AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Edi Rama i shton konfuzionit mbi të ardhmen e ‘bypassit’ të Shkodrës

Elvis NabollingaElvis Nabolli
9 years më parë
në Analiza, Artikull kryesor Analiza, Artikull kryesor Mjedisi, Në Fokus
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Kryeministri Rama e cilësoi “masakër të shtetit”, por puna për Bypassin e Shkodrës i cili ndër të tjera izolon dhjetra familje dhe për të cilin banorët s’kanë marrë kompensime prone vijon, duke shtuar konfuzionin mbi një projekt të pakonsultuar me ata që preken drejtpërdrejt.

Punimet për Bypassin e Shkodrës, izolojnë banorët e Dobraçit të Ri nga tokat. Foto: Elvis Nabolli

Rreh 50 familje që preken prej ndërtimeve të Lotit.1 të të ashtuquajturit Bypassi i Shkodrës, protestuan sërish këtë fundjavë në kërkim të kompensimit dhe po ashtu të informacionit rreth projektit që po i afrohet fundit. Të prekurit i thanë BIRN që nuk ishin pyetur asnjëherë rreth projektit i cili i ndan nga tokat duke i izoluar, ndërsa ankohen se kompesimi është qesharak.

Problemet me Bypassin që nisi 6 vjet më parë, i pranoi edhe kryeministri Edi Rama gjatë një takimi disa ditë më parë me ndërtues, në një konferencë që e pagëzoi: “Infrastruktura për Shqipërinë që duam”, ai e quajti projektin “një masakër të shtetit”.

Por banorët e zonës thonë se megjithë qëndrrimin e kreut të qeverisë, puna në atë segment po vijonte.  “Kryeministri deklaroi pezullimin e punimeve, por këtu jo vetëm që po punohet, por s’po na jep askush përgjigje për pronën tonë”- thotë për BIRN  Qemal Hebovija një banor i vjetër i kësaj zone i cili kërkon nga qeveria shqiptare të kompensohet pasi Bypassi i ka bllokuar tokën e trashëguar.  “S’po na lajn me jetu as në tokën e të parëve tanë, po na marrin gjithçka…”, shton ai.

Pas 6 vitesh punime segmenti dalës i Bypassit të Shkodrës,  është drejt përfundimit, po ndërkohë ai u ka krijuar pengesa të mëdh banorëve të Dobraçit të Ri. Ata thonë se prej vitesh ndërtimet u kanë bllokuar aksesin në pronat që ndodhen në krahun tjetër të rrugës, ndërsa ende edhe sot s’kanë marrë asnjë qindarkë kompensim “Asnjë shpërblim, asnjë lekë, asnji gjë”- deklaron ndër të tjera Hebovija.

Për 50- vjeçarin kërkesat kryesore janë matja e tokës që iu është zënë dhe ndërtimi i rrugëve dytësore që lidhin tokën me shtëpinë. “Bypassi është fut mes për mes tokës, ku t’i çojmë bagtitë, lopët delet për të kullot? Ne jetojmë me blegtori, nga duhet t’i biem për të dalë në tokat tona?”- pyet Hebovija, i cili thotë se nuk merr përgjigje prej 6 vitesh.

Banorët thonë se shuma prej 470 mijë lek dynymi e caktuar për kompensi nuk është një vlerësim në përputhje me çmimin e tregut. Probleme të ngjashme me kompensimin sa i përket projekteve publike janë të vjetra në vend, ndonjëherë edhe 45-vjeçare siç gjeti BIRN po në Shkodër, ndërsa përplasje të ngjashme të qeverisë me banorë të shpronësuar forcërisht janë të përhershme.

Për Naim Boroniqin, të cilit ndërtimi i Bypassit i ka zënë 3 dynym tokë, përveç kompensimit problem është bllokimi i tokave të kullotës. “Për me çu delet në kullota mu më duhet me ble helikopter, për me kalu pengesën e ndërtimit.”

Vlera e investimit të Bypassit të Shkodrës ishte  parashikuar  fillimisht në shifrën 1 miliard e 892 milion në vitin 2011 ndërsa është financuar vetëm një pjesë në atë kohë rreth 734 milion. Për  2017 –ën është parashikuar financim 700 milion të reja dhe për vitin 2018 për punimet e programuara, ndërsa në vitet në vijim mbeten rreth 457 milion të tjera.

Ndërkohë edhe pse punimet janë drejt përfundimit, për herë të parë banorët u pyetën mbi problemet vetëm në fillim të muajit Nëntor, kur në bashkinë e Shkodrës drejtori i Autoritetit Rrugor Afrim Qendro sëbashku me kryebashkiaken e Shkodrës Voltana Ademi, thanë se do u jepnin zgjidhje çështjeve të ngritura.

“Qeveria duhet të gjejë fondin për shpronësimin e këtyre banorëve”-  deklaroi ndër të tjera në takim kryetarja e bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi e cila shtoi se “kjo rrugë duhet t’i japë zonës një frymëmarrje për urbanizim aq sa lejohet”.

Por ndryshe mendojnë banorët e zonës, të cilët tashmë po përballen me një sërë problemesh. Bisere Hasaj i tha BIRN se  “prej 6 vitesh banorët nuk e kanë parë kurrë projektin”. Ata thonë se nuk janë pyetur para fillimit të ndërtimeve dhe se dinë që projekti është ndryshuar disa herë.

Ndërkohë konfuzionit i janë shtuar edhe deklaratat e kryeministrit Rama gjatë prezantimit të konferencës “infrastruktura për Shqipërinë që duam”, më datë 8 nëntor, ku ai deklaroi pezullimin e punimeve të bypassit “Kemi krijuar një grup ekspertësh për ta ndaluar atë masakër të bërë nga shteti”- u shpreh Rama duke iu referuar faktit që sipas tij Bypassi krijonte disa probleme dhe madje “verbonte komplet Liqenin e Shkodrës”. Duke lënë të kuptohej se problemet vinin nga një projekt i bërë keq të qeverisë së kaluar. “Fali Zot se s’dijnë ç’ka bëjnë,” Rama shtoi.

Por me gjithë deklaratën e kryeministrit, kundërshtimet e banorëve dhe me faktin që edhe më herët inxhinierë dhe specialistë hidroteknikë të Shkodrës e kanë kundërdshtuar këtë vepër, përfaqësuesi i qeverisë në takimin me banorët, drejtori i ARSH-së Afrim Qendro, tha se projekti do të vijonte. “Ky projekt është i miratuar tashmë, ka marrë miratimin (edhe) të bashkisë Shkodër dhe është në zbatim dhe nuk vihet më në pikëpyetje ecuria e këtij projekti,” u tha banorëve Qendro.

Deklaratat kondtradiktore të funskionarëve të shtetit, i kanë lënë banorët edhe më pak të qartë se para konsultës së vonuar publike, ndërsa ende nuk kanë përgjigje për kompensimin apo për bllokimin e rrugës që i lidh me pronat.

Etiketa: ademiBanorëBIRNblegtoriEdi RamaFamiljefinanciminfrastrukturakompensimKryeministri Edi RamaParaPunaQeveriaQeveria shqiptareRamaSHShkodërshqipshqiptareVoltana Ademi
Tjetri
Bisedimet e Kretës mbyllen me vendimin për vijimin e bisedimeve

Bisedimet e Kretës mbyllen me vendimin për vijimin e bisedimeve

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.