AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Europa e Bashkuar e të nesërmes?

Noëlle LenoirngaNoëlle Lenoir
9 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 6 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto: Flickr

Nga Brexit te një administratë armiqësore në SHBA, BE-ja përballet me sfida serioze për mbijetesën e vet. Por këto sfida mund të sjellin ndihmë për BE-në, përmes demonstrimit të faktit se sa shumë kanë nevojë për njëri-tjetrin vendet anëtare të BE-së, veçanërisht në garantimin e mbrojtjes dhe sigurisë së tyre.

Foto: Sean O'Dowd/Flickr
Foto: Sean O’Dowd/Flickr

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka tronditur aleancën transaltantike që prej kohësh dukej e palëkundshme. Në janar në një intervistë, ai e cilësoi NATO-n si “të dobët” dhe Bashkimin Europian si një “mjet për Gjermaninë.” BE-ja së shpejti do të bjerë në kolaps, parashikoi ai, me një numër vendesh që do të ndjekin Mbretërinë e Bashkuar. SHBA-të, sugjeron ai, do të jenë rehat me këtë skenar.

Me Trumpin, bota po mësohet tashmë me deklarata tronditëse dhe tërheqje të paturpshme. Por qëndrimi i tij ndaj Europës është me të vërtetë shqetësues. Nga mbështetja e tij entuziaste për Brexit te shprehja e mosbesimit ndaj kancelares Angela Merkel, udhëheqëses së vendit më të rëndësishëm në Europë, të gjitha këto duket se kanë për synim të dobësojnë BE-në në një moment kritik në histori.

Trump nuk është i vetëm në administratën e tij që do të kënaqet nga shpërbërja e BE-së: kryestrategu i tij Stephen Bannon, përqafon partitë etno-nacionaliste – të tilla si Fronti Nacional i Marine Le Pen në Francë, – e cila kërkon ta shkatërrojë BE-në. Ai që raportohet se është preferenca e Trump për postin e ambasadorit në BE, Ted Malloch, i ka thënë një televizioni grek se ai besonte se Greqia duhej të kishte dalë nga eurozona katër vjet më parë.

Por edhe më shqetësues se sa dyshimet që ka administrata e SHBA-së, është rritja e mosbesimit të vetë udhëheqësve të BE-së. Presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker, për shembull, nxiton të flasë publikisht mbi ndasitë e thella mes vendeve anëtare mbi Brexit dhe pyetjeve të tilla nëse “hungarezët dhe polakët duan të njëjtat gjëra si Gjermanët e Francezët”.

Në nivel kombëtar, mungesa e vullnetit politik ka sjellë një gadishmëri për përdorimin e referendumeve, të tilla si plebishitet në Francë dhe Hollandë mbi traktatin që themelonte Kushtetutën e Europës më 2005, votës në Hollandë mbi marrëveshjen e asociimit mes BE-së dhe Ukrainës prillin e kaluar dhe referendumin Brexit tri muaj më vonë. Në çdo rast, votuesit thanë “jo” – rezultate për të cilat mund të konsiderohen fajtorë veçanërisht udhëheqësit kombëtarë, si ata të Mbretërisë së Bashkuar, të cilët kanë vesin t’ia hedhin fajin BE-së për çdo problem të brendshëm.

Në të vërtetë, mendjengushtësia e udhëheqësve të Europës është një arsye e madhe se pse BE-ja po dështon të ruajë mbështjetjen e gjerë në publik. Mungesa e vizionit historik mes gjeneratës aktuale të udhëheqësisë politike minon ndjenjën e qëllimeve të përbashkëta, për të cilën qytetarët e BE-së kanë nevojë në mënyrë që të besojnë se i përkasin të njëjtës shoqëri, pavarësisht identiteteve të tyre të ndryshme kombëtare. Kur identiteti kombëtar është i vetmi identitet i disponueshëm, populistët e krahut të djathtë mund të fitojnë mbështetje duke e mbrojtur atë kundër Europës së “huaj”.

Që të jemi të qartë, shumë pretendojnë se pakënaqësitë popullore me BE-në, e për rrjedhojë, ngritja e populizmit të ekstremit të djathtë është një reagim ndaj mungesës së reformave strukturore në eurozonë. Por ka pasur edhe progres në drejtim të trajtimit të dobësive të eurozonës. Krijimi i një bashkimi bankar dhe themelimi i “Simestrit Europian” që synon të fuqizojë koordinimin buxhetor nëpër të gjithë Bashkimin, janë që të dyja hapa në drejtimin e duhur. Por, për shkak se BE-ja nuk është një shtet-komb, zgjidhje të tilla mund të negociohen – një problem ky jo i lehtë për t’u zgjidhur, në kohën kur qytetarët po nxiten kundër bashkimit.

Në çdo rast, duket pa gjasa që ngritja e populizmit të ekstremit të djathtë në Europë vjen me të vërtetë nga dobësitë e Europës, duke marrë parasysh se ajo lidhet ngushtë me ngritjen e Trump në SHBA. Ajo që kanë të përbashkët SHBA dhe BE, politikisht, është përdorimi i pretendimeve false dhe taktikave të frikësimit për t’i cytur qytetarët të tërhiqen brenda vetes.

Në Francë më 2005, forcat anti-BE pretenduan se ratifikimi i traktatit kushtetues mund të sjellë anulimin e të drejtave për abort si dhe detyrimin e Francës për ndërhyrje ushtarake në Irak. Më 2014, Juncker i tha David Cameron, në atë kohë kryeministër i Britanisë, i cili më vonë nisi referendumin Brexit, që të mos i portretizonte më Europianolindorët si kriminelë. Gjatë fushatës Brexit, Boris Johnson argumentoi se Brexit do të sjellë £350 milionë paund më shumë për javë për Shërbimin Kombëtar të Shëndetësisë.

Shkurt, faktori kryesor që minon BE-në nuk është ekonomik, por është politik. Në fund të fundit, megjithëse tregu i përbashkët është arritja më e madhe e Europës, BE-ja ka qenë gjithmonë në thelb një projekt politik. Kjo është arsyeja se pse e ardhmja e Europës qëndron në ristrukturimin e eurozonës si një entitet politik, bazuar në bashkëpunim më tërësor. Siç e pati deklaruar në vitin 1950 ministri i Jashtëm i Francës Robert Schuman, “është në thelb solidariteti” themeli i ndërtimit të Europës.

Në një farë mase, armiqësia e Trump ndaj Europës, pa përmendur rritjen e gjuhës luftënxitëse nga Presidenti i Rusisë Vladimir Putin, mundet në fund ta ndihmojë BE-në, duke demonstruar se anëtarët e saj kanë nevojë shumë për njëri-tjetrin, veçanërisht për të garantuar mbrojtjen dhe sigurinë. Edhe para se Trump të fillonte të denigronte NATO-n, Komisioni Europian pati publikuar një strategji botërore, në të cilën theksonte se NATO nuk mund të jetë më e vetme përgjegjëse për garantimin e sigurisë së Europës. Një “mbrojtje më e besueshme Europiane” është e nevojshme.

Për këtë qëllim, Komisioni Europian ka premtuar Fondin Europian të Mbrojtjes, i cili mund të fuqizojë kërkimin e përbashkët për mbrojtjen dhe t’i lejojë vendet pjesëmarrëse të reduktojnë kostot përmes blerjes së përbashkët të aseteve ushtarake. Përpjekja nga Franca dhe Gjermania për të themeluar një “seli qendrore të përbashkët dhe të përhershme për forcat ushtarake të BE-së” me detyrë për të mbikëqyrur operacionet e trupave Europiane nëpër botë, është gjithashtu një hap në drejtimin e duhur.

Një politikë e përbashkët sigurie do të jetë me rëndësi thelbësore për të trajtuar sfidat e tjera të mëdha të BE-së, si kriza e migrimit. Vendet Europiane duhet të punojnë bashkarisht për të shkatërruar operacionet e trafikut të qenieve njerëzore dhe për të imponuar sanksione të rënda penale për organizuesit e tyre. Përpjekjet për të kontrolluar migrimin duhet të ndërmerren paralelisht me luftën kundër terrorizmit Islamik, për shkak se publiku – në mënyrë të drejtë apo të gabuar – ka mbërritur në pikën kur beson se të dyja çështjet janë të lidhura. Le Pen, anti-BE dhe anti-imigrantë mund të mos jetë në vetvete kandidatja e vetme presidenciale në Francë që i trajton këto shqetësime.

Pavarësisht se çfarë thotë Trump, nuk është e pashmangshme që Brexit të shkatërrojë Europën. Përkundrazi, për shumë qytetarë të Europës – nga Irlanda në Greqi, e madje edhe HUngari dhe Poloni – Brexit qe në vetvete një zile zgjimi. Votuesit Europianë do të testohen edhe një herë në gadishmërinë e tyre për të ruajtur BE-në në zgjedhjet e ardhshme në Hollandë, Francë dhe Gjermani. Zgjidhja e tyre është mes një Europe të pasigurtë dhe të prirur nga lufta të së djeshmes, dhe Europës me besim dhe të bashkuar të së nesërmes.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2017. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. The United Europe of Tomorrow?

Etiketa: AdministrataAngela MerkelBEbesimBoris JohnsonBrexitDavid CameronDonald TrumpEuropaFrancaGjermaniGjermaniaGreqiGreqiaHungariIrakKomisioni EuropianKrizaLuftaMarine Le PenmbështetjembrojtjeMerkelNATOParaPolonipopulistprogresProject SyndicatePutinsanksioneSHSHBATreguTrumpUkrainëVladimir PutinvotuesitZgjedhjet
Tjetri
Një aleancë politike progresiste për Europën

Rikthimi i Strategjisë Industriale

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.