AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Mos humbisni Energjia

Diga e parë mbi Drin u ndërtua mbi premtime dhe gënjeshtra

Anila DushingaAnila Dushi
10 years më parë
në Energjia, Faqja e pare, Në Fokus, Reportazhe
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Banorët e fshatrave që u përmbytën nga ndërtimi i hidrocentralit të Vaut të Dejës prej 45 vjetësh presin kompensimin e premtuar, ndërsa jetojnë në kapanone të mbuluara me eternit që shërbyen si fjetore për punëtorët e digës së parë mbi lumin Drin.

Ambjentet e ish kapanoneve ku jetojnë banorët e fshatrave të përmbytur prej 35-vjetësh | Foto nga : Anila Dushi
Ambjentet e ish kapanoneve ku jetojnë banorët e fshatrave të përmbytur prej 35-vjetësh | Foto nga : Anila Dushi

Arben Shkoza, nga Qyrsaqi në Shkodër ishte vetëm 3 vjeç kur diga e parë mbi Drin, ajo e Vaut të Dejës e ndërtuar më 1971 la pa shtëpi dhe tokë 350 familje nga tre fshatra të zonës, përfshi edhe familjen e tij.  Të vendosur atëherë me urdhër të Komitetit Ekzekutiv të Shkodrës në kapanonet e përkohshme të punëtorëve që ndërtuan hidrocentralin, të mbuluara me eternit, banorët e Lisen, Mllojës e Qyrsaqit mbeten edhe sot 45 vjet pas fillimit të përmbytjes pa truall për shtëpi dhe tokë për të jetuar. Ata u zhvendosën më 1970 për t’i bërë vend veprës që do ndriçonte vendin, ndërsa jetojnë edhe sot në “shtëpi-burg” të cilave nuk u hapin dot dritare.

“Kur u shpërnda toka me ligjin 7501 në Laç të Vaut të Dejës, aty ku jetojmë, ne nuk përfituam pasi na thanë jeni klasë punëtore. Na gënjyen duke na thënë do ju kompensojmë me tokë në bregdet”, thotë Shkoza për BIRN.

Ai është një prej banorëve të kampit të punëtorëve të HEC-it i cili vijon përpjekjet për të fituar kompensimin e tokës dhe shtëpive të humbura. Letrat dhe peticionet e tyre, e fundit në vitin 2015, nuk kanë marrë deri më sot përgjigje nga qeveritë, ndërsa një VKM të vitit 1994 e cila u jepte atyre 194.2 ha tokë në Ças të Velipojës nuk u zbatua asnjëherë.

Banorët e këtyre kapanoneve nuk janë të vetmit. Shteti shqiptar trashëgon një problem të madh, prej vitesh të pa zgjidhur me ish-pronarë që kërkojnë kompensimin e pronave të sekuestruara apo zënë gjatë diktaturës. Vetëm për vitet 2014-2015 Shqipëria u detyrua nga Gjykata për të Drejtat e Njeriut në Strasburg të paguante rreth 13 milion euro dëmshpërblime, por fatura mund të bëhet edhe më e kripur.

Ndërkohë njësoj si në fillim të viteve 70’ projektet publike dhe private të ndërtimit të rrugëve apo hidrocentraleve vijojnë të jenë problematike, duke i lënë banorët e zonave të prekura ose të pakënaqur ose me premtime për të cilat janë dyshues. Në fund të majit 2016 qeveria përdori sërish forcën për të shpërngulur 6 familje që nuk kishin pranuar kompensimin për shtëpitë dhe tokat që përmbyteshin nga HEC i Banjës në Drizë të Gramshit.

Banorët e kapanoneve e mbuluara me eternit dhe rrugëve të pashtruara në Laç të Vaut të Dejës nuk kanë pasur fat më të mirë. Shtjefën Gjoni tregon se më 1970 dhe deri sot ata janë lënë mënjanë. “Na  nxorën nga reshti”, thotë ai, “Të gjithë morën tokë ose u kompensuan me ne nuk ndodhi”. VKM-ja e qeverisë së ish kryeministrit Aleksandër Meksi u dha tyre tokë në letra, por ajo thotë Gjoni ishte e papërshtashme dhe kënetë dhe për më shumë ata pak që shkuan ta merrnin nuk mundën. “Disa prej nesh, jo të gjithë shkuan ta marrin,  por nuk u lejuan nga banorët e atjeshëm”, thotë Zef Leka. Banorët thonë se ata që provuan të marrin tokën që ishte ndarë tashmë mes fshatarëve të Velipojës u pritën me armë.

Kështu familjet e shpërngulura u rikthyen në lagjen me rrugë të ngushta, pa ndriçim dhe  pa kanalizime. Zgjerimi i familjeve, thonë ata, ka rritur nevojën për më shumë ambjente,  por dhe sikur të kenë mundësi financiare nuk kanë se ku, pasi sipërfaqja që kanë në zotërim është e vogël, ndërsa për të hapur hyrje të reja duhen gjetur zgjidhje labirintesh.

Banorë në Laç, Vau i Dejës që jetojnë në ish-kapanonet e punëtorëve | Foto nga : Anila Dushi
Banorë në Laç, Vau i Dejës që jetojnë në ish-kapanonet e punëtorëve | Foto nga : Anila Dushi

“U strehuam në vende të pabanueshme dhe aty na lanë dhe pse familjet u rritën ndër vite. Kur erdhi demokracia menduam se diçka do bëhej pasi kudo kur prona merret shpronësohet e kompensohet”, thotë Shkoza për BIRN. Shkoza ka qenë i vogël për të njohur luginën e Drinit, por ai thotë se ajo kishte toka pjellore dhe se atyre u takonte të merrnin diçka të ngjashme në kompensim. Por me gjithë premtimet për shpërngulje në bregdet apo qytet ata janë harruar, ndërsa përballen edhe me presionin e ish-pronarëve të kapanoneve. “Nga ana tjetër dhe ndonjëri prej nesh që ka familjarë në emigracion dhe ka dashur të ndërhyjë për të restauruar apo ndërtuar tek pjesa e tij tek ish kapanoni, nuk lejohet nga ish pronarët e tokës së dikurshme ku shteti ndërtoi barakat – kapanone”, thotë Shkoza.

Në fakt i vetmi vendim që u jep “pronësi” atyre mbi kapanonet është një Vendimi i Komitetit Ekzekutiv të Shkodrës i shkruar në gegnisht para vendosjes së standardit zyrtar të 72’. Vendimi flet ndër të tjera për ndërtimin e 14 apartamenteve, ndërsa porosit që sistemimi i disa ekonomive bujqësore të bëhej “duke adoptue në rradhë të parë godinat e ndërtueme për fjetore punëtorësh në kantjerin e Laçit “Vaut Të Dejës”…”.

“Jemi nën trysni, nën presion të gjithanshëm, (ish-pronarët) kërkojnë lekë për tokën ku janë barakat se ato nuk i duhen kujt, por ne na venosi shteti i atëhershëm atje. Edhe ndonjë që ka kërkuar me gjyq pronësinë e pjesës së tij tek ish kapanonet është sorollatur pa zgjidhur gjë, pasi problemi është i ndërlikuar. Kështu ne dhe pse e kemi një strehë eterniti mbi kokë, aktualisht jemi pa shtëpi, pa tokë,  pa asgjë”, thotë Shkoza.

Në një letër që shoqata e të shpërngulurve e pagëzuar “Danja”, emri i vjetër i principatës së këtyre anëve,  i dërgonte kryeministrit Edi Rama në shkurt të 2015 ata shkruajnë se në zonë jetonin “familje që nuk siguronin bukën e gojës”.

Çatitë prej eterniti të kapanoneve ku u strehuan banorër e fshatrave të përmbytur nga HEC-i i Vaut të Dejës | Foto nga : Anila Dushi
Çatitë prej eterniti të kapanoneve ku u strehuan banorër e fshatrave të përmbytur nga HEC-i i Vaut të Dejës | Foto nga : Anila Dushi

Arif Geci një tjetër banor thotë se nuk është hera e parë që i shkruajnë qeverisë dhe nënshkruajnë peticione. “Të drejtë na japin, zgjidhje jo”, thotë ai ndërsa beson se mungon dëshira për ta bërë këtë.

Kolë Shkoza thotë se kërkesat e tyre janë të verifikueshme. Në arkiva sipas tij ka dokumente të rregullta për hidrocentralin,  harta e të tjera  ku tregohen pronat e marra për tu ngritur vepra apo edhe vendimi i vitit 1994. “Ne nuk kërkojmë diçka që nuk na takon. Kërkojmë zbatimin e ligjit,  qoftë dhe vendimin e 1994 dhe pse ai nuk është i drejtë,  por së paku të zbatohet”, thotë ai, ndërsa tregon se diga është ngritur mbi tokë truall të shtëpisë së tij dhe disa tjerëve. Banorët, edhe pse shumë prej tyre kanë humbur besimin e shpresën, vijojnë ende të shkruajnë kërkesa. Ata rendisin zgjidhje që i kanë menduar vetë që prej kreditimit me interesa të ulëta për të ndërtuar shtëpi, gjetja e truallit dhe deri te dëmshpërblimi. “Mjafton puna e një turbine të hidrocentralit për një muaj që ne të likujdoheshim”, thonë banorët anëtarë të shoqatës “Danja”.

Ata janë “ironikë” kur i kujtojnë kryeministrit në letrën e dërguar një vit më parë se OSHEE (në atë kohë në pronësi të CEZ) u kërkon muaj për muaj faturat dhe madje edhe kamatë vonesat dhe nëse nuk paguajnë i “lë në terr”.

Etiketa: Anila DushiBanorëBIRNbregdetBurgCEZdemokraciadigaEdi RamaemigracionEmriEuroFamiljeGjykataGjyqHECkompensimLaçOSHEEParaPiSpronaPunaPunëPunëtorPunëtorëQeveriaRamaSHShkodërshqipShqipëriaStrasburgTokaVelipojëVendimVendimiVKM
Tjetri
Mbretëria e Bashkuar dhe jo BE do të mbijetojë

Mbretëria e Bashkuar dhe jo BE do të mbijetojë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.