AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Sezoni turistik i Durrësit, edhe këtë vit, peng i investimeve të mëdha

Gëzim KabashingaGëzim Kabashi
9 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Punimet në rrugën e plazhit, Durrës. Foto: Gëzim Kabashi/BIRN

Rruga e plazhit është në rikonstruksion të përhershëm ndërsa sheshi i portit gjendet në ndërtim duke shkaktuar bllokim trafiku dhe pluhur. Shoqëruar kjo me fushatën zgjedhore, sezoni turistik duket paksa i vështirë.

Punimet në rrugën e plazhit, Durrës. Foto: Gëzim Kabashi/BIRN

Sezoni turistik i këtij viti në Durrës, sipas operatorëve të këtij sektori, duket se nuk do të ngjitet mbi pritshmëritë e viteve të tjerë pararendës. Përkundrazi, specialistët mendojnë se investimet e mëdha që po zbatohen në rrugën e plazhit dhe sidomos ai në sheshin pranë portit detar do të ndikojnë negativisht në përshtypjet e turistëve vendas dhe të huaj.

Situata parazgjedhore dhe muaji i Ramazanit gjatë muajit qershor ndjehen tashmë në frekuentimin e plazhit më të madh të vendit, shifrat e të cilit mbeten thuajse të papërfillshme edhe për shkak të motit të paqëndrueshëm në gjysmën e dytë të muajit maj. Ndërkaq, punimet për realizimin e disa projekteve në zonën e plazhit dhe pranë qendrës së qytetit nuk kanë përfunduar ende, duke i lënë dyshues pushuesit e përvitshëm të vijës bregdetare.

Më pak optimiste janë përshtypjet e turistëve të huaj, që kërkojnë të njohin trashëgiminë kulturore dhe monumentet historike dhe arkeologjike të qytetit antik.

Albina Gajtani, operatore turistike në një nga agjencitë më të mëdha të vendit thotë se shëtitja me grupe turistike nëpër Durrës gjatë pranverës së këtij viti përbën një “dramë më vete”. “Lëvizja me autobuzë në zonën turistike është e pamundur-thotë Gajtani. Punimet në sheshin para portit bllokojnë shpesh herë trafikun e automjeteve, ndërsa mjedisi mbetet i ndotur nga pluhurat që vështirësojnë vizitat e të huajve-vijon ajo.

E njejta gjendje edhe sa i përket parkimeve, që mungojnë veçanërisht në zonat më të frekuentuara të qytetit.

Turistëve të interesuar për Durrësin që vijnë nga Gjermania, Franca apo Çekia, tashmë i janë shtuar kohët e fundit edhe turistët spanjollë. “Por kurioziteti i tyre fashitet brenda 90 minutave, aq sa zgjat edhe shëtitja më e zvarritur në qendrën e qytetit bregdetar-thotë Gajtani.

Udhëtarët e një jahti luksoz që u ankorua këto ditë në portin detar u nisën me autobuzë drejt Beratit dhe askush nuk qëndroi në Durrës, citohen burime të tjera turistike, duke nënvizuar problematikat e viteve të fundit në qytetin 3000-vjeçar.

Vizitorët e huaj kanë shumë pak motive për të qëndruar në Durrës edhe gjatë natës. “Fatkeqësisht, qyteti ka një mbrëmje të varfër kulturore, ndërsa nuk bëhet fjalë për lokale nate, të cilat të huajt vazhdojnë ti kërkojnë në Tiranë-na informojnë në Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë.

Bashkia e qytetit nuk e ka bërë ende të njohur Kalendarin e veprimtarive artistike verore. Disa prej tyre, përfshirë edhe Festivalin ndërkombëtar të Filmit, janë ndërprerë prej 2-3 vitesh, ndërsa të tjerët nuk dihet nëse do të marrin edhe këtë verë mbështetjen financiare të pushtetit vendor.

Edhe pse po përfundon muaji maj, në qytet nuk ka asnjë shenjë për organizimin e ceremonisë së hapjes së Sezonit turistik. Rituali i përvitshëm në zonën bregdetare në jug të qytetit është më i vonuar më shumë se sa në [do vit tjetër. Në të njëjtën situatë edhe Takimi vjetor i Komitetit të Turizmit në shkallë qarku, ende i pakryer për 2017.

Në Dhomën e Tregtisë vlerësojnë vendimin e fundit të Këshillit të Ministrave për të ulur nga 20 % në 6 % TVSH për hotelet, vendim i cili do të bëhet i zbatueshëm vetëm në mesin e muajit qershor. Por, drejtuesit mendojnë se kjo mbetet një masë gjysmake, nga e cila nuk mund të përfitojnë shërbimet e shumta turistike në vijën bregdetare, e në veçanti restorantet.

2-3 nga hotelet me kapacitete të mëdha në zonën e Shkëmbit të Kavajës kanë lidhur kontrata disamujore me agjenci të mëdha për akomodimin e turistëve polakë. Kjo kategori pushuesish ka më pak vërejtje për  kushtet e plazhit dhe ato të hoteleve-shtojnë në DHTI.

Por, të huajt që zgjedhin bregdetin dhe banjot e ujit janë më të pakët në numër se sa grupet e interesuara për vizitat kulturore.

Punimet te sheshi para portit për projektin ‘Veliera’. Foto: Gëzim Kabashi/BIRN

Guidat e agjencive turistike thonë se edhe qendrat historike në periferi të Durrësit kanë thuajse të njëjtën situatë. “Edhe vizita në Kepin e Rodonit nuk i entuziazmon të huajt që kanë pasur informacione paraprake për rrethinat e qytetit-vijon Albina, duke shtuar se Kisha e Shna Ndout në pikën më perëndimore të gadishullit apo edhe rrënojat e kalasë së Skënderbeut mbeten dy monumente të shkëputura nga njeri-tjetri”.

Që prej dy vjetësh, kur u realizua ndarja e re territoriale, sipërfaqja e bashkisë së Durrësit zgjatet nga Përroi i Agait, pranë Golemit në jug, deri në Kepin e Rodonit, ku nis rrethi I Kurbinit në veri.

Tanimë qyteti ka në dispozicion një vijë bregdetare prej afro 62 km, një pasuri e plotë që duhet menaxhuar me kujdes. Për të lënë prapa përvojat e hidhura të lagjeve-geto që u krijuan në vitet 2000 në zonën e plazheve në jug të qytetit, nga ura e Dajlanit deri në Shkëmbin e Kavajës.

Plazhi i Durrësit më 31 maj 2017. Foto: Gëzim Kabashi/BIRN
Plazhi i Durrësit më 31 maj 2017. Foto: Gëzim Kabashi/BIRN
Shëtitorja Taulantia, Durrës.
Etiketa: BashkiaBIRNbllokimDurrësFrancaGjermaniaKëshillit të MinistraveLokaleMASMjedisiParaPërroi i AgaitritualiSHTaulantiatrafikuturistTVSHURAUra e DajlanitVelieraVendimvizita
Tjetri
Vuçiç betohet si presidenti i ri mes përplasjeve dhe dhunës ndaj gazetarëve

Vuçiç betohet si presidenti i ri mes përplasjeve dhe dhunës ndaj gazetarëve

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.