AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Blog

Kampet e refugjatëve mund të zgjasin për dekada, është çasti ta bëjmë infrastrukturën të përhershme

Liliana BenitezngaLiliana Benitez
10 years më parë
në Blog
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto: (AP Photo/Bilal Hussein, File)

Ideja e ndërtimit të kampeve të refugjatëve si vendqëndrime të përkohshme është e gabuar duke marrë parasysh se kohëzgjatja mesatare e qëndrimit në to është 17 vjet. Liliana Benitez nga Banka Botërore ofron zgjidhje përmes infrastrukturës dhe “qyteteve të refugjatëve”.

Foto: (AP Photo/Bilal Hussein, File)
Foto: (AP Photo/Bilal Hussein, File)

“Duhet të lëmë pas gjithçka që duam më së shumti; kjo është shigjeta që harku i mërgimit qëllon së pari,” shkroi Dante në Komedinë Hyjnore.

Për shumicën e 65 milionë personave të zhvendosur kudo në botë, çdo ditë është një vuajtje. Pasi i kanë mbijetuar një udhëtimi të trazuar me shpresën e një fillimi të ri, si fillon një person i zhvendosur të shërohet dhe të zërë rrënjë të reja në një tokë të çuditshme dhe të re?

Gjatë Takimeve të Pranverës vitin e shkuar të Bankës Botërore, Banka u sfidua të jepte zgjidhje për krizën e refugjatëve duke marrë në konsideratë mënyra për t’i ofruar popullatave të zhvendosura një mundësi për të pasur begati në vendin e ri të jetesës. Planifikimi më i mirë dhe shërbimet e infrastrukturës janë gurë themeli në këtë përpjekje.

Imazhi: UNHCR
Imazhi: UNHCR

Paradoksi i përkohshmërisë së përhershme

Kampet e refugjatëve zakonisht ndërtohen me synimin për të ofruar një strehim të përkohshëm për personat e zhvendosur, që do të thotë se shërbimet e energjisë synojnë të jenë afatshkurtra. Por refugjatët shpesh qëndrojnë në kampe më gjatë nga sa pritet dhe kanë nevojë që shërbimet e energjisë të shtrihen për shumë vite, përtej kapacitetit të synuar.

Kjo do të thotë se infrastruktura ekzistuese vihet nën presion, shpesh duke shkaktuar mungesë aksesi në format e energjisë së një familjeje moderne te ata të cilët kanë më tepër nevojë. Ndërsa zgjidhjet humanitare afatshkurtra janë ekonomikisht jo të qëndrueshme, zgjidhjet alternative afatgjata mund të dërgojnë sinjale politikisht jo të dëshirueshme për vendet mikpritëse nëse propozohen shumë shpejt.

Sipas raportit të fundit të Chatham House, nëntë nga 10 refugjatë jetojnë në vende ku ka mungesë elektriciteti dhe shumica nuk kanë dritë natën. Rreth 61% e familjeve në Dadaab të Kenias, kampi më i madh i refugjatëve në botë, mbështeten te një qiri në ditë. Banorët e kampit Goudoubo të Burkina Fasos kanë nevojë për 100 kilogramë dru zjarri në muaj për gatim.

Kriza e refugjatëve është më tepër një sfidë globale e energjisë sesa një sfidë humanitare.

Duhet teknologji inovative, financim dhe zgjidhje qeverisjeje

Paul Romer, kryeekonomisti i Bankës Botërore, së fundmi propozoi një model qyteti të veçantë për vendet me të ardhura të ulëta, në të cilën vendi mikpritës i jep përgjegjësinë një modeli të veçantë të krijojë më tepër një komb të besueshëm, duke futur në fuqi një grup rregullash qeverisjeje. Ne vlerësojmë se duke aplikuar këtë koncept të qytetit të veçantë për kampet e refugjatëve, kjo mund të transformojë plotësisht këto mjedise të brishta. Një qytet i veçantë për refugjatët me një grup rregullash të qarta që lejon popullatën të vetëqeveriset, i jep atyre mundësinë të rregullojnë burimet e tyre dhe të zhvillojnë tregje që i përshtaten nevojave të tyre, duke nxitur zhvillim ekonomik.

Duke marrë parasysh se qëndrimi mesatar në një kamp refugjatësh është 17 vite, a nuk duhet marrë seriozisht nocioni i një qyteti të posaçëm për refugjatët? Kjo mund t’i japë popullatave të zhvendosura një shans për të krijuar rrënjë të reja, për të mobilizuar investimin dhe për të krijuar punë të reja të qëndrueshme. Në një zgjidhje ideale dhe me një fluks të kapitalit privat, jo vetëm që ndihma humanitare do të bëhej më pak e rëndësishme, por qytetet e veçanta të refugajtëve do të shtonin tregtinë me vendet kryesore duke sjellë efekte më pozitive për ta.

Eksperimenti i qyteteve të posaçme për refugajtët duhet të fillojë me krijimin e shërbimeve të energjisë të cilësisë së lartë dhe efikase. Aksesi më i mirë ndaj energjisë mbështet sipërmarrësit dhe bizneset e vogla. Për më tepër, zgjidhjet e energjisë së rinovueshme dhe sobat miqësore me natyrën përmirësojnë cilësinë e ajrit në kampet e refugjatëve dhe pakësojnë çlirimin e gazeve serrë. Financimi i donatorëve mund të përdoret për të katalizuar pjesëmarrjen e sektorit privat në shërbimet e energjisë. Prokurimi konkurrues do të identifikojë zgjidhje teknologjike me kosto më të ulëta. Infrastruktura portabël e energjisë, si mini-rrjetet elektrike dhe panelet diellore, mund të rregullohen më mirë përmesë qirasë duke pakësuar rreziqet financiare. Ndërtesat për prodhimin dhe ruajtjen e energjisë në kamp do të lehtësonin kostot dhe do të krijonin vende të reja pune.

Çfarë do të ndodhë?

Në këtë model konceptual, qytetet e veçanta të refugjatëve do të duhet të tërheqin sipërmarrës të sektorit privat për të shtuar aksesin ndaj energjisë së qëndrueshme duke përdorur produkte energjetike të sprovuara në treg dhe shërbime të përshtatshme për zona të largëta dhe të izoluara. Institucionet Financiare Ndërkombëtare (IFI) mund të ofrojnë ekspertizën e tyre në këto fusha:

-Në zhvillimin e modeleve të biznesit jashtë rrjetit dhe në energjinë e qëndrueshme.

-Në përzierjen e financimeve publike, të ndihmës humanitare dhe ato private.

-Në zbatimin e qasjeve për të marrë më tepër të dhëna për konsumin e energjisë brenda kampit dhe në gatishmërinë për të paguar.

-Në vlerësimin e mekanizmave të tarifave dhe skemave të rikuperimit të kostos.

-Në ndërtimin e agjencive humanitare me kapacitet dhe në krijimin e liderëve në kampet e refugjatëve.

-Më tepër partneritete me agjencitë humanitare që mund të ofrojnë modele drejtimi të bizneseve inovative dhe efektive për të gjetur zgjidhje për energji të qëndrueshme për popullatat e zhvendosura.

Etiketa: BanorëfinancimFushainfrastrukturakampkostoKrizaSHteknologjiTregUNHCRvuajtjezhvillimzhvillim ekonomik
Tjetri

Aktivistët LGBT marshojnë me politikanët për Paradën e Beogradit

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.