AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Braktisja e Progresit

Jean Pisani-FerryngaJean Pisani-Ferry
9 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një njeri po ecën pranë një kantieri ndërtimi në Hong Kong më 1 dhjetor 2016. (AP Photo/Vincent Yu)

Me sytë nga e shkuara, elektorati në Europë dhe SHBA po humb shpresën te e ardhmja dhe po e sheh progresin si pasurim të disave në kurriz të të tjerëve. Jean Pisani-Ferry argumenton përse popullatat e kanë humbur besimin te progresi i përgjithshëm.

Një njeri po ecën pranë një kantieri ndërtimi në Hong Kong më 1 dhjetor 2016. (AP Photo/Vincent Yu)
Një njeri po ecën pranë një kantieri ndërtimi në Hong Kong më 1 dhjetor 2016. (AP Photo/Vincent Yu)

Margaret Thatcher dhe Ronald Reagan mbahen mend për revolucionin e mosinfluencimit me tregun e lirë në fillim të viteve 1980. Ata bënë fushatë dhe fituan mbi premtimin se kapitalizmi i tregut të lirë do të sillte zhvillim dhe do të nxiste begatinë. Në vitin 2016, Nigel Farage, lideri i atëhershëm i Partisë së Pavarësisë së Mbretërisë së Bashkuar (UKIP) i cili ishte mendja kryesore e Brexit dhe presidenti i zgjedhur i SHBA-ve Donald Trump bënë fushatë dhe fituan mbi një bazë shumë të ndryshme: mbi nostalgji. Premtimet e tyre ishin “për të rimarrë kontrollin” dhe “për ta bërë Amerikën sërish madhështore” – me fjalë të tjera, për të kthyer orën mbrapsht.

Siç vëzhgoi Mark Lilla nga Universiteti Kolumbia, Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA nuk janë vetëm në përjetimin e një rigjallërimi reaksionar. Në shumë vende të përparuara dhe në zhvillim, e shkuara papritur ngjan se ka më shumë ndikim se e ardhmja. Në Francë, Marine Le Pen, kandidatja nacionaliste e djathtë në zgjedhjet presidenciale të ardhshme, bën apel për një periudhë kur qeveria franceze kontrollonte kufijtë, mbronte industrinë dhe menaxhonte valutën. Zgjidhje të tilla funksiononin në vitet 1960, pretendon liderja e Frontit Kombëtar, ndaj zbatimi i tyre tani do të rikthente begatinë.

Qartazi, apele të tilla kanë prekur aty ku duhet elektoratin në Perëndim. Faktori kryesor i këtij ndryshimi në sjelljet publike është se shumë shtetas kanë humbur besimin në progres. Ato nuk besojnë më se e ardhmja do t’i sjellë atyre përmirësim material dhe se fëmijët e tyre do të kenë një jetë më të mirë. Ata shohin pas sepse kanë frikë të shohin përpara.

Progresi ka humbur shkëlqimin e vet për shumë arsye. E para është një dekadë e performancës ekonomike në rënie: për shumëkënd nën moshën 30-vjeçare, veçanërisht në Europë, normalja e re është recesioni dhe stanjacioni. Goditja e marrë nga kriza financiare ka qenë e rëndë. Për më tepër, ritmi i fitimit nga produktiviteti në vendet e përparuara (dhe në një shtrirje të madhe në vendet në zhvillim) mbetet në shkallë disproporcionale i ulët. Si rezultat, ka shumë pak të ardhura për t’u shpërndarë – dhe edhe më pak në vendet në plakje ku më pak njerëz punojnë dhe ata në pension jetojnë më gjatë. Ky realitet i zymtë mund të mos zgjasë (jo të gjithë ekonomistët bien dakord se do të zgjasë); por shtetasve mund t’u falet që e kanë marrë realitetin me seriozitet.

Arsyeja e dytë përse progresi ka humbur besueshmërinë është se revolucioni dixhital rrezikon të dëmtojë klasën e mesme që ka formuar shtyllën kurrizore të shoqërive të pasluftës në ekonomitë e përparuara të botës. Për sa kohë progresi teknologjik po shkatërronte vendet e punës së atyre që nuk zotëronin aftësi, përgjigjja e drejtpërdrejt politike ishte arsimimi. Robotizimi dhe inteligjenca artificiale po skatërron vendet e punës që kërkojnë aftësi të mesme, duke çuar në një treg pune të polarizuar, ku vende pune po krijohen në dy skajet e shpërndarjes së rrogave. Për ata, aftësitë e të cilëve kanë humbur vlerën dhe punët e të cilëve janë kërcënuar nga automatizimi, ky zor se quhet “progres”.

Një arsye e tretë, e lidhur me këto, është shpërndarja e pabarabartë e të ardhurave kombëtare që mbizotëron në shumë vende. Progresi social bazohej mbi premtimin se përfitimet e përparimit teknologjik dhe ekonomik duhen ndarë. Por kërkimi i fundit që e hedh poshtë këtë nga Raj Chetty dhe kolegët e tij tregon se rreth 90% e të rriturve amerikanë, të lindur në fillim të viteve 1940 fitonin më shumë se prindërit e tyre, gjë që u ul vazhdimisht që atëherë, në 50% të atyre të lindur në mesin e viteve 1980. Vetëm një e katërta e kësaj rënie ndodh për shkak të ngadalësimit të zhvillimit ekonomik; pjesa tjetër është shkak i një shpërndarje gjithnjë e më të pabarabartë ndarjesh të ardhurash. Kur pabarazia arrin në proporcione të tilla, ajo gërryen këtë bazë të kontratës sociale. Është e pamundur të flasësh për progres të përgjithshëm kur fëmijët kanë një shans të barabartë të jenë më keq se prindërit e tyre.

Së katërti, pabarazia e re ka një dimension politik të thellë. Njerëzit e arsimuar, të suksesshëm profesionalisht gjithnjë e më shumë po martohen dhe po jetojnë pranë njëri-tjetrit, kryesisht në zona të mëdha dhe të pasura metropolitane. Ata që mbeten gjithashtu martohen dhe jetojnë pranë njëri-tjetrit, kryesisht në zona më të pazhvilluara ose në qytete të vogla. Rezultati, sipas Mark Muro dhe Sifan Liu të Institutit Brookings është se kontetë amerikane ku fitoi Trump përbëjnë vetëm 36% të PBB-së, ndërsa ato të fituara nga Hillary Clinton përbëjnë 64%. Pabarazia e gjerë krijon komunitete të mëdha njerëzish pa të ardhme, ku aspirata mbizotëruese mund të jetë vetëm kthimi i kohës mbrapsht.

Besimi në progres ishte një parashikim kyç i kontratës politike dhe sociale të dekadave të postluftës. Ka qenë gjithnjë pjesë e ADN-së së të majtës, por edhe e djathta e ka përqafuar. Pas asaj që ndodhi në 2016, mbështetja për një koncept të huazuar nga Ndriçimi nuk mund të merrej më për të mirëqenë.

Për këdo që beson se progresi duhet të mbetet busulla që drejton shoqëritë në shekullin e 21, prioriteti është të ripërkufizohet në kontekstin e sotëm dhe të përcaktohet axhenda politike korresponduese.

Edhe duke lënë anash dimensione të tjera të rëndësishme të problemit – si frika e globalizimit, dyshimet etike në rritje rreth teknologjive bashkëkohore dhe shqetësimet rreth pasojave mjedisore të zhvillimit – ripërkufizimi i progresit është një sfidë për shumë e madhe. Kjo pjesërisht për shkak se një axhendë e ndjeshme duhet të zgjidhë njëkohësisht dimensionet makroekonomike, arsimore dhe të shpërndarjes së tij. Gjithashtu zgjidhjet e të djeshmes i përkasin të shkuarës: një kontratë sociale e projektuar për një mjedis të zhvillimit të lartë, që barazon progresin teknologjik nuk do të ndihmojë në zgjidhjen e problemeve të një bote të zhvillimit të ulët ndaj inovacionit teknologjik.

Thënë shkurt, drejtësia sociale nuk është çështje vetëm e ambjentalistëve të klimës më të drejtë. Për disa dekada, zhvillimi i ka shërbyer si zëvendësues politikave të ndjeshme të kohezionit social. Shoqëritë e përparuara tani kanë nevojë për kontrata sociale që durojnë ndryshimet demografike, shpikjet teknologjike dhe tronditjet ekonomike.

Në vitin 2008, presidenti amerikan Barack Obama bëri fushatë mbi “shpresën” dhe “ndryshimin ku ne mund të besojmë”. Përgjigjja kryesore ndaj ringjalljes reaksionare duhet të jetë përmbushja e këtij premtimi kryesisht të parealizuar.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2017. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. The Abandonment of Progress

Etiketa: ADNApelBarack ObamaboteBrexitDonald TrumpDrejtësiae djathtaInteligjenca ArtificialeKapitalizmiKrijonKrizaMarine Le PenMbretëria e BashkuarMjedisndikimPabaraziaParaPBBprogresProject SyndicatePunëQeveriaSHSHBATregTrumpUniversitetiZgjedhjetzhvillim
Tjetri
Haradinaj kritikon Francën për arrestimin e tij

Haradinaj kritikon Francën për arrestimin e tij

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.