AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Zjarri në Bibliotekën Kombëtare, Asllani: U dëmtuan botime të pas viteve ‘90

Ivan DervishingaIvan Dervishi
9 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një zjarrfikës hyn në godinën e Bibliotekës Kombëtare, 15 mars 2017. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Pasi kati i dytë i Bibliotekës Kombëtare në Tiranë u përfshi nga flakët dhe tymi, drejtoresha Persida Asllani bën vlerësimin e dëmit dhe deklaron se zjarri nuk ka prekur vlerat e rralla dhe arkivin shqip të fondit të Bibliotekës.

Zjarri në Bibliotekën Kombëtare Shqiptare preku katin e dytë të ndërtesës. 15 mars 2017. Foto: Ivana Dervishi/BIRN
Zjarri në Bibliotekën Kombëtare Shqiptare preku katin e dytë të ndërtesës. 15 mars 2017. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Mjediset e Bibliotekës Kombëtare në Tiranë u përfshinë nga flakët rreth orës 10:40 të mëngjesit të së mërkurës, ndërkohë që tymi i zjarrit shpërtheu në një hapësirë të katit të dytë të fondeve të bibliotekës.

Stafi i Bibliotekës Kombëtare u evakuua, ndërsa një nga punonjësit që shfaqi probleme me frymëmarrjen mori ndihmën mjekësore dhe nuk ka dëme serioze.  

Në një deklaratë për shtyp, drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare, Persida Asllani sqaroi se ndonëse librat e përfshirë nga flakët nuk ishin të dixhitalizuar, besohet se pjesa më e madhe e tyre qenë botime të pas viteve  ’90 dhe dëmet sipas saj do të jenë të rikuperueshme.

“Nuk rezulton të jenë prekur mjediset ku ruhen vlerat e rralla dhe arkivi shqip i fondeve të bibliotekës kombëtare dhe as baza elektronike e të dhënave kombëtare të bibliotekës,” tha Asllani.

Vlerat e rralla dhe arkivi shqip i Bibliotekës Kombëtare përfshijnë botime me vlera të veçanta për pasurinë e shkruar të shqiptarëve, duke filluar nga botimet e para në gjuhën shqipe (shek. XVI) deri në ditët tona.

Ato përbëhet nga antikuari, dorëshkrimet dhe hartat.

Koleksioni i antikuarit, që përbëhet nga 2449 vepra të rralla të botuara në shekujt XV-XVIII, përfshin edhe veprat e para në gjuhën shqipe të Gjon Buzukut, Pjetër Budit, Pjetër Bogdanit, Frang Bardhit dhe të Jul Varibobës si dhe veprat në latinisht të humanistëve shqiptarë Marin Barleti, Marin Beçikemi dhe Dhimitër Frangu.

Libri më i vjetër i këtij koleksioni është vepra e papës Piu II “Epistolae de Conventu Mantvano”, botuar në Milano në vitin 1473.

Fondi i Dorëshkrimeve përbëhet nga 1189 vepra të shkruara me dorë kryesisht në gjuhët orientale (arabisht, osmanisht dhe persisht), shumica e të cilave janë kopjuar nga kaligrafë të specializuar në Shkodër, Berat, Elbasan, Tiranë etj. Dorëshkrimet orientale kanë përmbajtje fetare, juridike, historike, gjuhësore e letrare, si dhe një pjesë e të cilave me të dhëna për historinë e Shqipërisë dhe të qyteteve të saj.

Sipas informacionit të BKSH, koleksioni përmban një numër të vogël dorëshkrimesh shqip me alfabet grek, ku veçohet ndër të tjera Kodiku i Beratit i shek. XVIII.

Në Fondin e Hartave, Biblioteka ka 54 të tilla të cilat i takojnë shekujve XVI-XVIII dhe janë përpiluar nga hartografë europianë më në zë të kohës. Hartat e rralla kanë vlerë të posaçme për trojet shqiptare e më gjerë dhe janë burim informacioni me të dhëna të shumta historike, etnografike, gjuhësore, gjeologjike.

Sipas inventarit të kryer deri më 4 janar 2017, Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë ka gjithsej në fondet e saj 1.195.340 materiale bibliotekare si libra, periodikë, harta, atlase, mikrofilma e materiale të tjera.

Autoritetet po vazhdojnë punën për shuar plotësisht zjarrin dhe për të identifikuar shkaqet e tij, si dhe dëmet e shkaktuara në Bibliotekën Kombëtare.

 

Një zjarrfikës hyn në godinën e Bibliotekës Kombëtare, 15 mars 2017. Foto: Ivana Dervishi/BIRN
Një zjarrfikës hyn në godinën e Bibliotekës Kombëtare, 15 mars 2017. Foto: Ivana Dervishi/BIRN
Zjarri në Bibliotekën Kombëtare Shqiptare preku katin e dytë të ndërtesës. 15 mars 2017. Foto: Ivana Dervishi/BIRN
Zjarri në Bibliotekën Kombëtare Shqiptare preku katin e dytë të ndërtesës. 15 mars 2017. Foto: Ivana Dervishi/BIRN
Zjarri në Bibliotekën Kombëtare Shqiptare preku katin e dytë të ndërtesës. 15 mars 2017. Foto: Ivana Dervishi/BIRN
Zjarri në Bibliotekën Kombëtare Shqiptare preku katin e dytë të ndërtesës. 15 mars 2017. Foto: Ivana Dervishi/BIRN
Zjarri në Bibliotekën Kombëtare Shqiptare preku katin e dytë të ndërtesës. 15 mars 2017. Foto: Ivana Dervishi/BIRN
Zjarri në Bibliotekën Kombëtare Shqiptare preku katin e dytë të ndërtesës. 15 mars 2017. Foto: Ivana Dervishi/BIRN
Zjarri në Bibliotekën Kombëtare Shqiptare preku katin e dytë të ndërtesës. 15 mars 2017. Foto: Ivana Dervishi/BIRN
Zjarri në Bibliotekën Kombëtare Shqiptare preku katin e dytë të ndërtesës. 15 mars 2017. Foto: Ivana Dervishi/BIRN
Drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare flet me punonjësit e evakuar pas zjarrit. 15 mars 2017. Foto: Ivana Dervishi/BIRN
Drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare flet me punonjësit e evakuar pas zjarrit. 15 mars 2017. Foto: Ivana Dervishi/BIRN
Etiketa: BEBeratbiblioteka kombëtareBIRNelbasanIvana DervishiLibriMilanoMITMjekmjekëParaPunëShkodërshqipshqiptareZjarrfikës
Tjetri
Rritja e nostalgjisë për Jugosllavinë “pasqyron problemet bashkëkohore”

Rritja e nostalgjisë për Jugosllavinë “pasqyron problemet bashkëkohore”

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.