AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Shpërthim në minierën e Bulqizës, tre minatorë të bllokuar nën tokë

Hysen LikdishangaHysen Likdisha
9 years më parë
në Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Minatorë të minierës së Bulqizës, duke punuar në galeri. Foto: Gj.Erebara, Arkiv

Shpërthimi i gazit në pusin 7, që menaxhohet nga koncesionari Albchrome ka bllokuar të paktën tre minatorë në thellësinë 1500 metra, ndërsa tre të tjerë u plagosën lehtë. Aksidenti i dytë në minierat e vendit në 10 ditë.

Minatorë në Bulqizë. Foto: Reporter.al
Minatorë në Bulqizë. Foto: Reporter.al

Tre minatorë u plagosën ndërsa të paktën tre të tjerë mendohet se janë ende të bllokuar, pas një shpërthimi gazi në pusin 7 të minierës së Bulqizës. Shpërthimi i gazit ndodhi rreth mesditës së shtunë, ndërsa minatorët po punonin në nivelin 16 të pusit që zotërohet nga Albchrome.

Ministria e Energjitikës njoftoi se shpërthimi kishte ndodhur gjatë punimeve që po zhvillohen për hapjen e pusit të thellësisë, i cili sipas saj do të shtojë jetëgjatësinë e minierës. Investimi kryhet nga kompania koncesionare Albchrome, e cila i përket grupit Balfin, përmes kompanisë kineze Wenzhou Mining Co Ltd, e nënkontraktuar nga koncesionari për këtë shërbim.

Ministria po ashtu njoftoi se tre të plagosurit dhe tre të humburit që mendohet se janë bllokuar në minierë janë shtetas kinezë dhe punonjës të Wenzhou Mining Ltd.  Nga të dhënat e para mësohet se punëtorët në rreth 1500 metra thellësi kur ka shpërthyer gazi metan, e për pasojë janë plagosur 3 prej tyre që punonin si sinjalizues.

Por, nëse 3 të plagosurit u nxorën nga thellësitë e minierës dhe u dërguan në spitalin e Bulqizës për të marrë ndihmën e duhur mjekësore dhe u konstatua se ishin jashtë rrezikut për jetën, ende nuk bëhet me dije për fatin e të paktën tre minatorëve të tjerë, që punonin në ballin e galerisë, të cilët kanë mbetur të bllokuar në nëntokë.

Nga burime pranë policisë mësohet se grupi i avaro-shpëtimit të minierës, nuk ka mundur të nxjerrë minatorët e bllokuar nga miniera për shkak të sasisë së madhe të gazit metan të shpërthyer.   Ministria e Energjetikës njoftoi se nga Tirana është nisur grupi i RISHM-it (Reparti i Inspektim Shpëtim Minierave), për të përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti.  Po kështu mësohet se nga Peshkopia ka ardhur grupi i ekspertëve hetimorë të Prokurorisë për të hetuar në lidhje me ngjarjen.

Ky është aksidenti i dytë brenda 10 ditëve të të fundit në miniera. Më 27 janar, një minator humbi jetën në Tropojë dhe një tjetër u plagos, pasi u shemb galeria. Ndërkohë raste të ngjashme ka pasur në vazhdim në të gjithë vendin, megjithë premtimet për rritje të sigurisë, aksidentet e rënda nuk janë shmangur.

Etiketa: AksidentetAlbchromeBalfinBulqizëMinatorMinieraMjekmjekëpaktParaPunëPunëtorPunëtorëreporterreporter.alSHshpërthimsinjalizuesTirana
Tjetri
Vdekjet e minatorëve në galeritë e kromit mbeten të pandëshkuara

Prej dy ditësh të humbur 1500 metra nën tokë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.