AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Komisioni Europian rekomandon hapjen e negociatave me Shqipërinë

Besar LikmetangaBesar Likmeta
10 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Komisioni i zgjerimit Johannes Hahn, duke folur gjatë prezantimit të raportit mbi progresin e vendeve që aspirojnë të bëhen anëtare të BE-së | Foto nga : KE

Komisioni Europian ka rekomanduar hapjen e negociatave me Shqipërinë duke vendosur si kusht implementimin e reformës në drejtësi; megjithatë, vendi mbetet larg përmbushjes së kritereve të anëtarësimit.   

Komisioni i zgjerimit Johannes Hahn, duke folur gjatë prezantimit të raportit mbi progresin e vendeve që aspirojnë të bëhen anëtare të BE-së | Foto nga : KE
Komisioni i zgjerimit Johannes Hahn, duke folur gjatë prezantimit të raportit mbi progresin e vendeve që aspirojnë të bëhen anëtare të BE-së | Foto nga : KE

Të mërkurën në mesditë në Bruksel, komisioneri Johannes Hahn prezantoi paketën vjetore mbi politikën e zgjerimit të Komisionit Europian, duke rekomanduar hapjen e negociatave me Shqipërinë, pasi nënvizoi progresin e bërë nga Tirana drejt përmbushjes së 5 kritereve kyç të anëtarësimit.

“Amendamentet e rëndësishme kushtetuese u miratuan në korrik 2016, duke hapur një proces gjithëpërfshirës për reformën në drejtësi,” i tha Hahn Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian, gjatë prezantimit të raportit të progresit mbi Shqipërinë. Ai shtoi që Tirana po bënte gjithashtu hapa përpara për sa i përket reformës në administratën publike dhe në ndërtimin e një rekordi solid të hetimeve proaktive kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, por rekomandimi për hapjen e negociatave do të kushtëzohet nga progresi i zbatimit të reformës në drejtësi.

“Rekomandimi për hapjen e negociatave do të kushtëzohet nga progresi që do të bëhet në lidhje me zbatimin e reformës në drejtësi, në mënyrë të veçantë për sa i përket rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve (i ashtuquajturi procesi vetingut),” tha Hahn.

“E thënë më qartë, ne duhet të shohim se si do të funksionojë në terren, sepse vetëm rezultatet kanë rëndësi,” shtoi ai.

Rekomandimi i Komisionit u mirëprit nga Tirana zyrtare. Në një prononcim për median të mërkurën, ministrja e Integrimit Klajda Gjosha, e vlerësoi atë si historik për marrëdhëniet Shqipëri- BE.

“Rekomandimi pozitiv, i dhënë sot nga Komisioni Europian, për ne do të thotë: përgjegjësi e angazhime akoma dhe më të mëdha, për të përmbushur të gjitha standardet që ne na afrojnë më shumë me Bashkimin Europian,” tha Gjosha.

“Ky moment i ri duhet të shërbejë si shtysa më e fortë për zbatimin e të gjitha reformave shtetndërtuese,” shtoi ajo.

Si çdo vit, raporti i Komisionit Europian mat progresin e bërë nga Shqipëria gjatë vitit të shkuar mbi një numër kriteresh politike, ekonomike dhe të përafrimit të legjislacionit me BE-në.

Sipas raportit të prezantuar nga Hahn të mërkurën, gjatë vitit të shkruar përveç progresit të arritur nga vota unanime e parlamentit për reformën në drejtësi, Shqipëria gjithashtu pritet të ndërmarrë në kohën e duhur ndryshime në Kodin Zgjedhor, bazuar në rekomandimet e OSBE-ODIHR, përpara zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017. Komisioni nënvizon që ndryshimi i Kodit Zgjedhor duhet të zgjidhë mungesën e përgatitjes dhe paanësisë së administratës zgjedhore.

Për sa i përket administratës publike, Komisioni shprehet se Shqipëria është vetëm në mënyrë të moderuar e përgatitur për t’iu përgjigjur kritereve të anëtarësimit. Në luftën kundër korrupsionit, Komisioni ka përshëndetur si një hap pozitiv miratimin e një ligji për mbrojtjen e sinjalizuesve; ndërkohë në luftën kundër krimit të organizuar është shënuar progres relativ në luftën për identifikimin dhe shkatërrimin e plantacioneve të kanabisit. Megjithatë, Komisioni nënvizon që hetimet financiare kundër grupeve kriminale nuk kanë qenë sistematike dhe efektive, ndërkohë që rekordi i konfiskimit të pasurive të ngritura në mënyrë të paligjshme ka qenë i dobët.

Për sa i përket të drejtave të njeriut, Komisioni Europian vlerëson se edhe pse legjislacioni shqiptar është në linjë me atë të BE-së, Shqipëri ka një nivel të moderuar përgatitje mbi një numër fushash, ku përfshihet liria e shprehjes, konfiskimi i pronave të sekuestruara gjatë regjimit komunist, si dhe kushtet e strehimit të komunitetit Rom dhe Egjiptian.

Kur vjen fjala tek kriteret ekonomike, Komisioni thotë se Shqipëria ka një nivel të moderuar të përgatitjes në ndërtimin e një ekonomie funksionale tregu, ku përfshihen fushat e kontrollit financiar dhe prokurimeve publike. Sipas Komisionit, gjatë vitit të shkuar në Shqipëri rritja ekonomike është përshpejtuar dhe kushtet e tregut të punës janë përmirësuar, edhe pse papunësia mbetet e lartë. Komisioni vlerëson se ulja e parashikuar e borxhit publik nuk është zbatuar, ndërkohë që moszbatimi i shpenzimeve publike për investime mbetet një problem i vazhdueshëm.

Sipas raportit, sistemi financiar në Shqipëri  është stabël, megjithatë sistemi bankar vazhdon të ketë probleme me kreditë e këqija, ndërkohë që kreditimi është rritur me ritëm të avashtë. Komisioni thotë që rregullat për biznesin në Shqipëri janë të komplikuara dhe shpesh herë ndikojnë në nivelin e ulët të investimeve, ndërkohë që pritet që reforma në drejtësi të ketë një ndikim direkt mbi klimën e biznesit.

Sipas Komisionit Shqipëri ka vetëm një nivel të moderuar përgatitje për t’i rezistuar forcave të tregut kur të bëhet pjesë e Bashkimit Europian. Edhe pse progres disi është shënjuar në drejtimin e shkollimit profesional, Komisioni thotë së cilësia e arsimit në Shqipëri ka nevojë të rritet, në mënyrë që t’i përgatisë njerëzit për nevojat e tregut. Sipas BE-së Shqipëria ka mangësi në infrastrukturën energjetike, atë të transportit dhe në infrastrukturën dixhitale; ndërkohë kapacitet kërkimore janë të ulëta.

Për sa i përket përafrimi të legjislacionit me BE-në, raporti i Komisionit nënvizon që Shqipëria po e përafron atë në disa fusha me vendet anëtare, por ka një nevojë për përmirësimin e transparencës dhe llogaridhënies, në mënyrë të veçantë në ndërtimin e një sistemi efektiv të prokurimit publik dhe të menaxhimit të financave publike.

Në përfundim të listët së gjatë të konstatimeve dhe rekomandimeve, Komisioni Europian gjithashtu shprehet i shqetësuar mbi numrin e lartë të aplikimeve fals për azil në zonën Schengen nga shtetasit shqiptarë. “Shqipëria duhet të marrë masa të menjëhershme për ta adresuar këtë fenomen në mënyrë efektive,” përfundon Komisioni.

Etiketa: azilBashkimit EuropianBEBrukselegjiptianFushagjyqtarHetimetinvestimeKEKlajda GjoshaKomisioneriKomisioni EuropiankushtetueseLiriaLiria e ShprehjesMasaMatndikimODIHROSBEOSBE-ODIHRprogresprokurorPunëRaportiReformaromRritja ekonomikeSHshqipShqipëriShqipëriaSistemi bankarTiranaTreguVota
Tjetri
Censusi: 87.3 për qind e komunitetit egjiptian në Elbasan vuan nga papunësia

Censusi: 87.3 për qind e komunitetit egjiptian në Elbasan vuan nga papunësia

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.