AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Zvarritja e çështjes gjyqësore kërcënon zbulimet arkeologjike pranë ‘Velierës’

Gëzim KabashingaGëzim Kabashi
9 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Zbulimet arkeologjike në Durrës | Foto nga BIRN

Gjykata e Apelit mund t’i japë bashkisë së Durrësit brenda javës të drejtën për të rifilluar punimet në zonën arkeologjike për ndërtimin e “Velierës”, ndërkohë që edhe pas katër muajsh Gjykata Administrative nuk ka zhvilluar asnjë seancë për të shqyrtuar padinë e shoqërisë civile kundër projektit të shumëdebatuar.[custom-related-posts title=”Related Posts” order_by=”title” order=”ASC” none_text=”None found”]

Zbulimet arkeologjike në Durrës | Foto nga BIRN

Gjykata e Apelit në Durrës do të vendosë të premten lidhur me kërkesën e Bashkisë së qytetit bregdetar, e cila synon rifillimin e punimeve në territorin e zbulimeve arkeologjike të projektit “Veliera”, por ndërkohë padia e paraqitur disa muaj më parë nga Shoqëria Civile në Gjykatën Administrative, që kërkon bllokimin e plotë të punimeve, është ende larg shqyrtimit.

Mirela Jorgo, avokate e Shoqërisë Civile, tha për BIRN, se që nga qershori i këtij viti, kur gjykata vendosi ta gjykojë çështjen me një trupë prej tre gjyqtarësh, nuk është zhvilluar asnjë seancë gjyqësore për kërkesën e tyre. Megjithëse, siç shpjegon avokatja, rregullorja përcakton një vijueshmëri të seancave në çdo 10 ditë. “Miratimi i emrave të dy prej gjyqtarëve ka vijuar javë me radhë, në kurriz të një vendimi që vazhdon të zvarritet” – tha Jorgo.

Sipas avokates procedurat e zgjatura të reformës në drejtësi e kanë bllokuar formimin e trupës së gjyqtarëve për disa javë, por vonesa më e madhe vjen “nga mungesa e dëshirës për ta trajtuar si duhet këtë çështje”. Në krahun tjetër apelimi i bashkisë kundër një vendimi të Gjykatës së Faktit, që pati pezulluar punimet në atë që quhet Zona A e riskut arkeologjik dhe ku janë zbuluar edhe mure të kohës romake e osmane dhe objekte arkeologjike, po ecën më shpejt dhe nëse vendimi i të premtes është në favor të bashkisë punimet mund të rifillojnë në pak ditë.

Punimet për zbatimin e këtij projekti kanë nisur në dhjetor të vitit të kaluar, por pas zbulimit të disa objekteve arkeologjike dhe pjesëve të disa mureve, shoqëria civile organizoi një sërë protestash kundër tyre dhe po ashtu kërkoi bllokimin e punimeve e në gjykatë. Gjykata e Faktit vendosi  që punimet në krahun me risk arkeologjik  të ndërpriteshin në shkurt të këtij viti, ndërsa çështja në themel po shqyrtohet nga Gjykata Administrative.

Ndërkohë përfaqësuesit e Shoqërisë Civile thonë se Bashkia po kërkon ligjërisht anullimin e vendimit gjyqësor të shkurtit. Në këtë zonë pas vendimit të gjykatës, ndërhyrja e ndërtuesve ka qenë minimale. “Një vendim i pritshëm pas dy ditësh nga Gjykata e Apelit pro bashkisë do t’i japë mundësi firmave ndërtuese, të vijojnë pjesën e fundit të punimeve madhore, që kanë mbetur ende pa u zbatuar” – thotë Mirela Jorgo.

“Këshilli i Lartë i Drejtësisë tashmë i ka miratuar emrat që plotësojnë grupin prej tre gjyqtarësh”-tha më tej znj. Mirela Jorgo, “dhe ne jemi në pritje të seancës përfundimtare dhe të vendimit përkatës”.

Edhe më herët gjatë këtij viti dhe pas fillimit të përplasjeve ligjore me Bashkinë Durrës organizatat joqeveritare që pretendojnë se projekti dëmton historinë e qytetit dhe një zonë me vlera arkeologjike, janë ankuar për vonesë të sistemit të drejtësisë.

Padia ligjore e Shoqërisë Civile ka nisur thuajse menjëherë me zbulimet arkeologjike të muajit shkurt në krahun verior të projektit të “Velierës”. Përfaqësuesit e saj arritën të bllokojnë punimet, duke ruajtur fortifikimet e zbuluara, e duke penguar njëkohësisht edhe realizimin e plotë të projektit të shpallur nga Bashkia.

Në maj të këtij viti Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë vendosi ruajtjen dhe integrimin e objekteve të zbuluara, duke ia lënë si detyrë Këshillit Kombëtar të Restaurimeve. Një vendim që paraqet pjesërisht edhe pozicionin e Ministrisë së Kulturës për të ardhmen e monumentit të zbuluar.

Sidoqoftë investitori vijoi realizimin e projektit, duke përfunduar nënkalimin e automjeteve, që nis pranë ish-hotel “Vollga” dhe përfundon pranë Bankës Kombëtare Tregtare. I gjithë ky territor i përket zonës B të riskut arkeologjik, që ofron më pak mundësi zbulimesh, ndërsa në zonën A ku kanë dalë në sipërfaqe fragmente të mureve romake dhe pjesë nga fortifikimi osman, punimet janë ndërprerë me një vendim të Gjykatës së rrethit gjyqësor të Durrësit.

“Rifillimi i punimeve në terren edhe në zonën arkeologjike, si dhe zvarritjet disamujore të Gjykatës për të vendosur mbi kërkesën e Shoqërisë Civile mund ta vështirësojnë vijimësinë e procesit”-thotë Jorgo.

Përfaqësuesit e shoqërisë civile ngulmojnë se jo vetëm në Zonën A të rriskut arkeologjik, ku janë evidentuar zbulimet, por edhe në Zonën B pranë hyrjes së portit mund të ketë elementë të dëmtuar të vlerave arkeologjike. “Ne presim vendimin e Gjykatës së Apelit, por nuk do të pajtohemi me të, nëse ai do të favorizojë projektin e Bashkisë së Durrësit”-tha Jorgo.

Sipas Bashkisë së Durrësit, sheshi i ri publik do të ketë një sipërfaqe prej 12 mijë metra katror dhe vela mbi të do të jetë 2 mijë metra katror. Ndërsa vlera e të gjithë këtij projekti arrin rreth 6 milion dollarë. Ai është pjesë e të ashtuquajturës rilindje urbane, që përfshin rikonstruksione dhe ndërtime të shesheve të disa qyteteve, të cilat shpesh janë bërë objekt debati.

Etiketa: AdministrativeavokateBashkiaBIRNDurrësGjykataGjykata AdministrativeGjykata e ApelitGjykatëGjykatësGjyqgjyqtarLigjSHVelieraVendimVendimiVollga
Tjetri
Dieta qeveritare për vetingun shkakton shqetësime për presion mbi procesin

Dieta qeveritare për vetingun shkakton shqetësime për presion mbi procesin

foto me ai

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.