AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Blog

Christine Lagarde: Për të nxitur zhvillimin, hapni më tepër vende pune për gratë

Christine LagardengaChristine Lagarde
10 years më parë
në Blog
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Christine Lagarde. Foto: Wikimedia Commons.

Drejtoresha e FMN vlerëson shembullin e Kanadasë për stimujt e punësimit të grave në poste të larta drejtuese duke argumentuar përse kjo sjell dobi për familjet në veçanti dhe në zhvillimin e shtetit në përgjithësi.

Foto ilustruese: Ivana Dervishi/BIRN
Foto ilustruese: Ivana Dervishi/BIRN

Në ceremoninë e tij të betimit vitin e shkuar, kryeministri Justin Trudeau u pyet përse kishte caktuar një kabinet të balancuar për nga gjinia, për herë të parë në Kanada (dhe për shumicën e vendeve të botës). Ai u përgjigj “Sepse është viti 2015”.

Ai kishte të drejtë, sigurisht dhe përgjigjja e tij demonstroi zotimin e qartë të qeverisë së tij ndaj barazisë gjinore. Por ka një tjetër arsye të rëndësishme për promovimin e pjesëmarrjes më të madhe të femrave në forcën e punës: femrat në punë janë lajm i mirë për zhvillimin. Studimet e FMN kanë treguar përfitime të rëndësishme makroekonomike kur gratë mund të marrin pjesë më plotësisht në tregun e punës.

Që nga kriza financiare globale, vendet kudo në botë janë përpjekur të zhvillojnë ekonomitë e tyre më shpejt. Kanadaja nuk bën përjashtim. Çmimet e ulëta të naftës dhe kërkesa e dobët nga partnerët madhorë tregtarë kanë penguar eksportet dhe një popullatë në plakje po e tkurr forcën e saj punëtore. Politikat që duhen ndjekur nuk janë sekrete. Kanadaja duhet të përmirësojë produktivitetin e tregut të punës, që është rreth 20 për qind poshtë nivelit në SHBA dhe po rritet me më pak se 1 për qind në vit.

Gratë janë pjesë e zgjidhjes. Ndërhyrja në grupin e grave të arsimuara mirë në Kanada do të ndihmonte në kompensimin e forcës punëtore në tkurrje, do të nxiste potencialin e zhvillimit në terma afatmesëm dhe do të rriste standardet e jetesës për të gjithë kanadezët. Për më tepër, një studim që do të publikohet së shpejti nga FMN sugjeron se një për qind pikë rritje në pjesëmarrjen e grave me diploma në fusha të larta në tregun e punës do të shtonte produktivitetin e punës në Kanada në përgjithësi me 0.2 në 2.4 për qind në vit. Pra, nëse hendeku aktual prej 7 për qind mes pjesëmarrjes së burrave dhe grave në tregun e punës eliminohet, niveli real i PBB-së mund të ishte rreth 4½ për qind më i lartë sot.

Sigurisht, Kanadaja ka bërë tashmë hapa impresionues në nxitjen e pjesëmarrjes së grave në punë gjatë këtyre dekadave të shkuara. Në vitin 1980, vetëm 60 për qind e grave kanadeze të moshës 25-54 vjeçe ishin në tregun e punës, më poshtë se në Shtetet e Bashkuara dhe shumë më poshtë se vendet nordike, që kryesonin grupin. Katër dekada më vonë, norma e pjesëmarrjes së grave në tregun e punës në Kanada është nën 80 për qind, duke u krahasuar ndjeshëm me ekonomitë më të përparuara – përfshirë SHBA, ku norma ka rënë që prej mesit të viteve 1990 në rreth 74 për qind (shih grafikun 1).

eqWjw-DSWm8NQ2aGDIu1n-56UsB6TSvKxwF8w9HHu9M
Imazhi: FMN

Progresi i shpejtë i Kanadasë në pjesëmarrjen e grave në tregun e punës nuk ishte rastësi; ai reflekton masat politike të ndërmarra me kujdes. Dy iniciativa kanadeze për reformim kanë qenë veçanërisht produktive në nxitjen e pjesëmarrjes së grave në tregun e punës.

1.Reformat në taksa

Një reformë në taksimin federal në fund të viteve 1980 zëvendësoi disa zbritje (përfshirë të ardhurat e fituara nga familjarët sekondar në punë) me kredi tatimore, zgjeroi bazën e taksimit dhe uli normën margjinale të strukturës së taksimit. Kjo inkurajoi më tepër familjarët që fitonin më pak (zakonisht janë gratë – por kjo është histori më vete!) të merrnin pjesë në tregun e punës, pjesërisht sepse barra e tyre e taksimit nuk do të lidhej më me normat më të larta të taksimit si ata që fitonin më tepër në një familje.

Dhe në vitet 1990, qeveria federale prezantoi ulje taksash dhe përfitime për familjet me fëmijë, duke përmirësuar më tej stimujt për përfituesit e dytë.

2.Politikat e ndihmës sociale

Qeveritë federale dhe provinciale ndërmorën nisma për të mbështetur të bërit prind dhe zhvillimin e hershëm fëmijëror që filloi në fund të viteve 1990. Ata zgjatën lejen e lindjes dhe atë prindërore nga 37 në 52 javë në vitin 2001 dhe ngritën një sistem kombëtar arsimimi të hershëm dhe përkujdesi për fëmijën, i mbështetur nga rritja e shpenzimeve qeveritare për zhvillimin e fëmijërisë së hershme.

Këto masa funksionuan. Që prej vitit 1980, në Kanada, fuqia punëtore e grave(të moshave 25-54 vjeç) është rritur me 3.2 milion, në krahasim me një rritje prej 2.1 milion në fuqinë punëtore të burrave.

Pavarësisht këtyre sukseseve, në Kanada ka ende mangësi gjinore. Përqindja e pjesëmarrjes për gratë ishte 82 për qind në vitin 2015, shumë më ulët sesa niveli 92 për qind për burrat.  Por fakti më zhgënjyes është se një rritje e rëndësishme e numrit të grave me një shkallë të avancuar akademike nuk ka çuar në një rritje proporcionale në pjesëmarrjen e tyre në fuqinë punëtore. Në vitin 2015, gratë morën më shumë diploma universitare sesa burrat, por përqindja e tyre e pjesëmarrjes në punë është 7 për qind më e ulët sesa ajo e burrave. Megjithatë, ka ende vend për të rritur fuqinë punëtore të grave për të arritur një rritje të madhe.

Një vend i mirë për ta nisur këtë mund të jetë ngushtimi i boshllëqeve të mbetura politike. Ndërsa leja e paguar e lindjes dhe ajo prindërore është e shtata më e gjata në ekonomitë e avancuara të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim ekonomik, shpenzimet e publikut për arsimimin e hershëm dhe përkujdesin ende mbeten pas në shumë ekonomi të avancuara dhe mund të ketë një mundësi tjetër për të përmirësuar nxitje për punë për përfituesit dytësorë(Shih grafikun 2).

Imazhi: FMN
Imazhi: FMN

Përveç kësaj, politikat e ndihmës sociale duhet të përqendrohen në shtimin e nismave për punë. Përkrahja Kanadeze për Fëmijët e përfshirë në buxhetin federal të vitit 2016 është një hap në drejtimin e duhur, duke i siguruar përkrahje familjeve me të ardhura të ulëta dhe të mesme (nëna beqare shpesh përfshihen në kategorinë e personave me të ardhura të ulëta). Por programi i përkrahjes dhe politikat e ndihmave sociale të familjeve në përgjithësi, mund të përqendrohen më mirë në rritjen e subvencioneve të përkujdesit të fëmijëve për prindërit që punojnë të cilëve u ka mbaruar leja prindërore.

Hendeku gjinor i pagesave në Kanada është shumë më lart mesatares së Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik, dhe progresi në promovimin e përfaqësimit të grave në poste të larta drejtuese ka qenë gjithashtu i ngadaltë, ku femrat përbëjnë vetëm një në katër drejtues të lartë. Ky “tavan i padukshëm prej xhami” mund të dekurajojë brezat e femrave më të reja të ndjekin karriera profesionale. Nevojiten vendime të guximshme për të ndryshuar kulturat e korporatave dhe normat shoqërore. Për shembull, duke ofruar stimuj për përfaqësimin e grave në bordet e korporatave ose reformimin e sistemit aktual të lejes prindërore, në mënyrë që më shumë baballarë të jenë të gatshëm të marrin lejen.

Kryeministri Trudeau së fundmi postoi në Twitter “Varfëria është seksiste”. Kanadaja mund të rrisë ekonominë e saj dhe të përmirësojë perspektivat për të gjitha gratë kanadeze, sidomos për më të varfrat, duke rritur pjesëmarrjen e tyre në fuqinë punëtore. Nuk është vetëm gjëja më e duhur për të bërë, por gjithashtu më e mençura.

Etiketa: akademikeBIRNekonomiFamiljeFMNFushaIvana DervishiKanadakrediKrizaMasanismaPBBPunëQeveriaReformimSHBAShtetet e BashkuarataksaTwitteruljeURAxhamizhvillimzhvillim ekonomik
Tjetri

Kampet e refugjatëve mund të zgjasin për dekada, është çasti ta bëjmë infrastrukturën të përhershme

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.