AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Përplasja PS-LSI në Bulqizë, rrëzohet projektbuxheti i bashkisë

Hysen LikdishangaHysen Likdisha
9 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Qyteti i Bulqizës. Foto:BIRN

Projekbuxheti afatmesëm i propozuar nga kryebashkiaku Milaim Damzi u rrëzua, ndërsa ky i fundit nuk ka më shumicën në këshillin bashkiak pas prishjes së koalicionit PS-LSI. Socialistët akuzojnë Damzin për punësime e shkarkime partiake dhe lista selektive dëmshpërblimesh.

Qyteti i Bulqizës, me kryetar Melaim Damzi nga LSI

Këshilli Bashkiak i Bulqizës votoi pas dy muajsh vonesash vendimin për shpërndarjen e ndihmës ekonomike, por i rrëzoi bashkisë projekt-buxhetin afatmesëm dhe po ashtu rrëzoi edhe një vendim dëmshpërblimi të emergjencave civile, duke akuzuar administratën dhe kryetarin Melaim Damzi se kishin përpiluar lista dëmesh të motivuara politikisht dhe kishin punësuar personel fiktiv.

Kryebashkiaku Damzi që drejton bashkinë e Bulqizës i zgjedhur si pjesë e koalicionit mes PS dhe LSI, ka humbur shumicën në këshillin bashkiak pas përplasjeve me socialistët gjatë fushatës së fundit elektorale, kur ky kualicion u prish.

Pas përplasjeve para zgjedhjeve kreu i bashkisë së Bulqizës, Melaim Damzi, akuzohet nga ish-aleatët e tij socialistë se ka shkarkuar nga puna disa punonjës të njësive të ndryshme  administrative, përfshirë edhe administratorët e njësive Gjoricë, Fushë-Bulqizë, Martanesh, e të tjera për shkak se ata i përkasin Partisë Socialiste. Kjo ka sjellë që këshilli bashgkiak që kontrollohet nga socialistët të mos mbështesë disa vendime të bashkisë.

Kështu për dy muaj me rradhë këshilltarët socialistë dhe ata të opozitës refuzuan të votonin vendimin për ndihmën ekonomike sepse pretendojnë që listat ishin politike. Këshilltarët ngritën të njëjtin shqetësim edhe për listën e fundit, por vendosën të votonin, siç thanë, për të mos lënë pa ndihmë familjet në nevojë.

Ndërkohë Munir Sinani kryetar i grupit të këshilltarëve socialistë tha se megjithë kërkesat e përsëritura të këshilltarëve drejtoria e personelit nuk u kishte vënë atyre në dispozicion listën emërore të të punësuarve.  “Dyshojmë se mosbërja transparente e listës emërore të administratës së bashkisë, bëhet për të mbuluar abuzimet me këto emërime, pasi ka të punësuar që aktuallisht kanë emigruar jasht vendit”, tha ai.

Akuza të ngjashme u bënë edhe nga Myfit Duriçi po ashtu këshilltarë i partisë socialiste. Ata përmendën rastin e drejtorit të shërbimit pyjor, që banon në Tiranë dhe gjatë situatës së zjarreve sipas tyre nuk ishte asnjë ditë të vetme në Bulqizë.

Në përgjigje të këtyre akuzave kryebashkiaku Damzi, i cili u shpreh se bërja prezente e listës së administratës, nuk është detyrim ligjor dhe se këshilli ka të drejtë të miratojë vetëm numrin total të punonjësve dhe jo emrat e tyre pasi kjo është kompetencë e kryetarit.

Përplasje po ashtu pati edhe për projektbuxhetin. Këshilltarët nuk e miratuan projektbuxhetin  afatmesëm 2018-2020, pasi sipas tyre aty ishin parashikuar që të rriteshin taksat për qytetarët në masën 143 për qind.  Këtu këshilli votoi unanimisht dhe vendosi ta rikthejë projektbuxhetin në bashki për plotësime e ndryshime.

Po kështu debate të ashpra mes këshilltarëve dhe bashkisë, u zhvilluan kur drejtoria e emergjencave civile, paraqiti projekt vendimin për ndihma financiare për familjet e prekura nga zjarri.  Këshilltarët thanë se në listë mungonin shtëpi të djegura, ndërsa ishin paraqitur raste ku kërkohej dëmshpërblim për një derë të djegur.

Këshilltarët e PS shprehën dyshime se një diferencim i tillë ka lidhje vetëm me përkatësinë partiake të këtyre familjeve.  Këshilli vendosi të ngrejë ndërkohë një komision për verifikimin e dosjeve të emergjencave civile që janë trajtuar me ndihmë financiare, për të parë nëse në to kishte abuzime.

 

Etiketa: AdministrativeAkuzabashkiBulqizëdebatedetyrimDuriçiKomisionkryetarLSIMartaneshMASMelaim DamziParaPartisë SocialistePSPunaPunëSHshkarkimeTaksatVendim
Tjetri
Zvarritja e çështjes gjyqësore kërcënon zbulimet arkeologjike pranë ‘Velierës’

Zvarritja e çështjes gjyqësore kërcënon zbulimet arkeologjike pranë 'Velierës'

media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.