AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor

Kompania guackë që fshihet pas projektit “Morgan” për portin e Karpenit

Besar LikmetangaBesar Likmeta
10 years më parë
në Artikull kryesor, Artikull kryesor Investigime, Energjia, Faqja e pare, Investigime, Korrupsioni, Mjedisi, Në Fokus
Koha e leximit: 6 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Bregdeti i Karpenit ku presupozohet të ndërtohet porti nga kompania Port Bridge Developments Ltd | Foto nga : LSA

Të dhënat e siguruara nga BIRN ngrenë dyshime mbi rrjetin e njerëzve dhe kompanive offshore pas projektit fantazmagorik të portit të Karpenit, për të cilin qeveria pretendon se një grup kompanish ndërkombëtare do të investojnë miliarda dollarë gjatë dekadës së ardhshme.

Bregdeti i Karpenit ku presupozohet të ndërtohet porti nga kompania Port Bridge Developments Ltd | Foto nga : LSA
Bregdeti i Karpenit ku presupozohet të ndërtohet porti nga kompania Port Bridge Developments Ltd | Foto nga : LSA

Në brigjet e detit Adriatik pranë fshatit Karpen të Kavajës, aty ku dikur shtrihej një kompleks ushtarak në të cilin breza të tërë studentësh kryen zborin, ndodhet një nga zonat e fundit të pazhvilluara të gjirit të Durrësit.

Sipas qeverisë shqiptare, kjo zonë bregdetare e gjelbër ku folenizojnë dallëndyshet është piketuar nga një grup kompanish multinacionale për ndërtimin e një porti të ri gjigant, si dhe të një zone mbështetëse ekonomike me vlerë 5 miliardë USD.

I ashtuquajturi projekti “Morgan,” i propozuar nga kompania Star Bridge Port Developments Limited me qendër në Britani, përveç portit përfshin ndërtimin e një qendre logjistike, të një një terminali rigazifikimi dhe të një centrali për prodhimin e energjisë.

“Në Shqipëri ne nuk e kemi një port të këtyre dimensioneve. Nuk ka as në vendet fqinje dhe mungon dhe në Gjirin e Mesdheut një port i tillë, i cili është i gatshëm të përpunojë anije me një tonazh shumë të lartë dhe të gjeneratës së fundit Panamax,” deklaroi ministrja e Ekonomisë, Milva Ekonomi në Komisionin për Veprimtari Prodhuese në parlament, ku në mesin e muajit korrik është diskutuar projektligji për caktimin e një procedure të veçantë negocimi për projektin.

“Kompanitë kanë sjellë propozimin për të ndërtuar një port në Karpen sepse e shikojnë si një pozicion strategjik, një pozicion që mund ta lidhin me portin e Roterdamit, gjithashtu dhe me kanalin e Suezit,” shtoi Ekonomi.

Sipas Ekonomit, projekti është unikal, mbështetet nga investitorë seriozë dhe vetëm gjatë periudhës së ndërtimit do të hapë rreth 70 mijë vende pune dhe do ta rrisë prodhimin e brendshëm bruto në fushën e ndërtimit me 57 %.

Përkundër entuziazmit të qeverisë, opozita e udhëhequr nga Partia Demokratike është shfaqur skeptike dhe ka hedhur akuza se pas propozimit fshihen interesa korruptive që lidhen me zhvatjen e pasurisë publike.

Sipas raportit të përgatitur për Kuvendin nga Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese, porti i Karpenit dhe zona ndihmëse ekonomike do të shtrihet në nje sipërfaqe totale prej 1700 hektarësh.

Pavarësisht objeksioneve të opozitës, projektligji i cili i jep qeverisë të drejtën për të hapur negociatat me investitorin strategjik u miratua në Kuvend në 22 korrik.

Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se pas projektit “Morgan” qëndrojnë kompani guackë dhe një rrjet personash, që më shumë se investitorë duket të jenë agjentë dhe “këshilltarë”.  Ndërkohë, dy kompani të njohura që përmenden si investitorë nga ministrja e Ekonomisë  i thanë BIRN se ata kanë gjithashtu rol “këshillues”.

Star Bridge Port Developments Limited është një kompani me kapital të nënshkruar prej 100 paundësh britanik, me adresë në një zyrë kontabiliteti të quajtur Blair Shepherd në qytetin Altricham në Britani, pranë Mançesterit.

Kjo kompani është regjistruar fillimisht në vitin 2011 me emrin UK Land Investments LTD, nën pronësinë e dy aksionerëve, William Becket dhe Mark Edwards.  Duke u bazuar tek numri i lartë i kompanive ku shërbejnë si drejtorë ose aksionerë, Edwards and Beckett ka shumë mundësi të jenë agjentë regjistrimi kompanish guackë.

Zyra e kontabilitetit Blair Shepherd ku është adresa e regjistruar e kompanisë "Port Bridge" në Altricham, Angli | Foto nga : Google Maps
Zyra e kontabilitetit Blair Shepherd ku është adresa e regjistruar e kompanisë “Port Bridge” në Altricham, Angli | Foto nga : Google Maps

Në Prill të vitit 2014, kompania ka ndryshuar emrin nga UK Land Investments në Star Bridge Port Developments Limited, ndërsa nga viti 2013 deri në vitin 2015 ajo ka pasur status regjistrimi të fjetur.

Përpara se projekt-propozimi i “Star Bridge” të dërgohej për miratim në parlamentin shqiptar në 22 qershor, aksionet e saj janë shitur një kompanie në Singapor, të quajtur One Gate Asia PTE.

Partia Demokratike ka ngritur dyshime mbi kapacitetin financiar të Star Bridge Port Developments Limited për të ndërmarrë investimin e propozuar në portin e Karpenit, si dhe mbi shitjen e aksioneve të saj në prag të paraqitjes së projektit.

“Kjo kompania 100 paundëshe, sipas Edi Ramës do na investoka 5 miliardë dollarë në Karpen, aq sa gjysma e produktit të brendshëm bruto,” deklaroi deputetja Jorida Tabaku, në një konferencë për shtyp me datë 29 korrik.

“Por më e rënda është se kjo kompani, që Edi Rama e bëri pronare të 1700 hektarëve, u shit papritur në Singapor, në një parajsë fiskale atje, vende që vizitohen shpesh nga vëllai i kryeministrit,” shtoi ajo.

Ministrja e Ekonomisë, Milva Ekonomi reagoi ndaj akuzave të opozitës, duke theksuar se arsyeja pse kompania “Star Bridge” ka një kapital themeltar minimal qëndron pas faktit se ajo është një subjekt i krijuar për qëllime të veçanta (SPV), dhe u shërben kompanive investitore dhe atyre zbatuese për të sjellë propozimin para qeverisë shqiptare dhe për të filluar negociatat për këtë projekt.

Ajo ka nënvizuar se pas kësaj SPV-je qëndrojnë si investitorë kompania amerikane AECOM dhe banka e investimeve Britanike, William Blair, ndërsa kompanitë zbatuese që do të implementojnë projektin janë Ramboll dhe RTV Architects nga Britania e Madhe si dhe STFA dhe Summa nga Turqia

“Kompanitë së bashku kanë realizuar një xhiro vjetore prej 21 miliardë dollarë për 2014, kanë punësuar 120.000 persona dhe kanë realizuar projekte me vlerë prej 60 miliardë dollarë,” tha Ekonomi nëpërmjet një njoftimi për shtyp.

“Reputacioni dhe eksperienca e kompanive, amerikane, angleze dhe turke,  investuese dhe zbatuese, që do të implementojnë projektin nëpërmjet ‘Star Bridge Port Developments Limited’, është një garanci më shumë dhe shtysa kryesore që na ka çuar të ndërmarrim këtë iniciativë,” shtoi ajo.

Një deklaratë të ngjashme mbi kapacitetet financiare që qëndrojnë mbas projektit “Morgan” është dhënë nga Ekonomi dhe gjatë dëgjesës së mbajtur në komisionin parlamentar të Veprimtari Prodhuese.  Më pas u vendos ngritja e një komisioni të posaçëm me përfaqësues të ministrive të Ekonomisë, Energjetikës dhe Transportit për të negociuar me investitorët brenda një periudhe prej 6 muajsh.

Megjithatë, kur BIRN pyeti bankën britanike të investimeve William Blair dhe kompaninë amerikane AECOM, nëse ata kishin bërë një ofertë për të investuar 5 miliardë dollarë në Shqipëri, ato u shprehën se roli i tyre ishte vetëm këshillues.

“Ne jemi të përfshirë, por vetëm në ‘gjetjen” e burimeve të tjera të financimit,” i tha BIRN Tonny Zimmer, një zëdhënës i William Blair.

Muna Al-Azzawi, një zëdhënëse për AECOM dhe Star Bridge Port Developments Limited gjithashtu mohoi që kompania amerikane është investitore.

“Roli i AECOM është i kufizuar në të shërbyerit si këshillues strategjik për projektin dhe ne jemi përfshirë ne negociata me qeverinë shqiptare,” tha ajo. “Në mënyrë kategorike nuk kemi bërë një ofertë prej 5 miliardë dollarësh,” shtoi Al-Azzawi.

Për informacione të mëtejshme mbi kompaninë Al-Azzawi sugjeroi që t’i drejtoheshim këshilltarit të medias të kryeministrit Edi Rama.

“Tani për tani, të gjithë pyetjet për projektin, Star Bridge Port Developments Limited dhe Star Bridge Port Alliance, do të marrin përgjigje nga qeveria shqiptare (nëpërmjet Endrit),” tha ajo.

Kompanitë zbatuese si Ramboll dhe Summa nuk iu përgjigjën kërkesave të BIRN për koment mbi përfshirjen e tyre në projekt.

Me ndihmën e projektit të Raportimit të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, OCCRP, BIRN gjurmoi të dhënat e aksionerit të vetëm të “Star Bridge,” kompanisë One Gate Asia PTE, Ltd, e regjistruar në Singapor.

Dokumentet e regjistrimit tregojnë që kjo kompani është regjistruar në regjistrin e bizneseve të Singaporit në datën 2 korrik 2015 dhe aktiviteti i saj shtrihet në fushën e konsulencës së biznesit dhe menaxhimit.

One Gate Asia PTE ka një kapital të vogël prej 3000 dollarësh të Singaporit (SGD), ose 2,200 USD dhe dy aksionere.

Avokati Sebastien Graviere, i regjistruar si aksioneri mazhoritar i One Gate Asia PTE, LTD | Printscreen nga LinkedIn
Avokati Sebastien Graviere, i regjistruar si aksioneri mazhoritar i One Gate Asia PTE, LTD | Printscreen nga LinkedIn

Aksioneri në minorancë me 1,000 SGD është kompania Hofman & Partners Corporate Services Singapore PTE dhe aksioneri mazhoritar me 2000 SGD quhet Sebastien Robert George Graviere.

Hofman & Partners Corporate Singapore PTE, është një nga degët aziatike të një kompanie regjistrimi dhe shërbimi për bizneset me qendër në Zvicër. Ndërsa, Sebastien Graviere është një avokat francez me rezidencë në Singapor, i specializuar në regjistrimin e kompanive në formë trusti. Graviere punon për një studio ligjore të quajtur Camelot Trust PTE, dhe më përpara ka punuar për Hoffman & Partners.

I kontaktuar nga BIRN, Graviere nuk iu përgjigj pyetjeve mbi One Gate Asia PTE, Ltd dhe investimin në Shqipëri, duke u justifikuar se ishte “në një mbledhje” dhe do të telefononte me vonë. Pasi avokati nuk telefonoi,  BIRN i ra përsëri numri të tij, i cili rezultoi i mbyllur.

Graviere dhe kompani si Hoffman & Partners janë larg të qenit pronarët e vërtetë të One Gate Asia PTE, Ltd.  Ndërkohë që “Star Bridge” e bën të qartë në faqen e saj të internetit se në praktikat e saj të biznesit nuk përfshihet transparenca.

“Kompania punon në konfidencialitet të plotë, në mënyrë që të mbrojë integritetin e një qeverie specifike apo klienti, deri sa të dyja palët të bien dakord për një datë në të cilën do të ekspozohen publikisht,” shkruan ajo.

Etiketa: adresaAdriatikAkuzaAMPAngliBIRNbregdetiBritaniBritania e MadheEdi RamaekonomiGoogleJorida TabakuKuvendMbledhjeMilva EkonominegociataOCCRPOpozitaParaparlamentPartiaPartia DemokratikeportiProjektligjiPunëQeveriaQeveria shqiptareRamaSHshqipShqipërishqiptareSingaporSTARstudentTransparencaTurqiaxhiroZvicër
Tjetri

Christine Lagarde: Për të nxitur zhvillimin, hapni më tepër vende pune për gratë

media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.