AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Rritja e nostalgjisë për Jugosllavinë “pasqyron problemet bashkëkohore”

Sven MilekicngaSven Milekic
9 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Festimi i ditëlindjes së Josip Broz Titos në Tivat, Mal i Zi, në vitin 2015. Foto: Facebook

Nostalgjia  për Jugosllavinë socialiste në disa vende të Ballkanit tregon pakënaqësi me kushtet e ditëve të sotme, tha për BIRN një historian që drejtoi hulumtimin.

Festimi i ditëlindjes së Josip Broz Titos në Tivat, Mal i Zi, në vitin 2015. Foto: Facebook
Festimi i ditëlindjes së Josip Broz Titos në Tivat, Mal i Zi, në vitin 2015. Foto: Facebook

Disa ish-shtete jugosllave mund të jenë më pak nostalgjike për kohën e Jugosllavisë sesa disa të tjera  sepse ato kanë qenë më të suksesshme në ndërtimin e kombit, sugjeroi Vjeran Pavlakoviç, një historian që udhëhoqi një ekip që hetoi procesin e ndërtimit të kombit në Ballkanin Perëndimor, hulumtimet e të cilit sapo janë publikuar në gjuhën kroate.

Sipas rezultateve të një studimi të kryer në vitin 2011 nga agjencia kroate Ipsos, i cili është përfshirë në hulumtim, vetëm pesë për qind të qytetarëve të Kosovës dhe 18 për qind të qytetarëve kroatë u vjen keq për shpërbërjen e Jugosllavisë.

Përqindjet e njerëzve që u vjen keq për shpërbërjen janë shumë më të mëdha në shtete të tjera post-jugosllave: 45.3 për qind në Maqedoni, 63.1 për qind në Mal të Zi dhe 68.2 për qind në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Qytetarët serbë janë më nostalgjikët për kohën e jugosllavisë, me 70.9 për qind që u vjen keq që Jugosllavia nuk ekziston më, sipas sondazhit.

“Mendoj se Kroacia i siguroi qëllimet e saj gjeo-strategjike, arriti të bëhej një shtet i pavarur dhe ndoshta kjo është arsyeja pse njerëzit e mbështesin më shumë këtë shtet të ri (Kroacinë e pavarur), të ndikuar nga kjo “rritje” e ndërtimit të narrativave të “ne si fitimtarë”, tha Pavlakoviç, duke shtuar se ai mendon se e njëjta gjë vlen edhe për Kosovën.

Ai sugjeroi se kjo nënkupton se “proceset e ndërtimit të shteteve ishin ‘të suksesshme’ dhe praktikisht kanë përfunduar në këto shtete”.

Pavlakoviç tha se vende të tjera ish-jugosllave “janë në një farë mënyre, shtete të papërfunduara” – Bosnja me dy entitetet e saj politike, Serbia që humbi luftërat e viteve 1990 dhe po përballet me pavarësinë e Kosovës dhe Maqedonia me problemet e saj të brendshme politike.

Kontrolli për kufijtë mbetet një faktor i rëndësishëm në këto vende, për shkak të frikave të vazhdueshme për ndarje,” shtoi ai.

“Në këtë kuptim, nuk është e çuditshme që u krijua kulti i presidentit jugosllav Josip Broz Tito, që njerëzve u vjen keq për shpërbërjen e Jugosllavisë, duke theksuar se ata jetonin më mirë në të kaluarën,” shpjegoi ai.

“Mendoj se kjo marrëdhënie ndaj Jugosllavisë është më shumë një pasqyrim i problemeve të sotme dhe jo një rezultat i jugosllavizmit si një ideologji,” shtoi ai.

Në anketim, dy për qind e njerëzve në Kosovë dhe 2.8 për qind e njerëzve në Kroaci thanë se ata e konsiderojnë ende veten jugosllavë, ndërsa 28.1 për qind e malazezëve dhe 31.8 për qind e serbëve e konsiderojnë veten ende jugosllavë.

Hulumtimi, i titulluar “Strategjitë e Ndërtimit Simbolik të Kombit në Shtetet e Ballkanit Perëndimor: Qëllimet dhe Rezultatet”, u krye në vitin 2011 në Shqipëri, Bosnjë, Kroaci, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe Serbi.

Versioni në anglisht i librit u botua në maj të vitit 2014.

Etiketa: anketimBIRNBosnjaFacebookIpsosKontrolliKosovëKroaciKroaciaMal i ZiMal të ZimalazezëveMaqedoniMaqedoniandarjeSerbiSerbiashqipShqipëriTito
Tjetri
Revolta provinciale i jep fund odisesë së Britanisë në BE

Europa e Bashkuar e të nesërmes?

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.