AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Aktivistët LGBT marshojnë me politikanët për Paradën e Beogradit

BIRNngaBIRN
10 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto: BETA

Politikanët serbë iu bashkuan disa qindra mbështetësve të të drejtave të LGBT për një marshim në kryeqytetin serb të dielën për Paradën e Krenarisë, që kaloi pa asnjë incident, megjithëse shumë persona kritikuan organizimin e eventit.

Parada e tretë e LGBT në Beograd. Foto: BETA
Parada e tretë e LGBT në Beograd. Foto: BETA

Parada e tretë e LGBT në Beograd,  e cila u zhvillua nën sloganin “Dashuria ndryshon botën”, u mbajt të dielën me disa qindra mbështetës të të drejtave të LGBT, bashkë me politikanë serbë, që morën pjesë në marshimin përmes qendrës së kryeqytetit serb.

Grupi u mbrojt nga rreth 5,000 oficerë policie që e kishin rrethuar qendrën e qytetit për të garantuar sigurinë e pjesëmarrësve.

Mbështetësit e të drejtave të homoseksualëve marshuan pas një kamioni të zbukuruar me tullumbace dhe me muzikë të lartë, duke valëvitur flamuj shumëngjyrësh dhe duke mbajtur banderola jo vetëm me sloganin zyrtar të këtij eventi, por gjithashtu ato në mbrojtje të refugjatëve, përfshirë “Solidaritet me refugjatët” dhe “Jo kufij, jo tela me gjemba”.

Aktorja serbe Mirjana Karanoviç, dhe “kumbara” e marshimit të LGBT këtë vit, hapi zyrtarisht eventin, duke përgëzuar ata që ishin mbledhur për marshimin dhe duke u thënë të pranishmëve se ajo beson se është e rëndësishme që të gjithë të gjejnë një rrugë për të kapërcyer frikën, duke iu referuar faktit që të drejtat e LGBT nuk janë normalizuar në shoqërinë serbe dhe që dhuna kundër personave të LGBT ndodh ende.

“Jeta është e çmuar dhe e drejta për të jetuar i lirë s’mund të shkelet,” tha Karanoviç.

Bashkë me një prani të madhe policore, autoblinda dhe një helikopter i policisë qarkullonin sipër paradës për të ndaluar dhunën e mundshme, por nuk u raportua asnjë incident.

Disa politikanë dhe diplomatë u vunë re në event, përfshirë Ana Brnabiç, Ministrja serbe për Administrim dhe Qeverinë Lokale, e cila është gjithashtu ministrja e parë homoseksuale në vend.

Ministrja e parë LGBT në Serbi Ana Brnabiç. Foto: BETA
Ministrja e parë LGBT në Serbi Ana Brnabiç. Foto: BETA

Kryebashkiaku i Beogradit Sinisa Mali iu bashkua gjithashtu paradës, bashkë me Bojan Pajtiç, lideri i Partisë Demokratike, DS, dhe Cedomir Jovanoviç, kryetari i Partisë Liberale Demokratike, LDP.

Kreu i delegacionit të BE-së në Serbi, Michael Davenport, dhe ambasadori gjerman në Beograd, Axel Dittman, ishin ndër anëtarët e komunitetit ndërkombëtar që morën pjesë në paradë.

Boban Stojanoviç, një nga organizatorët e eventit, tha se parada e LGBT-së nuk është vetëm për komunitetin LGBT, por edhe për të gjithë ata që diskriminohen dhe janë të padukshëm në shoqërinë serbe.

“Ky është një festim jo vetëm për komunitetin LGBT, por edhe për të gjithë punëtorët se druhen në dhimbjen e tyre për të mos humbur një copë bukë. Një festim i të gjithë romëve që heshtin. Një festim i të gjithë personave me aftësi të kufizuara që po vuajnë brenda katër mureve, sepse ata s’mund të përshkruajnë si është kur të gjithë të ngulin sytë dhe je objekt talljeje,” tha Stojanoviç.

Ai shtoi: “Ky është një festim për të gjitha gratë që dhunohen, krenaria e të gjithë njerëzve në ato vende pune që heshtin dhe vuajnë, sepse ndihen të pafuqishëm.”

Gjatë marshimit, protestuesit ndaluan për të mbajtur një minutë heshtje në monumentin e Patriotëve në rrugën Terazije,  me synimin për të treguar mbështetje me komunitetin LGBT në Turqi, ku paradat LGBT janë ndaluar dhe si homazh për Hande Kader, një aktivist dhe person trans i cili u vra brutalisht në Stamboll në gusht.

Marshimi i së dielës pati pjesëmarrje nga shumë njerëz nga jashtë shtetit, të cilët dëshironin të tregonin mbështetje për komunitetin LGBT të Serbisë.

Parada e tretë e LGBT në Beograd. Foto: BETA
Parada e tretë e LGBT në Beograd. Foto: BETA

Një vajzë 21-vjeçare nga Kosova,  që kërkoi të mbetej anonime, i tha BIRN se erdhi në Beograd për të mbështetur personat LGBT dhe tha se marrëdhëniet e dobëta mes dy vendeve nuk e penguan atë të marrë pjesë.

“Nuk më intereson situata politike. Është pak më keq në Prishtinë duke marrë parasysh të drejtat e personave gej në Prishtinë, ngaqë ende nuk  mund të marshojmë, por mendoj se po përmirësohet çdo vit,” tha ajo.

Ndërsa mbyllja e eventit pa asnjë incident konsiderohet një arritje, Marko, një 33-vjeçar nga Serbia pretendoi se eventi mund të ishte organizuar më mirë.

Një ditë përpara paradës, partia serbe e krahut të djathtë Dveri organizoi një konferencë rajonale e pasuar nga një marshim protestues drejt ndërtesës qeveritare serbe.

Lideri i partisë, Bosko Obradoviç, tha të premten se propozimi i konferencës ishte të hidhej dritë mbi problemet e familjeve dhe vlerat e tyre në Serbi.

“Ne duam të mbrojmë vlerat e familjes dhe të mbështesim politikat familjare dhe ta vëmë familjen në fokus për shoqërinë,” tha Obradoviç.

Eventi i së dielës ishte Parada e tretë LGBT në Beograd, që u mbyll pa dhunë dhe shënoi fundin e Javës së Krenarisë, që zgjati nga 12 deri në 18 shtator. Në të shkuarën, marshimi ka pasur dhunë dhe u ndalua për disa vite.

Parada e parë në Beograd u mbajt në 2001, por eventi u ndërpre prej dhunës pasi një grup i madh i nacionalistëve të ekstremit të djathtë ndërhynë dhe sulmuan pjesëmarrësit.

Parada u ndalua në 2009, por ndodhi sërish vitin e ardhshëm. Megjithatë, pati sërish dhunë. 130 policë dhe 25 anëtarë u lënduan gjatë përleshjeve, ndërsa 250 persona u arrestuan.

Parada e tretë e LGBT në Beograd. Foto: BETA
Parada e tretë e LGBT në Beograd. Foto: BETA

Nga vitit 2011-2013, marshimet e LGBT-së ishin të ndaluara duke qenë se autoritetet thoshin se nuk mund t’i mbronin dot pjesëmarrësit.

Më në fund, në vitin 2014, marshimi u organizua përsëri dhe kaloi pa asnjë incident, njësoj siç ndodhi edhe vitin pasues. Policia kishte paralajmëruar se dhuna nuk do të tolerohej dhe në rrugë kishte prani të madhe policore, si edhe autoblinda dhe një helikopter për të parandaluar ndonjë sulm.

Boban Stojanoviç, një nga organizatorët i paradës së LGBT-së, tha për BIRN javën e kaluar se pavarësisht faktit se ky marshim ka arritur të shndërrohet në një event të përvitshëm, dhuna kundër personave të LGBT-së mbetet një problem i madh, ndërsa sulmet ndaj tyre rrallë regjistrohen si krime urrejtjeje.

Ai u shpreh se  rreth dy të tretat e komunitetit LGBT në Serbi janë përballur me ndonjë lloj dhune për shkak të orientimit të tyre gjinore ose seksual në ndonjë pikë të jetës së tyre.

Etiketa: aktivistAktivistëBEBeogradBIRNdhunaDhunëdiplomatKosovaKrimeLGBTLokaleMalimbështetjembrojtjePartiaPartisë DemokratikePoliciaprotestuesPunëPunëtorPunëtorëromromëSerbiSerbiaSHshtatorStambollSulmTurqi
Tjetri

Putin dhe Merkel, kokë më kokë në një botë të globalizuar

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.