AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor

Pa rroga në ditë festash, naftëtarët marshojnë drejt Tiranës

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
8 years më parë
në Artikull kryesor, Artikull kryesor Lajme, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Protesta e punëtorëve KPTHN Ballsh për pagat e prapambetura | Foto : Edmond Hoxha

Ndërsa qeveria hesht për krizën e re të rafinerisë së Ballshit, rreth 200 punonjës vendosën të nisin një marshim rraskapitës nga Ballshi për në Tiranë, 138 kilometra, me shpresë se dikush do t’i jape zgjidhje problemeve të tyre. Kompania IRTC fajëson për krizën ndalimin e furnizimit me naftë bruto.  


Pasi protestat e përsëritura të javëve të fundit nuk e zgjidhën problemin e pagave të padhëna të nëntorit, një grup punëtorësh të Kombinatit të Përpunimit të Thellë të Naftës, (KPTHN) në Ballsh si dhe të rafinerisë së Fierit, të cilat administrohen nga e njëjta kompani, vendosën të ndërmarrin një veprim ekstrem proteste, duke marshuar në këmbë në drejtim të Tiranës, ndërkohë që  qeveria nuk është prononcuar ende për fatin e rafinerisë, të cilën ajo vetë e prezantoi si një fillim të mbarë një vit më parë.

“Ne po marshojnë se punën na e kanë mbyllur. …ne kemi punuar në Nëntor, por s’na i kanë dhënë rrogat. Ne kërkojmë lekët tona,” tha për BIRN një prej punëtorëve, ndërsa ecte më këmbë në qytetin e Fierit.

“Ne disa herë e kemi ngritur zërin, por asnjëri nuk na e ka varur. Të gjithë festojnë Vitin e Ri, ne nuk kemi lekë të hamë bukë,” shtoi ai.

Me marshimin e tyre drejt Tiranës, punëtorët shpresojnë që të ndërgjegjësojnë kompaninë IRTC dhe institucionet shtetërore që t’u japin zgjidhje kërkesave të tyre. Në intervista të veçanta, ata i thanë BIRN se përveç pagesave të vonuara, ata kërkojnë me ngulm edhe hapjen e uzinës së Ballshit.

“Ne kërkojmë që të na hidhen lekët dhe kërkojmë të lëshohet direkt uzina e Ballshit. Janë 42 mijë banorë që ushqehen me naftën e Mallakastrës,” thotë Albani, një tjetër punëtor.

Kompania Ionian Refining & Trading Company-IRTC tha përmes një deklarate për shtyp se “shqetësimi i punëtorëve është edhe shqetësimi ynë”.

Por ajo nuk ofroi shumë zgjidhje për këkesat e tyre, pasi deklaroi se vështirësitë e mëdha financiare mund të zgjidhen vetëm nëse rafineria furnizohet me naftë bruto në kapacitet maksimal.

“Gjatë vitit 2017, rafineria e Ballshit është fikur 10 herë për shkak të mosfurnizimit me naftë bruto. Furnizuesi ynë kryesor, njëherësh furnizuesi i vetëm në treg me naftë bruto nuk na e ka bërë këtë gjë të mundur. Ai preferon të eksportojë naftën në tregun e huaj, se sa të furnizojë rafineritë vendase,”thuhet në deklaratën e IRTC, duke ia hedhur fajin kompanisë Bankers Petroleum.

Të martën, një zyrtar i Bankers i tha BIRN se kjo kompani nuk mund të furnizojë me naftë rafinerinë pa marrë pagesat. Pas deklaratës së IRTC, Bankers publikoi një njoftim zyrtar në të cilin thuhej se IRTC nuk i ishte përgjigjur kompanisë për të garantuar kushtet e pagesës për muajt nëntor e dhjetor, si dhe për vitin 2018, gjë që e detyroi këtë kompani të shesë naftën brut me çmime më të ulëta në tregun ndërkombëtar.

“IRTC ka dështuar në përmbushjen e detyrimeve të saj të pagesave financiare. Kjo është arsyeja e vetme për mosfurnizimin me naftë të papërpunuar për kompaninë që operon rafinerinë e Ballsh-it,” thuhet në njoftim. Bankers bën të ditur gjithashtu se IRTC nuk ka garantuar pagesa për vitin 2018, gjë që mund të sjellë mbylljen e rafinerisë për shumë kohë.

Kryetari i Sindikatës së Naftëtarëve, Kamber Iljazi bëri përgjegjës si kompaninë ashtu edhe qeverinë për rrogat e padhëna të nëntorit.

“Mospagesa e muajit Nëntor mobilizoi gjithë forcat tona për kërkesën e palëkundur në këtë drejtim, pasi nuk ka asnjë zgjidhje tjetër. Ka një mefshtësi dhe një pengesë nga punëdhënësi dhe nga qeveria dhe njerëzit, të rrituar për këtë mospagesë, janë në këtë lëvizje,” tha Iljazaj.

Naftëtarët dhe kryetari i Sindikatës thonë se vetëm pagesa e plotë dhe rivënia në punë e rafinerisë mund ta zhbllokojë situatën.

“Pasi të mbërrijmë në Tiranë do të përqëndrohemi para kryeministrisë me këto kërkesa ekonomike dhe para Ministrisë së Energjitikës. Nuk do heqim dorë në asnjë moment. Ne do të vazhdojmë të protestojmë me gjithë instrumentet demokratike që na garanton kushtetuta e vendit,” përfundoi Iljazaj.

Protesta e ndërmarë nga punëtorët e IRTC është e ngjashme me atë të banorëve të Zharrëzës, të cilët në Shkurt të këtij viti udhëtuan në këmbë drejt Tiranës në shenjë proteste për mosdëmshpërblimin e pasojave të shkaktuara në banesat e tyre nga lëkundjet e herë pas hershme të tokës. Pavarësisht premtimit të qeverisë, një pjesë e tyre ende nuk i kanë marrë paratë e dëmshpërblimeve.

 

Etiketa: AMPBallshBankers PetroleumBanorëBIRNNaftëtarëtParaProtestaProtestatprotestePunëPunëtorPunëtorëQeveriaRafineria e BallshitSHTiranëTreg
Tjetri
Çështja “ Veliera ”, ekspertët shprehen se projekti i ndryshuar nuk cënon gjetjet arkeologjike

Çështja “ Veliera ”, ekspertët shprehen se projekti i ndryshuar nuk cënon gjetjet arkeologjike

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.