AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Sekuestrohet plazhi i Shën Vasilit në Karaburun, qe regjistruar me dokumente false

BIRNngaBIRN
10 years më parë
në Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Plazhi i Shën Vasilit në Karaburun, fotografuar në gusht 2015. Foto: BIRN

Prokuroria e Vlorës kërkoi sekuestro preventive për një sipërfaqe të stërmadhe toke prej 220 hektarësh (2,200,000 milionë metra katrore) në parkun kombëtar të Karaburunit pasi rezultoi se qe regjistruar në hipotekë duke përdorur “një seri dokumentesh të falsifikuara”.

Plazhi i Shën Vasilit në Karaburun, fotografuar në gusht 2015. Foto: BIRN
Plazhi i Shën Vasilit në Karaburun, fotografuar në gusht 2015. Foto: BIRN

Prokuroria e Vlorës deklaroi sot (31 maj) se kërkoi dhe mori nga gjykata vendosjen e sekuestros preventive për një sasi të stërmadhe toke prej 220 hektarësh, tokë e ndodhur në zonën e Karaburunit, pranë plazhit të Shën Vasilit, me dyshimin se kjo tokë qe regjistruar duke përdorur dokumente të falsifikuara. Sipas prokurorisë, vlera e tokës së sekuestruar sipas çmimeve zyrtare arrin në 100 milionë euro.

“Prokuroria e Vlorës ka nisur kryesisht hetimin dhe më tej i janë bashkuar edhe kallëzimet e dy shtetasve, të cilët pretendojnë pronësinë në një pjesë të kësaj hapësire. Pas veprimeve proceduriale, Prokuroria mori lejen e gjykatës për të vendosur nën sekuestro preventive të gjithë sipërfaqen e tokës, e cila është regjistruar në Hipotekën e Vlorës, bazuar në një seri dokumentash të falsifikuar,” thuhet në një njoftim të Prokurorisë.

“Në bazë të veprimeve hetimore të kryera deri në këtë fazë të hetimit të Njësisë Task-Forcë së Prokurorisë së Vlorës, ka rezultuar se prona me sipërfaqe 220 hektarë në Shën Vasil, Karaburun, fillimisht është regjistruar në emrin e shtetasi Rajmond Mezi,” vijon më tej njoftimi.

Nga hetimet e kryera, ka rezultuar se dokumentacioni që ka shërbyer për njohjen, kthimin dhe më pas regjistrimin e kësaj prone, është i fallsifikuar.

Prokuroria ka kryer disa hetime gjatë viteve të fundit mbi grabitje në përmasa të mëdha të tokave në bregdet, përfshirë hetimin për 67 hektarë në Gosë të Kavajës, apo të plazhit në Llamanit pranë Himarës, apo rasti i Velipojës.

Seria e dokumenteve të falsifikuara sipas prokurorisë për Shën Vasilin

Rezulton se është fallsifikuar dokumenti datë 13/05/1943, në bazë të të cilës figuron si pronar shtetasi Jakup Mezi. Ky dokument i fallsifikuar është paraqitur me pas në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë, gjatë shqyrtimit gjyqësor për njohjen e pronësisë trashëgimtarit Rajmond Nezi.

Po kështu, nga hetimet rezulton e provuar se vendimi nr. 100, datë 19/04/1994 ish-KKKP-së Bashkia e Qytetit Vlorë, i paraqitur në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë, është i falsifikuar.

Gjithashtu nga hetimet rezulton se edhe vendimi gjyqësor civil nr. 1360, datë 29/12/2000 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, përmes të cilit është kthyer fizikisht sipërfaqja e pronës prej 220 ha, është i falsifikuar.

Kjo është e provuar pasi, nga të dhënat e deritanishme, është provuar se e gjithë dosja që i përket këtij vendimi gjyqësor është fallsifikuar dhe më pas është regjistruar ne indeksin e vendimeve gjyqësore dhe bërë pjesë e arkivit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, në kundërshtim të plotë me ligjin.

Nga hetimet e kryera, është provuar se pasuria e mësipërme, është regjistruar në regjistrin hipotekor datë 12/10/2012, me përshkrimin “Një sipërfaqe kullotë prej 220 ha, në vendin Karaburun sipas kufinjëve”, në emër të shtetasit Rajmond Mezi.

Pas regjistrimit të kësaj pasurie, ajo është ndarë në dy pasuri të tjera, me sipërfaqe prej 130 ha dhe 90 ha. Më tej, mbi këto pasuri janë kryer transaksione të ndryshme, duke u tjetërsuar tek persona të tjerë dhe veprimet e tjetërsimit të kësaj pasurie janë pasqyruar më pas edhe ne regjistrat e ZVRPP Vlorë, veprime të cilat janë kryer me qëllim fshehjen e origjinës së pasurisë së mësipërme.

Plazhi i Shën Vasilit në Karaburun, fotografuar në gusht 2015. Foto: BIRN
Plazhi i Shën Vasilit në Karaburun, fotografuar në gusht 2015. Foto: BIRN
Etiketa: BashkiaBIRNbregdetDosjaEuroGjykataGjykatëGjykatësGjyqGrabitjehetimeHetimethimarëKaraburunKaraburunitpasuriaProkuroriapronasekuestro preventiveSHVelipojëVendimiVlorëZVRPP
Tjetri
Mali i Zi nën presion për të hapur dosjet sekrete

Mali i Zi nën presion për të hapur dosjet sekrete

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.