AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Prej dy ditësh të humbur 1500 metra nën tokë

Hysen LikdishangaHysen Likdisha
9 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Minatorë të minierës së Bulqizës, duke punuar në galeri. Foto: Gj.Erebara, Arkiv

Deri në mesditën e të hënës, grupet e shpëtimit nuk kanë arritur të hyjnë në thellësinë e minierës, ku tri minatorë kinezë rezultojnë të bllokuar.

Minatorë të minierës së Bulqizës, duke punuar në galeri. Foto: Gj.Erebara, Arkiv
Minatorë të minierës së Bulqizës, duke punuar në galeri. Foto: Gj.Erebara, Arkiv

Fati i tri minatorëve kinezë të bllokuar nga shpërthimi i gazit metan dhe hidrogjenit në thellësitë e kompleksit minerar të Bulqizës mbetet i panjohur deri në mesditën e së hënës pasi grupet e shpëtimit nuk kanë arritur të depërtojnë në zonën e njohur si niveli 21, i cili gjendet në rreth 1,500 metra nën nivelin e tokës.

Grupet e kërkim shpëtimit të minierës gjatë ditës së shtunë kur dhe ndodhi aksidenti, punuan për të hyrë në minierë, për të mësuar për fatin e tre minatorëve të bllokuar, por nuk mundën të shkojnë poshtë nivelit të 5-të, pasi kishte prani të madhe gazi.

Për këtë shkak, ata ndërprenë kërkimet në mbrëmjen e të shtunës për të rinisur punën të dielën, kur erdhën edhe specialistë të Repartit të Inspektim Shpëtimit të Minierave (RISHM) nga Ministria e Energjetikës Tiranë.  Në operacionet e ndërmarra gjatë të dielës nga grupet e përbashkëta të kërkim shpëtimit, është bërë e mundur zbritja deri në nivelin e 14-të dhe janë hedhur tubat e ajrimit deri në nivelin e 16-të.

Shpërthimi në minierën e Bulqizës në mesditën e të shtunës shkaktoi tre të lënduar, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën ndërsa bllokoi në thellësi edhe tri minatorë të tjerë. Të gjithë të lënduarit ishin punonjës të kompanisë Ëenzhou Mining Co Ltd, e cila është kontraktuar nga koncesionari shqiptar Albania Chrome, për punimet në një objekt të njohur si pusi nr. 9. Synimi i pusit është të lidhë nivelin 16 me nivelin 21 të minierës, për të bërë të shfrytëzueshëm një sasi minerali kromi në thellësi të mëdha, investim që sugjeron se do t’i shtojë jetëgjatësinë e shfrytëzimit të këtij burimi minerar.

Por tre shpërthime të mesditës së të shtunës raportohet se kanë shkaktuar dëmtime të strukturës së minierës, gjë që po pengon grupet e shpëtimit të mbërrijnë te thellësitë ku mbetën të bllokuar minatorët.

Ekspertët shpjeguan për BIRN se shpresat janë që grupet e shpëtimit do të arrijnë në zonën e aksidentit rreth mbrëmjes së të hënës pasi sistemi i ajrimit të ketë ulur nivelin e lartë të gazit në thellësitë e minierës.

Kompleksi minerar i Bulqizës është një nga burimet minerare më të rëndësishme të Shqipërisë, por kromi i nxjerrë atje gjatë viteve 1980, kur qeveria e kohës e kishte këtë mineral si burimin kryesor të të ardhurave në valutë, ka bërë që miniera të degradojë dhe të kthehet në burim të vazhdueshëm aksidentesh duke i marrë jetën shumë minatorëve.

Etiketa: BIRNBulqizëGaleriMinatorMinieraPunëQeveriaSHshqip
Tjetri
Urdhri i Trump “ka vrarë” shpresat e refugjatëve, thotë aktivisti

Urdhri i Trump “ka vrarë” shpresat e refugjatëve, thotë aktivisti

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.