AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Rikthimi i Strategjisë Industriale

Paola SubacchingaPaola Subacchi
9 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Simboli i Euros para selisë së vjetër të Bankës Qendrore Europiane fotografuar pas pikave të shiut që kanë rënë mbi një dritare në Frankfurt të Gjermanisë më 18 tetor 2016. (AP Photo/Michael Probst)

Politika industriale u la mënjanë si e panevojshme përgjatë viteve dinamike 1980, kryesisht si pasojë të rolit të perceptuar që këto politika patën në stanjacionin e dekadës paraardhëse. Por tani këto politika po përqafohen edhe një herë në ekonomitë e zhvilluara, para së gjithash për shkak se, nëse bëhen siç duhet, ato mund të jenë në gjendje të largojnë votuesit e klasës punëtore nga partitë populiste.

Simboli i Euros para selisë së vjetër të Bankës Qendrore Europiane fotografuar pas pikave të shiut që kanë rënë mbi një dritare në Frankfurt të Gjermanisë më 18 tetor 2016. (AP Photo/Michael Probst)
Simboli i Euros para selisë së vjetër të Bankës Qendrore Europiane fotografuar pas pikave të shiut që kanë rënë mbi një dritare në Frankfurt të Gjermanisë më 18 tetor 2016. (AP Photo/Michael Probst)

Politika industriale po kthehet me forcë në shumë vende të zhvilluara. E hedhur poshtë si e panevojshme përgjatë viteve 1980 si dhe si kontribuese në stanjacionin e dekadës paraardhëse, ajo sot po shihet gjithnjë e më shumë si një mjet për të larguar votuesit e klasës punëtore nga partitë politike të ekstremit të djathtë. Por zhvillimi i strategjive moderne dhe efikase për industrinë nuk do të jetë një punë e lehtë.

Bashkimi Europian është përpjekur të përkufizojë një kuadër të përgjithshëm konsistent në trajtimin e kësaj teme që nga viti 2014, kur publikoi një analizë të avantazheve dhe disavantazheve të të pasurit të një politike industriale. Mbretëria e Bashkuar është edhe më përpara në këtë drejtim, pasi publikoi në janar një studim paraprak të gatshëm për t’i debatuar mbi ndërtimin e një strategjie industriale. Presidenti i SHBA-së Donald Trump është fokusuar gjithashtu te politika industriale, megjithëse versioni i tij ka gjasa do të përfshijë ndërhyrje në përmasa të konsiderueshme nga shteti si dhe masa proteksioniste.

Vizioni regresiv i Trump, pavarësisht se nuk ka dhënë detaje, sakaq duket defektoz. Por përqasja e Europës ndaj strategjisë industriale ofron një bazë të mirë, para së gjithash për shkak se gjasat janë që BE-ja nuk do të kryejë ndërhyrje shtetërore në ekonomi siç ka ndodhur në të shkuarën. Në Mbretërinë e Bashkuar, për shembull, qeveria pret të përqendrohet në të ashtuquajturat “ndërhyrje të shënjestruara” që dizenjohen për të krijuar incentiva pozitive, për të korrektuar dështime të tregut dhe për të trajtuar disbalancat shoqërore, gjeografike e sektorale. Qartazi, udhëheqësit politikë kanë mësuar disa leksione të rëndësishme nga historia.

Por probleme serioze mbeten. Qeveritë e Europës duket se mendojnë se ata mund të zbatojnë politika ad hock që fuqizojnë “dorën e padukshme” sot dhe se këto politika do të mund të përputhen disi me një kuadër gjithëpërfshirës. Kjo hipotezë duket optimiste në rastin më të mirë.

Plani i Mbretërisë së Bashkuar nuk i ka ende objektivat kryesore të strategjisë. A mos përfshihet këtu fuqizimi i rritjes së PBB-së në periudhën pasi Mbretëria e Bashkuar të mos jetë më pjesë e tregut të përbashkët Europian dhe bashkimit doganor? Apo do të jetë si objektiv fuqizimi i potencialit për rritje ekonomike të Britanisë (pra, rritja ritmit të rritjes në terma afatgjatë)? Plani i qeverisë i përmend të dyja objektivat por nuk thotë gjë për atë se si do të balancohen këto objektiva.

Udhëheqësit e Mbretërisë së Bashkuar pranojnë se, nëse strategjia e tyre synon të fuqizojë rritjen pas Brexit, ajo ndoshta do të duhet të zbatohet në kontekstin e tarifave më të larta të ndërjesllta me BE-në, ndërkohë që BE-ja do të vijojë të mbetet tregu kryesor i Britanisë. Një strategji e tillë do të duhet të marrë në llogari edhe konkurrueshmërinë botërore të industrisë britanike dhe të plotësojë politikën e re tregtare të pavarur të këtij vendi.

Në të njëjtën kohë, qeveria britanike duhet të mos mbetet peng i dëshirave për të ruajtur rritjen ekonomike afatshkurtër dhe punësimin pas Brexit dhe të mos shohë nevojën për të fuqizuar potencialin afatgjatë të rritjes. Por në mënyrë shqetësuese, strategjia e propozuar thekson me tepri ngritjen e gardheve mbrojtëse dhe angazhimin e vetë qeverisë në ekonomi. Megjithëse qeveritë kanë të drejtë të kenë frikë nga ndërhyrjet e drejtpërdrejta në treg, ato duhet të mbeten aktive në shumë mënyra të tjera. Veçanërisht, ata duhet të analizojnë se cilët sektorë dhe industri kanë më shumë mundësi të kontribuojnë në rritjen afatgjatë dhe të ndihmojnë për mundësimin e suksesit të tyre – potencialisht edhe në mënyrat që përmbajnë rreziqe reale financiare.

Për shembull, qeveritë duhet të mendojnë për investimet e mëdha infrastrukturore që kanë eksternatilete pozitive, fjala vjen, kohë më e shkurtër udhëtimi për të vajtur në punë si dhe përfitimet shoqëruese ekonomike e shoqërore – investime të natyrës së tillë që mund të konsiderohen tepër të mëdha apo tepër të rrezikshme për t’u ndërmarrë nga sektori privat. Kjo është veçanërisht e rëndësishme atje ku qeveritë kanë akses në një gamë më të gjerë informacioni se sa sektori privat, gjë që fuqizon aftësinë për të optimizuar investimet.

Një komponent tjetër që po humbet nga diskutimet aktuale mbi politikën industriale në Europë është një afat i qartë zbatimi. Realiteti është që një strategji e zhvilluar sot mund të kërkojë një gjeneratë kohë për të dhënë rezultate (fjala vjen, reforma në arsim). Kështu një strategji efikase industriale duhet të zhvillojë jo vetëm një plan me afate kohore të përgjitshme, por edhe me objektiva të qarta për periudha më të shkurtra.

Në rastin e Mbretërisë së Bashkuar, këto objektiva duhet të përfshijnë synimet afatshkurtra dhe ndryshimet e lidhura me procesin Brexit. në fund të fundit, një strategji efikase industriale dhe moderne kërkon një analizim të kujdesshëm të aseteve dhe burimeve, përfshirë kapitalin njerëzor për të cilat ekonomia do të ketë nevojë në vitet e ardhshme. Për mbretërinë e Bashkuar, llogaritje të tilla nuk mund të bëhen veçmas Brexit. Në veçanti, udhëheqësit e Mbretërisë së Bashkuar duhet të identifikojnë fillimisht burimet që janë të lidhura me tregun e përbashkët europian dhe të zbulojnë se si mund të zëvendësohen këto burime dhe sa kohë do të kërkojë ky proces.

Elementi final kritik i një strategjie efektive industriale është kuadri institucional mbi të cilin mbështetet një strategji e tillë. Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar pranon rëndësinë e krijimit të institucioneve të duhura për të zgjidhur pabarazitë rajonale. Por institucionet duhet të shkojnë përtej lidhjes së sektorëve dhe rajoneve për të siguruar transparencë dhe llogaridhënie, veçanërisht në marrëdhëniet mes sektorit privat dhe sektorit publik.

Me këtë në mendje, udhëheqësit Britanikë duhet të mendojnë se cilat nga institucionet e nevojshme ekzistojnë aktualisht dhe cilat duhet të përmirësohen. Është e rëndësishme që të rezistohet përballë idesë që institucionet e dobëta apo inefikase të mbyllen dhe në vend të kësaj duhet të mendohet se si mund të reformohen dhe fuqizohen ato.

Ndryshime madhore po vijnë për ekonomitë e Britanisë dhe të Europës. Udhëheqësit duhet të veprojnë tani për të përkufizuar një vizion të përgjithshëm strategjik që do t’i mundësojë atyre të përballen me sfidat. Ky vizion duhet të jetë i fuqishëm dhe ambicioz. Mbi të gjitha, ai duhet të jetë i përbashkët. Në një kohë kur polarizimi po intensifikohet, kjo mund të jetë edhe pjesa më e vështirë.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2017. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. The Return of Industrial Strategy

Etiketa: Bashkimi EuropianBEBrexitDonald TrumpekonomiEkonomiaFinalinvestimeMASMasaMbretëria e BashkuarParaPBBProject SyndicatePunëQeveriaReformaSHSHBATregTreguTrumpvotuesit
Tjetri
Sirianët investojnë në Bosnje pavarësisht luftës në atdhe

Sirianët investojnë në Bosnje pavarësisht luftës në atdhe

gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

17:26 | 22/06/2026
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.