AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Censusi: 87.3 për qind e komunitetit egjiptian në Elbasan vuan nga papunësia

Ivan DervishingaIvan Dervishi
10 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Prezantimi i rezultateve të censusit në Tiranë.

Sipas censusit të publikuar të mërkurën nga Lëvizja Rinore Egjiptiane Rome, komuniteti egjiptian në Elbasan jeton në 66.3 për qind të rasteve nën standardin minimal të jetesës dhe përballet me një papunësi prej 87 për qind.

Prezantimi i rezultateve të censusit në Tiranë.
Prezantimi i rezultateve të censusit në Tiranë.

Lëvizja Rinore Egjiptiane Rome, një organizatë rinore që ka në fokus mbrojtjen dhe zhvillimin e komuniteteve egjiptiane dhe rome në Shqipëri, publikoi të mërkurën një studim të thelluar në formën e censusit mbi banesat dhe popullatën egjiptiane në Elbasan.

Censusi i mbështetur te vetëdeklarimi, realizoi gjatë muajit nëntor – janar 2015, 1,503 intervista në terren në bashkinë Elbasan dhe në 5 njësitë administrative të saj.

Sipas censusit të LRER, familjet e komunitetit egjiptian në Elbasan jetojnë në 66.3 për qind të rasteve me të ardhura nën nivelin minimal të pagës prej 22.000 lekë dhe janë të prekura thellësisht nga papunësia.

23.4 për qind e të intervistuarve kanë deklaruar se kanë të ardhura mujore familjare nga 15.001 deri në 20.000 lekë, 17.6 për qind kanë të ardhura nga 10.000 deri në 15.000 lekë, 15.4 për qind nga 5.000 deri në 10.000 lekë.

“Rezultatet e censusit tonë ofrojnë fakte reale për kontestimin e censusit zyrtar të qeverisë,” tha në prezantimin e hulumtimit Gentian Serjani kreu i Lëvizjes Rinore Egjiptiane Rome, duke iu referuar ndër të tjera shifrave kombëtare sipas të cilave në Shqipëri ka 3368 persona të komunitetit egjiptian, ndërsa vetëdeklarimi i Lëvizjes ka identifikuar 5661 persona vetëm për Elbasanin.

Papunësia dhe kushtet e këqija të jetesës mbeten problemet kryesore të komunitetit egjiptian në Elbasan sipas studimit.

Rreth 87.3 për qind e personave mbi 18 vjeç (3,389 individë) nuk janë të punësuar krahasuar me 13.7 për qind të atyre që kanë siguruar një punë.

Sipas Serjanit gjendja ekonomike e komunitetit egjiptian është përkeqësuar akoma më shumë nga skema pilot e ndihmës ekonomike të aplikuar edhe në Elbasan, e cila për shkak të kritereve të reja dhe zbatimit ka lënë jashtë ndihmës ekonomike shumë familje në varfëri ekstreme të cilat më parë e përfitonin ndihmën.

Censusi zbuloi se 9.7 për qind e komunitetit egjiptian nuk ka njohuri në shkrim dhe lexim, ndërsa mbi 85 për qind e tyre kanë përfunduar arsimin fillor dhe 9-vjeçar. Nga censusi rezulton se 11.4 për qind e tyre arsimin e mesëm dhe 3.2 për qind për atë të lartë.

Censusi analizon se papunësia dhe varfëria e komunitetit nuk është pasojë e kualifikimit profesional dhe arsimit, pasi të dhënat tregojnë se arsimi nuk ndikon pozitivisht në punësim te personat mbi 18 vjeç.

Sipas Censusit punësimi i komunitetit egjiptian në Elbasan është në shkallë 13.9 për qind, ku pesha më e madhe ndahet te ata me arsim të mesëm, 9-vjeçar dhe fillor. Vetëm 0.9 për qind e personave të komunitetit të cilët kanë mbaruar studimet e larta kanë siguruar një vend pune.

Sipas aktivistëve kualifikimi profesional i komunitetit mbetet në parametra pozitivë ku 34.3 për qind e tyre kanë një profesion të certifikuar, 6.8 për qind janë artizanë ndërsa 58.9 për qind kanë një formim profesional jo të certifikuar.

“Në shumë vende të botës dhe në Shqipëri, komuniteti rom dhe egjiptian përballet me shkelje të të drejtave të njeriut, si strehimi, edukimi dhe mbrojtja sociale. Duhet të merren masa të menjëhershme dhe ky census duhet të përdoret në këtë drejtim,” tha Birgitta Jansson, Këshilltare dhe Kreu i Bashkëpunimit për Zhvillim në Agjencinë Ndërkombëtare Suedeze të Zhvillimit.

“Çështja e komunitetit rom dhe egjiptian në Shqipëri kërkon vullnet politik dhe unë shpresoj që raport-progresi i sotëm të shërbejë si bazë për veprimet e qeverisë,” shtoi ajo.

Nga censusi rezulton se shumica e familjeve e komunitetit egjiptian në Elbasan jetojnë në banesa private 53.5 për qind dhe në 45.3 për qind në apartamente. Vetëm 60.6 për qind e tyre janë pronarë të ligjshëm të shtëpive.

Hulumtimi tregoi se kushtet shtëpiake të familjeve të komunitetit egjiptian në Elbasan janë të këqija, pasi lavatriçet, sobat e gatimit, dhe dushi zotëroheshin nga më pak se gjysma e familjeve.

Censusi “Banesat dhe popullata egjiptiane në Elbasan” u mbështet nga programi “Rritja e aksesit në liri dhe drejtësi në Shqipëri” i qeverisë suedeze, zbatuar nga Civil Rights Defenders.

Etiketa: AdministrativeaktivistAktivistëArsimicensusCensusiCivil Rights DefendersegjiptianelbasanFamiljeGentian Serjanikomuniteti romMasaMbrojtjapilotPunëPunësimiraportromSHshqipShqipëristrehimizhvillim
Tjetri
Donald Trump zgjidhet president i Shteteve të Bashkuara

Ballkani mes festës dhe vajtimit për triumfin e Trump

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.