AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Prokuroria kërkon heqjen e mandateve për kryebashkiakët e Tepelenës dhe Poliçanit

BIRNngaBIRN
9 years më parë
në Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Adriatik Llalla. Foto: LSA / MALTON DIBRA

Emrat e Tërmet Peçit dhe Adriatik Zotkajt gjenden në listën e atyre që e plotësuan për herë të dytë formularin e dekriminalizimit, por Prokuroria thotë se do të marrë parasysh vetëm të dhënat e deklaruara brenda afatit ligjor.

Adriatik Llalla. Foto: LSA / MALTON DIBRA
Adriatik Llalla. Foto: LSA / MALTON DIBRA

Kryeprokurori Adriatik Llalla deklaroi të hënën se Prokuroria ka kërkuar heqjen e mandateve për dy kryebashkiakë të Partisë Socialiste në kuadër të zbatimit të ligjit të dekriminalizimit. Përmes një njoftimi për shtyp, Prokuroria e Përgjithshme sqaroi se kryebashkiaku i Tepelenës, Tërmet Peçi dhe ai i Poliçanit, Adriatik Zotkaj janë në kushtet e ndalimit të ushtrimit të funksionit, pasi nuk kanë deklaruar brenda afatit ligjor dënime të formës së prerë.

Sipas Prokurorisë, kryebashkiaku Peçi e ka dorëzuar formularin e tij të parë më 21 prill 2016 dhe nuk ka deklaruar në të një dënim të formës së prerë me 150 mijë lekë gjobë të vitit 2004 për veprën penale të “përdorimit të dokumenteve të falsifikuara”.

Ndërkohë, kryebashkiaku i Poliçanit, Adriatik Zotkaj ka deklaruar tre dënime gjyqësore në formularin e dorëzuar më 22 prill 2016 në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, por nuk ka reflektuar në të një dënim të vitit 1985.

Emrat e Tërmet Peçit dhe Adriatik Zotkajt ndodhen në listën e 12 zyrtarëve të cilët i kërkuan Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të ndryshojnë apo të plotësojnë vetëdeklarimet e tyre për pastërtinë e figurës, duke argumentuar se nuk e kishin kuptuar ligjin.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pranoi se u kishte dhënë atyre një mundësi të dytë për të korrigjuar të dhënat në formularin e vetëdeklarimit, duke u bazuar në kodin e procedurës administrative.

Prokuroria e Përgjithshme deklaroi të hënën se vetëdeklarimet e administruara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve jashtë afateve ligjore nuk do të merren parasysh.

“…Sipas ligjit 138/2015 dhe vendimit 17/2016 të Kuvendit të Shqipërisë, ky formular është i vetmi formular që është plotësuar duke respektuar afatet ligjore. Çdo formular tjetër apo materiale të tjera, nuk mund t’i nënshtrohen verifikimit pasi bien në kundërshtim të hapur me ligjin,” thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Përgjithshme.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka votuar heqjen e mandateve të deputetëve Shkëlqim Selami dhe Dashamir Tahiri si dhe të kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Rroshi. Një kërkesë e Prokurorisë për heqjen e mandatit të deputetit të Lezhës, Armando Prenga nuk u shqyrtua nga KQZ, duke i dhënë atij mundësinë që të jepte dorëheqjen.

Etiketa: AdministrativeAdriatikAdriatik LlallaAdriatik ZotkajArmando PrengadeputetDibraElvis RroshiGjyqKomisioni Qendror i ZgjedhjeveKQZKryebashkiakLezhëPartisë SocialisteProkuroriaProkuroria e Përgjithshmeshqiptërmet
Tjetri
Mjedisorët në Kroaci protestojnë mbi biçikleta kundër ndryshimit klimatik (Fotogaleri)

Mjedisorët në Kroaci protestojnë mbi biçikleta kundër ndryshimit klimatik (Fotogaleri)

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.