AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Media Watch

Regjisori i ‘Publicus’ paditet për shkrimin e botuar në Facebook

Besar LikmetangaBesar Likmeta
9 years më parë
në Artikull kryesor Media Watch, Lajme, Media Watch, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Regjizori Artan Rama, drejtues e emisionit “Publicus’

Kompania e ndërtimit Edil al-it ka paditur për shpifje dhe cënim imazhi regjisorin Artan Rama, për një shkrim të botuar në rrjetin social “Facebook” mbi tenderin e rikonstruksionit të Teatrit te Operas dhe Baletit.

Regjizori Artan Rama, drejtues e emisionit "Publicus'
Regjisori Artan Rama, drejtues e emisionit “Publicus’

Në akt-padinë e regjistruar nga Gjykata e Tiranës me 17 nëntor, Edil al-it kërkon zhdëmtim në masën 15 milionë lekë për cënim të imazhit të kompanisë dhe dëm moral të aksionerëve të saj.

Shkrimi i Artan Ramës, i botuar më 8 nëntor në faqen e Facebook-ut të emisionit investigativ tashmë të mbyllur ‘Publicus’ dhe i ripublikuar nga disa portale raportonte mbi procedurat e prokurimit të rikonstruksionit të Teatrit të Operas dhe Baletit nga Ministria e Kulturës, një tender ku më 24 tetor u shpallën fitues kompanitë Edil al-it dhe Agi Kons Sh.p.k.

Sipas artikullit të titulluar “Dritëhije në Sallën e Teatrit,” Edil al-it është shpalluar fituese e tenderit përmes praktikave të dyshimta, jo transparente dhe në konflikt interesi.

Si provë për akuzën e ngritur, ‘Publicus’ ka publikuar një dokument nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, në të cilin shkruhet se shoqëria Edil al-it ka pasur detyrime tatimore të papaguara në korrik të vitit 2016 –që sipas artikullit i jepte të drejtën autoritetit kontraktor për përjashtimin e operatorit.

Në padinë e saj të drejtuar Gjykatës së Tiranës, Edil al-it pretendon se dokumenti i botuar nga “Publicus’ nuk është i vlefshëm, sepse i mungon vula e institucionit, ndërsa kompania nënvizon se dokumenti që ka paraqitur pranë autoritetit kontraktor me qëllim pjesëmarrjen në tender, tregon se në gusht 2016 kjo e fundit nuk ka pasur detyrime tatimore.

Nëpërmjet një deklarate në Facebook të premten, Rama shprehet se padia e ngritur nga Edil al-it nuk ka meritë.

“Është e kuptueshme që shkrimet tona mund të dëmtojnë imazhin e qeverisë apo të kompanive financiare, përsa kohë që pasuria publike, interesi publik është pika jonë fokale,” shkruan Rama.

“Përsa kohë që metodat dhe qëllimet tona janë të ligjshme e të pastra, raportuesit nuk mund të konsiderohen fajtorë,” shtoi ai.

Kompania e ndërtimit Edil al-it është pjesë e grupit Edil-al, ku përfshihen dhe kompanitë mediatike Vizion Plus dhe Tring TV.  Emisioni investigativ ‘Publicus’, i drejtuar nga Rama, transmetohej në Vizion Plus TV përpara se të mbyllej në mënyrë të papritur në tetor, në prag të publikimit të një materiali mbi vdekjen tragjike të 17 vjeçarit Ardit Gjoklaj në landfillin e Sharrës.

Sipas Ramës, padia e ngritur nga Edil al-it është në vazhdën e presioneve që ai dhe stafi i tij kanë marrë, pas publikimit të dokumentarit “Kodrina e Vdekjes” mbi vdekjen e Gjoklajt.

“Unë dhe ekipi im u gjendëm në një të njëjtën rrethanë, nën të njëjtin kërcënim e shantazh, kur raportuam e xhiruam në Sharrë për vdekjen e Ardit Gjoklajt,” shkruan Rama.

“Ne kemi detyrimin etik dhe ligjor për të raportuar të vërtetën edhe kur ajo mund të rezultojë e dëmshme për dikë. Në asnjë rrethanë bindjet tona nuk mund të kufizohen, përsa kohë që liria e shprehjes garantohet përmes Kushtetutës,” shtoi ai.

Administratori i Edil al-it, Artur Zhebo nuk ishte i arritshëm për koment nëpërmjet telefonit të enjten. Ndërsa aksioneri i kësaj kompanie, Genc Dulaku i tha BIRN se Rama kishte “shpifur” dhe ishte e drejta e tyre ligjore t’i drejtoheshin gjykatës për dëmin që akuzat i kanë shkaktuar kompanisë.

“Nësë e çoj në gjykatë do të thotë se jam i sigurt se ai po shpif,” i tha Dulaku BIRN nëpërmjet telefonit.

Dulaku shtoi se gazetarët duhet të mësohen të mbajnë përgjegjësi për akuzat që lëshojnë,  pasi u shkaktojnë dëme kompanive dhe individëve.

“Mendoj se dëmi është shumë herë më i lartë, por gjithësesi secili e sheh nga krahu i vet. Duhet të mësohen, siç e lëshojnë atë shkrimin dhe llafin nga goja me papërgjegjshmëri, ashtu duhet të mbajnë dhe përgjegjësitë,” tha ai, duke shtuar se nëse Rama është i sigurtë për atë që ka shkruar, nuk ka pse të shqetësohet nga padia.

Etiketa: Agi KonsArdit GjoklajBIRNDrejtoria e Përgjithshme e TatimeveDulakuFacebookgazetarGenc DulakuGjykataGjykata e TiranësGjykatëGjykatëskonfliktkonflikt interesiLiriaLiria e ShprehjesMASMinistria e KulturëspasuriaRamaSHshantazhSharrëShpifjetenderTiranëTring TVVizion PLus
Tjetri
Partitë në Maqedoni shkëmbejnë akuza për smogun vdekjeprurës

Partitë në Maqedoni shkëmbejnë akuza për smogun vdekjeprurës

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.