AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

INSTAT rrëzon “Rilindjen” ekonomike për vitet 2014 dhe 2015

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
9 years më parë
në Analiza, Artikull kryesor Analiza, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Pjesë nga segmenti rrugor Fier – Levan, i njohur si By Pass i Fierit, ku punimet janë zvarritur prej vitesh, duke kontribuar në suficitin buxhetor. Foto: Gjergj Erebara/BIRN

Rishikimi i të dhënave mbi Prodhimin e Brendshëm Bruto zbuloi rritje më të ngadaltë nga sa shpresohej ndërsa deflatori i vitit 2015 rezultoi vetëm 0.1 për qind, duke sugjeruar stanjacion në inflacion dhe vështirësi të konsumit.

Pjesë nga segmenti rrugor Fier – Levan, i njohur si By Pass i Fierit, ku punimet janë zvarritur prej vitesh. Foto: Gjergj Erebara/BIRN

Instituti i Statistikave rishikoi në ulje të dhënat mbi Prodhimin e Brendshëm Bruto për vitet 2014 dhe 2015, duke fiksuar vlerësimin final të vitit 2014 në masën 1.77 për qind, si dhe vlerësimin gjysmëfinal të vitit 2015 në masën 2.2 për qind. Të dyja shifrat janë më të ulëta se sa qe planifikuar në Kuadrin Makroekonomik e Fiskal të vitit  2015.

Si pasojë e rivlerësimeve të të dyja viteve, PBB e Shqipërisë rezulton rreth 100 milionë euro më e paktë nga sa shpresohej të qe, gjë që vë në dyshim të gjithë programin makroekonomik të vendit, përfshirë përpjekjet për rigjallërimin e ekonomisë si dhe të uljes së borxhit publik si përqindje e PBB-së.

Prodhimi i Brendshëm Bruto për vitin 2014 qe shpresuar se do të rritej me 2.1 për qind si pasojë e programit të qeverisë aktuale për rritjen e borxhit publik, shlyerjen e detyrimeve të prapambetura të lëna nga qeveria e kaluar dhe, rrjedhimisht, rritjen e qarkullimit ekonomik të vendit. Në vitin 2014, borxhi publik i Shqipërisë u rrit me 93 miliardë lekë (660 milionë euro), e barazvlefshme me 6.6 për qind të PBB-së. E gjithë kjo sasi parash e hedhur në ekonomi duhej të kishte sjellë ndryshimin rrënjësor të situatës. Por PBB e vitit 2014 u rrit me vetëm 45 miliardë lekë, më pak se gjysma e rritjes së borxhit publik. Me fjalë të tjera qeveria ngarkoi shqiptarët me dy lekë borxh për të rritur ekonominë me vetëm një lek. Vlerësimi final i INSTAT për vitin 2014 është për rritje ekonomike në terma realë prej 1.77 për qind, dhe në terma nominalë prej 3.4 për qind, ndërkohë që borxhi publik u rrit me mbi 10 për qind.

Deflacion më 2015

PBB e vitit 2015 qe shpresuar të rritej me 3 për qind sipas Kuadrit Makroekonomik në terma realë. Vlerësimi gjysmëfinal i INSTAT i publikuar sot (31 maj) flet për rritje ekonomike në masën 2.23 për qind. Por është deflatori i PBB-së, treguesi i vërtetë i vështirësive ekonomike që përjetoi vendi atë vit. Sipas INSTAT, deflatori për vitin 2015 qe vetëm 0.1 për qind. Ky është deflatori më i ulët i regjistruar në Shqipëri që nga rënia e komunizmit.

Deflatori është një tregues që mat ndryshimin e çmimeve të shitjes së mallrave dhe shërbimeve të PBB-së. Zakonisht deflatori në Shqipëri duhet të jetë dy ose tre për qind, gjë që nënkupton rritjen me 2-3 për qind të çmimeve në krahasim me vitin paraardhës. Vetë qeveria pati vlerësuar se deflatori për vitin 2015 do të qe 2.5 për qind. Por INSTAT thotë se në fakt deflatori ra në 0.1 për qind. Situata duket se u përkeqësua në muajt e parë të vitit 2016, kur deflatori rezultoi negativ, gjë që do të thotë se mallrat dhe shërbimet u shitën me çmime edhe më të ulëta se sa një vit më herët.

Ekonomia shqiptare ka vuajtur nga rritja e ngadaltë që nga viti 2009 por qeveria aktuale në bashkëpunim me Fondin Monetar Ndërkombëtar hartoi një plan gjithëpërfshirës në vitin 2013 me synimin e rikthimit të stabilitetit makroekonomik dhe fuqizimit të rritjes ekonomike. Plani parashikonte rritjen e një numri të konsiderueshëm taksash si taksa e qarkullimit  mbi naftën, akciza e cigareve, tatimi mbi të ardhurat personale etj., me synimin që të ardhurat shtesë të financonin borxhin publik dhe rigjallërimin ekonomik. Por aktualisht taksat dhe borxhi publik janë rritur, ndërsa ekonomia ka ecur shumë më ngadalë.

Me shifrat e reja të INSTAT për vitet 2014 dhe 2015, rezulton se ky plan dukshëm ka dështuar të rigjallërojë ekonominë.

Etiketa: BIRNBorxhiBorxhi publikekonomiEkonomiaEkonomia shqiptareEuroFierFinalGjergj ErebaraINSTATInstituti i StatistikaveMASMatpaktPBBQeveriaSHshqipShqipërishqiptaretaksaTaksatulje
Tjetri
Sezoni turistik i Durrësit, edhe këtë vit, peng i investimeve të mëdha

Sezoni turistik i Durrësit, edhe këtë vit, peng i investimeve të mëdha

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.