AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Mali i Zi nën presion për të hapur dosjet sekrete

Dusica TomovicngaDusica Tomovic
10 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Agjencia e inteligjencës së Malit të Zi po i reziston ende presionit për të hapur dosjet e saj sekrete. Foto: Pixabay.

Partitë opozitare thonë se nëse kandidati i tyre i përbashkët bëhet inspektor i shërbimit të inteligjencës në vend, agjencia do të depolitizohet dhe dokumentet sekrete të periudhës komuniste mund të hapen.

Agjencia e inteligjencës së Malit të Zi po i reziston ende presionit për të hapur dosjet e saj sekrete. Foto: Pixabay.
Agjencia e inteligjencës së Malit të Zi po i reziston ende presionit për të hapur dosjet e saj sekrete. Foto: Pixabay.

Partitë opozitare, të cilat tashmë janë pjesë e qeverisë së Malit të Zi, janë të vendosura  të propozojnë kandidatin e tyre për postin e Inspektorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare, duke shpresuar të hetojnë punën e agjencisë së inteligjencës, e cila akuzohet gjerësisht për shkelje që favorizojnë partinë e kryeministrit  Milo Djukanoviç.

BIRN ka mësuar se partitë opozitare, të cilat hynë kabinetin qeverisës në fillim të majit si pjesë e marrëveshjes parazgjedhore, do të propozojnë një oficer inteligjence të dalë në pension, Gojko Pejoviç, për postin, mbajtësi i të cilit lejohet të shohë dosjet e operacioneve të shërbimeve sekrete dhe ato të mbikëqyrjes.

Nedeljko Rudoviç, një zyrtar i Lëvizjes opozitare Qytetare URA, konfirmoi se të tria partitë e opozitës do të paraqesin kandidatin e tyre për postin deri në fund të kësaj jave.

Ai i tha për BIRN të hënën se plani i parë për përfaqësuesit e opozitës në këtë post do të jetë parandalimi i abuzimeve dhe atë që ai e quajti “inxhinieri zgjedhore”.

“Agjencia e Sigurisë Kombëtare duhet të shndërrohet në një shërbim politik neutral,” tha Rudoviç.

Megjithatë, aleanca kryesore e opozitës, Fronti Demokratik, thotë gjithashtu se hapja e dosjeve sekrete nga epoka komuniste dhe ato nga vitet ’90 duhet të jenë detyra e parë e Pejoviçit.

Mali i Zi është një nga vendet e pakta ish-komuniste që nuk e ka bërë që deri më tani. Aleanca nuk është pjesë e qeverisë së re të formuar për të përfshirë opozitën. Megjithatë, një nga udhëheqësit e Frontit, Nebojsha Medojeviç, ka kërkuar për një hapje urgjente të dosjeve sekrete.

“Dosjet e UDB [Policisë sekrete komuniste të Jugosllavisë] duhet të hapen. Shumë politikanë, manjatë, intelektualë, shkrimtarë, aktorë, analistë, sidomos gazetarët dhe aktivistët e OJQ-ve do të gjenden mes bashkëpunëtorëve të UDBA-së,” parashikoi Medojeviç.

Pavarësisht një dekade të premtimeve dhe presionit ndërkombëtar, shumica e dosjeve të sigurimit të shtetit malazez mbeten të mbyllura, kryesisht për arsye politike, edhe pse vendet e tjera të Ballkanit filluan të hapin arkivat e tyre kohë më parë.

Shtatorin e kaluar, Kroacia i ka dorëzuar të gjitha dokumentet e shërbimeve sekrete që datojnë nga viti 1937 deri në 1990 në arkivat e shtetit, të cilat me kalimin e kohës do të lejojnë që ato të shihen nga publiku kroat, nën kufizime të caktuara.

Dokumentet vijnë nga UDBA, si dhe nga shërbimet sekrete të Mbretërisë së mëparshme të Jugosllavisë dhe ato të shtetit fashist kukull të Luftës së Dytë Botërore, Shtetit të Pavarur Kroat.

Në dhjetor 2015, Shqipëria filloi procesin e zgjedhjes së anëtarëve të zyrës që do të jetë në krye të hapjes së dosjeve sekrete të policisë, grumbulluar nën diktaturën komuniste të Enver Hoxhës.

Jo të gjitha vendet e Ballkanit kanë përqafuar transparencën. Në Serbi, ndërsa disa dokumente nga epoka komuniste janë deklasifikuar, dokumentet e luftërave të viteve 1990 janë ende të mbyllura.

Etiketa: aktivistAktivistëBIRNgazetarInspektorKroaciakufizimeMaliMali i ZiMiloPunëPunëtorPunëtorëSerbiSHshqipShqipëriaURA
Tjetri
NATO-s i kërkohet të forcojë praninë  në Ballkan

NATO-s i kërkohet të forcojë praninë në Ballkan

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.