AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Partitë në Maqedoni shkëmbejnë akuza për smogun vdekjeprurës

Sinisa Jakov MarusicngaSinisa Jakov Marusic
9 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Maqedonasit në protestë kundër smogut. Foto: Ilin Nikolovski / Anadolu Agency

Dy partitë kryesore në Maqedoni kanë shkëmbyer akuza për fajin në lidhje me nivelet alarmante të ndotjes së ajrit që rritet çdo dimër në qendrat urbane.

Maqedonasit në protestë kundër smogut. Foto: Ilin Nikolovski / Anadolu Agency
Maqedonasit në protestë kundër smogut. Foto: Ilin Nikolovski / Anadolu Agency

Teksa ndotja e ajrit në Shkup dhe në qytete të tjera të Maqedonisë mbetet në nivele alarmante, duke nxitur thirrje nga ambientalistët për të vepruar, partia qeverisëse VMRO DPMNE është përpjekur ta hedhë fajin për smogun vdekjeprurës tek autoritetet lokale të drejtuara nga opozita.

Social Demokratët, SDSM në opozitë kanë kërkuar ndërkohë një qasje më të plotë për të frenuar ndotjen e ajrit, duke akuzuar VMRO DPMNE në pushtet se nuk ka bërë asgjë në dhjetë vitet e fundit për të adresuar këtë çështje.

“Qeveria e re e përgjegjshme maqedonase do ta trajtojë me seriozitet këtë problem në sesionin e saj të parë,” tha SDSM në një deklaratë për shtyp, duke shtuar se nëse ajo formon qeverinë e re, gjë për të cilën po kryen negociata jozyrtare me partitë e tjera, do të ndërmarrë masa konkrete.

Këtu përfshihet transport publik falas për të frenuar përdorimin e makinave personale dhe ndalim të të gjitha aktiviteteve të ndërtimit në qytete gjatë dimrit.

“Ne gjithashtu do të shtojmë nivelin e gjelbërimit që kërkon ligji në qytete, do të ofrojmë subvencione dhe kushte të favorshme që kompanitë të instalojnë filtra, të ofrojmë gaz natyror për 32 qytete në Maqedoni sipas shembullit të Kumanovës dhe Strumicës dhe të lehtësojmë përshtatjen e energjisë diellore në familje,” tha SDSM.

Për disa vite, nivelet e ndotjes në Shkup dhe në qytete të tjera kanë arritur nivele rekord në muajt e dimrit.

Veçanërisht problematik është niveli i lartë i grimcave PM10, të cilat kalojnë në aparatin e frymëmarrjes dhe konsiderohen si një nga ndotësit më të këqij të ajrit. Për shkak të sasisë së vogël ato mund të penetrojnë mushkëritë dhe dihen se shkaktojnë kancer dhe sëmundje të tjera.

Gjatë dimrit ato arrijnë në 360 pikë. Sipas standardit europian të cilësisë së ajrit, kjo është shtatë herë më e lartë sesa niveli normal dhe mjaftueshëm për të deklaruar një paralajmërim shëndetësor.

Partia VMRO DPMNE, e cila shpreson të kryesojë qeverinë e re pas rezultateve të ngushta të zgjedhjeve të 11 dhjetorit, e ka përqendruar vëmendjen vetëm te dy qytete të drejtuara nga opozita si Kumanova dhe Strumica.

Progresraportet e përvitshme nga Komisioni Europian prej disa vitesh kanë nënvijëzuar nivele serioze të ndotjes nga grimcat PM10 në Maqedoni.

Për të treguar se e kishte seriozisht luftën ndaj ndotjes, qeveria në 2013 kërcënoi me burg shefat e fabrikave që shkelnin rregullimet për ndotjen.

Në 2014, qeveria gjithashtu refuzoi kërkesat e industrisë për të shtyrë afatin ligjor për pajisjen e ndotësve të mëdhenj me filtra nga 2014 në 2019.

Më vonë qeveria e konsideroi fushatën një sukses. Megjithatë, filtrat e rinj në fabrika nuk e kanë ulur nivelin e ndotjes së ajrit.

Etiketa: AkuzaambientalistBurgFamiljegazKomisioni EuropianLokaleMaqedoniMasandalimNdotjaNdotja e ajritnegociataOpozitaPartiaPM10QeveriaSHShkupShpresONsubvencioneVMRO DPMNE
Tjetri
Kurthi i Pavarësisë për Hong Kongun

Braktisja e Progresit

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.