AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Bashkia fal miliona euro taksa për një kullë në qendër të Tiranës

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
8 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Korrupsioni, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, duke folur gjatë një ceremonie ku ndezën Kullën e Sahatit me drita, në shenjë të nismës kundër dhunës ndaj grave | Foto nga : LSA

Me argumentin se dëshiron të “nxisë punësimin”, Këshilli Bashkiak i Tiranës vendosi uljen e taksës së ndikimit në infrastrukturë në 4% për një numër ndërtimesh të reja në qendër të kryeqytetit me destinacion “zyra”. Por vendimi saktëson se kjo ulje do të zbatohet për vetëm “deri në 30 mijë metra katrorë”, sipërfaqja tipike e një pallati të vetëm.

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, duke folur gjatë një ceremonie ku ndezën Kullën e Sahatit me drita, në shenjë të nismës kundër dhunës ndaj grave | Foto nga : LSA

Këshilli Bashkiak i Tiranës votoi të mërkurën përgjysmimin e taksës së ndikimit në infrastrukturë për atë që e quajti, pallate në qendër me destinacion “zyra”, me kushtin që sipërfaqja e pallateve përfituese “të mos i kalojë 30 mijë metrat”, ndërsa dha një listë me zonat ku mund të ndërtohen pallate të tilla, përfshirë bllokun e kryeministrisë dhe piramidën, zona ku gjithsesi nuk pritet të ndërtohen pallate.

Vendimi, i cili u votua nga shumica e Këshillit Bashkiak kontrolluar nga Partia Socialiste dhe këshilltarë të partive të tjera që mbështesin shumicën, është propozuar nga vetë kryetari i Bashkisë Erion Veliaj.

Vendimi për një ndryshim të vendimit 59 datë 30.12.2015″ thotë: “Për ndërtimet e reja për qëllime zyrash, sipas njësive strukturore të përcaktuara në Aneksin 1 që i bashkëligjet dhe është pjesë përbërëse e këtij vendimi, taksa e ndikimit në infrastrukturë është në masën 4% të çmimit për shitje për metër katror.”

Gjithsesi, vendimi ka një pikë të dytë, e cila thotë: “Taksa e përcaktuar sipas pikës 1 të këtij vendimi, qëndron në fuqi dhe zbatohet për aq kohë sa ndërtimet e reja për qëllime zyrash nuk tejkalojnë sipërfaqen prej 30 000 (tridhjetëmijë) metra katrorë”.

Problemi është se 30 mijë metra katrorë është sipërfaqja tipike e një pallati të madh ose sipërfaqja tipike e dy pallateve mesatare dhe kjo do të thotë se jo të gjitha pallatet që do të ndërtohen me destinacion “zyra” do të mund të përfitojnë nga përgjysmimi i taksës së ndikimit në infrastrukturë. Nga ky përgjysmin do të përfitojë minimumi 1 dhe maksimumi 2 pallate.

Kullat në qendër të Tiranës shiten mesataritsht me 2 mijë euro për metër katror. Vendimi i bashkisë pë të përgjysmuar taksën për 30 mijë mëtër katror ndërtim do të sillte një falje taksash prej 2.4 milionë euro.

Bashkia e Tiranës nuk iu përgjigj pyetjeve të BIRN se si do të mund të zgjidhet projekti që përfiton ulje në rast se në bashki paraqiten më shumë se dy kërkesa për ndërtime të reja me destinacion “zyra”.

Vendimi i Këshillit Bashkiak jep gjithashtu edhe një listë me zonat e Tiranës ku mund të ndërtohen pallate të tilla me taksë të përgjysmuar. Në këtë listë janë përfshirë zona e Bulevardit të Ri në veri të Tiranës plus zona e bllokut si dhe zona e rrugicave me vila nga Lana deri te Stadiumi “Qemal Stafa”, zonat me kod  97, 96, 95, 21 dhe 22.

Në hartë si zona të mundshme përfituese janë vendosur edhe zona e ish-bllokut, e cila sakaq është e mbindërtuar dhe me pak hapësira për ndërtime të reja shumëkatëshe. Por gjithashtu në këtë hartë janë përcaktuar si përfituese të mundshme blloku 202, ku përfshihet Piramida dhe ndërtesa e Kryeministrisë si dhe blloku 194, ku përfshihet Hotel Rogner dhe Pallati i Kongreseve. Bashkia e Tiranës nuk iu përgjigj pyetjes me email të BIRN se pse në listën e përfituesve janë përfshirë edhe këto zona ku nuk pritet të ndërtohen pallate të reja.

Bashkia e Tiranës zemëroi ndërtuesit në vitin 2015 kur me vendimin 59 pothuajse e katërfishoi taksën e ndikimit në infrastrukturë të ndërtimeve të reja. Kjo taksë është konceptuar si e tillë që ndihmon bashkitë të kompensojnë dëmet që pëson infrastruktura publike si rrugët, apo nevoja për zgjerimin e shërbimeve publike në kanalizime dhe ujë në rast ndërtimesh të reja.

Më herët, kjo taksë ishte në masën 4% të kostos së investimit, gjë që do të thotë se ndërtuesit paguanin 4 për qind të kostos së përafërt prej 30 mijë lekë për metër katror. Bashkia e rriti atë në 8 për qind të çmimit të shitjes, i cili zakonisht është dy-pesë herë më i lartë se sa kostoja e ndërtimit. Ndërtuesit u ankuan në atë kohë se vendimi i bashkisë efektivisht e rrit koston e ndërtimit në Tiranë me 50-100 euro për metër katror, gjë që nga ana e saj, sjell një rritje po kaq dramatike në çmimet e apartamenteve që paguajnë konsumatorët.

Etiketa: bashkiBashkiaBIRNDhunëErion VeliajEuroinfrastrukturaKëshilli Bashkiak i TiranësMASpallatePallati i KongresevePartiaPartia SocialistePunëSHtaksaTiranëuljeVendimi
Tjetri
Bullgaria rikujton viktimat e masakrave komuniste

Bullgaria rikujton viktimat e masakrave komuniste

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.