Bytyqi.

Në ditën e punëtorëve zërin nuk e ka ngritur as sindikata e punëtorëve të Kosovës. Këta të fundit kanë vendosur që në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve të pushojnë në Shqipëri.

I vetmi që ju bashkëngjit marshit ishte Avni Ajdini, nënkryetar i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovë (BSPK). Ai tha se po merrte pjesë si individ e jo si përfaqësues i Sindikatës.

Ai tregoi se BSPK më 13 prill ka mbajtur një mbledhje porse punëtorët nuk kanë kërkuar organizimin e protestave për më 1 Maj.

“Kemi mbajtë kryesia ekzekutive me pikën e veçantë 1 Maji, por kërkesa e punëtorëve nuk kanë qenë për protestë por të shkojnë aty ku kanë shkuar tani”, tha Ajdini.

Ndryshe nga sheshi ku pak njerëz ishin prezentë, parku i Gërmisë është mbushur plot. Si tradicionalisht rruga për park është mbyllur ndërsa shitja e qebapëve, hamburgerëve e pijeve freskuese janë mundësi e mirë  për të fituar diçka nga 1 Maji.

Mësuesi Haqif Kadria nga Gadimja e Epërme i është bashkangjitur festës në Gërmi. Ai thotë se papunësia është shkaku që një numër kaq i madh i qytetarëve kanë dalë sot në Gërmi.

“Papunësia i bënë krejt të vetat. Papunësia është shumë e madhe i bënë krejt këto. Papunësia është kulmi i këtyre. Me kanë me pasë punë janë disa sende tjera”, tha Kadria.

Megjithseështë i vetëdijshëm se papunësia është shumë e madhe, Kadria përjashton protestat si mundësi për këtë ditë.

Për të drejtat e punëtorëve duhet të ketë protestë edhe sipas Shefki Berishës. Por, ai thotë se vet nuk do t’u bashkëngjitej.

1 Maji shënohet si Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve në kujtim të ngjarjeve të vitit 1886 në Çikago të Amerikës, ku punëtorët u sulmuan gjatë një proteste për të drejtat e tyre.

Marrë nga Kallxo.com

Etiketa: KosovaKosovëmbështetjeMbledhjePrishtinaProtestatprotesteprotestuesPunëPunëtorPunëtorërajonSHshqipShqipërisindikatavideo
Tjetri
Të rrethuar nga uji i hidrocentralit, fshatarët e Drizës kundërshtojnë shpronësimet ‘qesharake’

Të rrethuar nga uji i hidrocentralit, fshatarët e Drizës kundërshtojnë shpronësimet ‘qesharake’

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.