AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Kuvendi ‘voton’ të mos zgjedhë president

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
9 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kuvendi i Shqipërisë pa praninë e opozitës. Foto: Malton Dibra/LSA

Data 19 prill qe përcaktuar si dita për të votuar një ose disa kandidatë për presidentë. Ashtu si në vitin 2012, “votimi” u quajt i kryer edhe pse nuk pati as kandidat dhe as votim. Të enjten pritet të bëhet raundi i dytë.

Kuvendi i Shqipërisë pa praninë e opozitës. Foto: Malton Dibra/LSA

Kuvendi i Shqipërisë dogji sot raundin e parë të zgjedhjes së presidentit të ardhshëm të vendit pa votuar asnjë kandidat të shpallur, duke përsëritur skemën e vitit 2012, skemë e cila ka gjasa nuk do t’i japë vendit një ‘president konsensual’ siç kërkohet nga Kushtetuta.

Në seancën plenare të zhvilluar sot, qe përcaktuar që deputetët të votonin për një ose disa kandidatura, por asnjë kandidaturë nuk u paraqit, ndërsa presidenti i ardhshëm pritet të jetë njësoj si në vitin 2012, një surprizë e momentit të fundit.

Kushtetuta e amenduar me marrëveshjen politike Berisha – Rama të vitit 2008, sanksionon që presidenti duhet të tentohet të zgjidhet përgjatë pesë raundeve, fillimisht me konsensus të gjerë dhe me 84 vota deputetësh dhe në fund, nëse kjo nuk është e mundur, pa konsensus dhe me 71 vota.

Koalicioni aktual qeverisës ka nominalisht rreth 90 vota parlamentare, gjë që teorikisht nënkupton mundësinë e zgjedhjes së presidentit që në raundin e parë me apo pa pëlqimin e opozitës. Por fakti është që koalicioni qeverisës nuk paraqiti asnjë kandidaturë, duke demonstruar se mes partive që përbëjnë këtë koalicion nuk ekziston kompromisi për të zgjedhur një president.

Situata komplikohet më tej, për shkak se teorikisht, asnjë parti politike nuk disponon 71 vota parlamentare dhe rrjedhimisht, ekziston mundësia që vendi të mos zgjedhë dot një president as në raundin e katërt apo të pestë.

Por kryetari i Kuvendit Ilir Meta deklaroi se arsyeja e mosparaqitjes së asnjë kandidati qe “për t’i dhënë kohë opozitës”, dhe jo për arsye numrash. Nga ana tjetër, opozita nuk duket se do të ketë shumë kohë për të menduar pasi raundi i dytë është përcaktuar të enjten, vetëm 24 orë pas raundit të parë.

Kryeministri Edi Rama deklaroi pas seancës se i disponon votat për president dhe se nuk ka paraqitur kandidat me shpresë se do t’i hapë rrugë bisedimeve me opozitën për president konsensual.

Votim pa votim

[fact title=”Neni 87 i Kushtetutës”] 1. Kandidati për President i propozohet Kuvendit nga një grup prej jo më pak se 20 deputetësh. Një deputet nuk lejohet të propozojë në të njëjtën kohë më shumë se një kandidat.
2. Presidenti i Republikës zgjidhet me votim të fshehtë dhe pa debat nga Kuvendi. Për zgjedhjen e Presidentit, Kuvendi zhvillon deri në pesë votime. Votimi i parë zhvillohet jo më vonë se shtatë ditë nga fillimi i procedurës për zgjedhjen e Presidentit. Secili nga votimet e tjera zhvillohet jo më vonë se shtatë ditë nga përfundimi pa sukses i votimit pararendës. Votimi quhet i kryer edhe kur në konkurrim nuk paraqitet asnjë kandidat. Në votimin e dytë, të tretë dhe të katërt mund të paraqiten kandidatë të rinj, sipas kushteve të pikës 1 të këtij neni.
3. Presidenti zgjidhet në votimin e parë, të dytë ose të tretë kur një kandidat merr jo më pak se tri të pestat e votave të të gjithë anëtarëve të Kuvendit. Në votimin katërt dhe të pestë zgjidhet President kandidati që siguron më shumë se gjysmën e votave të të gjithë anëtarëve të Kuvendit.
4. Votimi i pestë zhvillohet kur në votimin e katërt asnjë kandidat nuk ka siguruar shumicën e kërkuar të votave. Votimi i pestë zhvillohet vetëm midis dy kandidatëve që kanë marrë më shumë vota në votimin e katërt. Në rast se ka më shumë se dy kandidatë me të njëjtin numër votash, kandidati që merr pjesë në votim caktohet me short.[/fact]

Kushtetuta e vitit 1998 pati përcaktuar si parim që presidenti i Republikës të zgjidhej nga tri të pestat e votave të deputetëve, duke supozuar që maxhoranca dhe opozita parlamentare të binin dakord për zgjedhjen e një presidenti konsensual. Presidenti i parë i zgjedhur pas kësaj kushtetute, Alfred Moisiu, u zgjodh në vitin 2003 me kompromis mes maxhorancës dhe opozitës, si pjesë e negocimit të një marrëveshjeje të gjerë të kryer mes Ramës dhe Berishës për të reformuar administrimin zgjedhor dhe emërimet në institucionet e pavarura. Deri në arritjen e kësaj marrëveshjeje, vendi rrezikonte të binte në disa raunde zgjedhjesh të parakohshme.

Në vitin 2007, kryetari i ri i Partisë Socialiste Edi Rama dhe kryeministri i kohës Sali Berisha nuk ranë dakord për të zgjedhur një president konsensual ndërsa Partia Demokratike e gjeti zgjidhjen duke blerë gjashtë deputetë të opozitës për të zgjedhur me 85 vota Bamir Topin nga Partia Demokratike.

Në vitin 2008, Rama dhe Berisha ranë dakord të ndryshojnë sistemin elektoral si dhe procesin kushtetues të zgjedhjes së presidentit të ri. Kushtetuta e amenduar në atë kohë sanksionon që presidenti duhet të zgjidhet me pesë raunde, ku në votimin e parë, të dytë dhe të tretë, presidenti duhet të zgjidhet me se paku 84 vota ndërsa në votimin e katërt dhe të pestë mund të zgjidhet me 71 vota.

Por në vitin 2012 dhe aktualisht, palët politike nuk kanë rënë dakord të kenë një president konsensual dhe kjo e ka bërë të vështirë që në raundet e parë, të dytë dhe të tretë të ketë kandidatë reale. Për rrjedhojë, kuvendi përdor një paragraf të nenit 87 të Kushtetutës ku shkruhet se votimi quhet i kryer edhe kur ai nuk ka ndodhur.

Etiketa: Alfred MoisiudeputetDibraEdi RamaIlir MetaInstitucionet e PavaruraKryeministri Edi RamaKuvendiMaxhorancaMetaOpozitaPartiaPartia DemokratikePartisë SocialistepresidentRamaSali BerishaSHshqipVotavotimVotimi
Tjetri
Shërbim pa standarde, dështon transporti për nxënësit dhe mësuesit në Elbasan

Shërbim pa standarde, dështon transporti për nxënësit dhe mësuesit në Elbasan

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.