AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Faqja e pare

Ish-prokurori Haxhi Giu dënohet për “korrupsion pasiv”

BIRNngaBIRN
10 years më parë
në Faqja e pare, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Gjykata e Krimeve të Rënda shpalli fajtor dhe dënoi me proces të shkurtuar ish-prokurorin e Krujës, Haxhi Giu, i cili do të vuajë 2 vjet e katër muaj në qeli. Fajtor u shpall edhe qytetari që tentoi ta korruptonte.  

ish-prokurori i Krujës, Haxhi Giu gjatë arrestimit më 2 dhjetor 2015. Foto: Policia e Shtetit.
ish-prokurori i Krujës, Haxhi Giu gjatë arrestimit më 2 dhjetor 2015. Foto: Policia e Shtetit.

Ish-prokurori Haxhi Giu u shpall fajtor të enjten nga Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë, pasi u arrestua dhjetorin e kaluar në kushtet e flagrancës, nën akuzën e “korrupsionit pasiv”. Ish-prokurori i Krujës u dënua me 3 vjet e 6 muaj burg, por ai përfitoi uljen e 1/3 së dënimit, pasi pranoi gjykimin me procedurë të shkurtuar.

Sipas vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda, ish-prokurori Giu do të vuajë përfundimisht 2 vjet e 4 muaj në qeli.

Bashkë me Giun, Gjykata e Krimeve të Rënda shpalli fajtor edhe Aleks Shporin për akuzën e “korrupsionit aktiv”. Sipas vendimit, Shpori do të vuajë 1 vit e 4 muaj heqje lirie. Gjykata urdhëroi gjithashtu konfiskimin e 28 800 eurove, të cilat ishin bllokuar gjatë operacionit të koduar “Reforma”.

Haxhi Giu u arrestua në Krujë më 2 dhjetor 2015 dhe u akuzua për “korrupsion pasiv”, pasi ishte vendosur prej më shumë se 2 muajsh nën hetim dhe përgjim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, përgjegjëse për hetimin e zyrtarëve të lartë.

Sipas hetimit të prokurorisë, i pandehuri Aleks Shpori i kishte kërkuar prokurorit Giu të zbuste akuzën për vëllanë e tij, Gjon Shpori, i cili ndodhej i arrestuar për veprën penale të “trafikut të lëndëve narkotike”.  Prokurori Giu ia kishte bërë të qartë se pozita penale e të vëllait ishte e rëndë, por sipas prokurorisë, Aleks Shpori tregoi këmbëngulje dhe depozitoi 29 mijë euro në një pikë të këmbimit valutor, si “garanci për prokurorin”.

“Pas këtij takimi, Prokurori Haxhi Giu vihet në lëvizje për të plotësuar kërkesën korruptive të shtetasit Shpori. Ai i dërgoi informacion Prokurorisë së Përgjithshme, duke kërkuar zbutjen e pozitës së shtetasit Gjon Shpori, por kjo kërkesë nuk u pranua,” thuhet në hetimin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

I kundërshtuar nga Prokuroria e Përgjithshme, Giu vijoi procesin gjyqësor, në fund të të cilit Gjon Shpori u dënua me 8 vite burg. Pas vendimit, ish-prokurori i Krujës është takuar me Aleks Shporin në pikën e këmbimit valutor në Tiranë, duke i thënë atij se nuk mundi të bënte asgjë për të vëllanë. Ndërsa Shpori, sipas Prokurorisë, ka tërhequr paratë e garancisë pa e paguar Giun.

Në këtë moment, policia ka nisur operacionin gjatë të cilit u arrestuan Haxhi Giu dhe Aleks Shpori, si dhe u sekuestrua shuma prej 28 800 eurosh.

Haxhiu Giu nuk është prokurori i vetëm i arrestuar për veprën penale të korrupsionit. Në nëntor 2015, prokurori i Fierit, Petrit Vukaj u arrestua gjithashtu nën akuzën e “korrupsionit pasiv”, ndërsa Gjykata e Apelit e la në “arrest shtëpie”. Aktualisht, Vukaj është në proces gjykimi.

Etiketa: Arrestarrest shtëpieBurgEuroGjykataGjykata e ApelitGjykatëGjykatësGjyqHetimKorrupsionkorrupsion pasivKrujëPetrit VukajPoliciaPolicia e ShtetitProkuroriProkuroriaProkuroria e Krimeve të RëndaProkuroria e PërgjithshmeReforma
Tjetri
Procedura të dyshimta pas koncesionit të fundit të madh energjetik në Shqipëri

100 për qind energji hidro, a është shenjë zhvillimi a prapambetjeje?

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.