AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Kryebashkiaku i Kavajës Elvis Rroshi jep dorëheqjen, rezulton i dënuar në Itali

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
10 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Edi Rama dhe Elvis Rroshi në një takim elektoral. Foto: Facebook

Elvis apo Ervin Rroshi, kryetari i shumëpërfolur i Kavajës për të shkuar kriminale, deklaroi sot dorëheqjen dhe pranoi se ka qenë i dënuar në Itali, por këmbëngul se “nuk ka pasur dijeni” për dënimin dhe se është viktimë e “shpifjeve”.

Edi Rama dhe Elvis Rroshi në një takim elektoral. Foto: Facebook
Edi Rama dhe Elvis Rroshi në një takim elektoral. Foto: Facebook

Kryetari i Bashkisë së Kavajës Elvis Rroshi, i cili më parë ka pasur emrin Ervin Rroshi, deklaroi sot dorëheqjen nga posti si kryebashkiak duke u bërë viktima e parë e ligjit për Integritetin e Personave të Zgjedhur apo të Emëruar, i njohur më së shumti si ligji i dekriminalizimit të skenës politike të vendit, pasi zbuloi se mbi të rëndon një vendim dënimi në Itali.

Rroshi, kryebashkiak i Kavajës që nga viti 2011, ka qenë akuzuar më herët për dënime në Itali dhe Zvicër për aktivitete të lidhura me trafikun e drogës. Në formularin e vetëdeklarimit, Rroshi pati deklaruar se hetuar në qytetin e Mynihut në Gjermani “para vitit 2002”, por “nuk e mbante mend” arsyen se pse qe hetuar dhe as rezultatin e hetimit.

Problemet e Rroshit me memorien duket se nuk përfundojnë këtu:

“Sot duhet te ndaj publikisht me keqardhjen më të madhe, një informacion që më ka kapur në befasi të plotë dhe ndryshon gjithçka. Avokatët e mi më kanë informuar, se papritur dhe pa kujtuar rezultojë të jem dënuar si minoren!”, deklaroi Rroshi në faqen e tij në Facebook sot (31 maj), ku shpalli edhe dorëheqjen si kryebashkiak.

“I bie të jem dënuar pa dijeninë time në Itali në kohën kur isha ende në kampin e refugjatëve. Jam akoma i shokuar nga ky njoftim dhe as unë vetë nuk di çfarë të shpjegoj më shumë. E vetmja gjë që mund të kujtoj është se na patën shoqëruar njëherë në polici në tufë nga kampi pas një sherri të madh. Mua me ndanë veç se isha minoren dhe kur më morën në pyetje nuk dija akoma as pesë fjalë italisht. Por as kam qenë ndonjëherë në gjyq as kam bërë ndonjë ditë burg për këtë dënim të dhënë nga një gjykatë minorenesh, që rezulton në kartelën time penale kur sapo kisha mbushur 16 vjeç”, deklaroi Rroshi, i cili gjithsesi nuk dha arsye se pse qe dënuar.

Rroshi, 41 vjeç, u zgjodh kryebashkiak në vitin 2011 si kandidat i Partisë Socialiste. Ai fitoi në emër të PS-së në qytetin e Kavajës, i cili njihet si qyteti i protestës së parë antikomuniste në Shqipëri dhe një bastion i Partisë Demokratike për  gati 20 vjet.

Që nga koha që ai garoi për kryebashkiak, Rroshi u akuzua nga Partia Demokratike se kishte të shkuar kriminale dhe se kishte ndërruar emër nga Ervin në Elvis.

Në qershor 2015, një investigim i BIRN zbuloi se Rroshi qe dënuar në rininë e tij në Zvicër.

Një zyrtar i Zvicrës, i cili foli në kushtin e anonimatit, i tha BIRN se të dhënat policore të Zvicrës tregojnë se Rroshi qe subjekt procedimi penal nga viti 1993 deri më 1997.

“Ai u hetua për trafik droge dhe shpërndarje, por nga ajo që mund të shoh unë, qe një peshk i vogël,” tha zyrtari i policisë për BIRN.

Pas publikimit të lajmit, Rroshi mohoi me forcë zbulimin ndërsa kryeministri Edi Rama në mënyrë të përsëritur i konsideroi akuzat “baltosje”. Rroshi kërcënoi në atë kohë BIRN me gjyq, kërcënim të cilin nuk e bëri realitet. Gjithsesi, në mes të debatit, kryeministri Edi Rama dhe vetë Elvis Rroshi pranuan faktin se Rroshi e pati ndryshuar emrin, por deklaruan se ndryshimi qe kryer për shkak të problemeve me dokumente gjatë kohës që Rroshi pati qenë emigrant.

Rruga e gjatë drejt dekriminalizimit

Partitë politike shqiptare ranë dakord fillimisht të fillojnë një proces dekriminalizimi në një marrëveshje parlamentare të arritur në dhjetor 2014 me ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve. Por vetëm një vit më vonë, në dhjetor 2015, ligji më në fund u miratua. U deshëm edhe tre muaj të tjerë që parlamenti, nën presionin e vazhdueshëm të diplomatëve, të miratonte aktet nënligjore. Procesi i pastrimit të politikës dhe administratës publike nga personat që kanë të shkuar penale të rëndë konsiston në plotësimin e një formulari vetëdeklarimi nga 1,823 zyrtarë të lartë të zgjedhur apo të emëruar si deputetë, ministra, kryebashkiakë dhe anëtarë këshillesh bashkiake si dhe nga verifikimi i vërtetësisë së vetëdeklarimeve. Edhe rreth 5 mijë zyrtarë të lartë të shtetit kanë kryer vetëdeklarimet. Vetëdeklarimi fillestar i zyrtarëve përfundoi më 5 maj të këtij viti. Prokuroria ka për detyrë që tani të verifikojë vetëdeklarimet.

Aktualisht, Prokuroria ka hapur sakaq hetime për Rroshin për shkak të vetëdeklarimit të tij “nuk më kujtohet”. Por mungesa e vetëdeklarimit të dënimit në Itali ka gjasa që do ta fusë sakaq në telashe ligjore shtesë Rroshin, pasi mosdeklarimi i dënimeve sipas ligjit përbën në vetvete shkelje penale.

Etiketa: 1997BIRNBurgDekriminalizimideputetdiplomatDrogeEdi RamaElvis RroshiFacebookGjermaniGjyqhetimeInvestigimItaliKryebashkiakKryeministri Edi RamaLigji i dekriminalizimitmarrëveshjeParaPartiaPartia DemokratikePartisë DemokratikePartisë SocialistepoliciProcedimiProcedimi penalProkuroriaPSRamashqipShqipërishqiptareTrafikTrafik DrogeVendimviktimaZvicër
Tjetri
Sekuestrohet plazhi i Shën Vasilit në Karaburun, qe regjistruar me dokumente false

Sekuestrohet plazhi i Shën Vasilit në Karaburun, qe regjistruar me dokumente false

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.