AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Në Fokus

Bullgaria rikujton viktimat e masakrave komuniste

Martin DimitrovngaMartin Dimitrov
8 years më parë
në Në Fokus, Reportazhe
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Rreth 200-300 njerëz u mblodhën për t’u lutur për viktimat e regjimit të para vitit 1989. Foto: BIRN

Të mbijetuar, anëtarë të familjeve dhe politikanë të të djathtës liberale përkujtuan të enjten 73 vjetorin e “Të enjtes së përgjakshme” më 1945 – kur gjykatat e reja pro-Sovjetike të Bullgarisë dhe qeveria e vendit filloi ekzekutimet masive të të ashtuquajturës elita borgjeze.

 

Bullgaria shënoi Ditën e Përkujtimit. Foto: BIRN

Bullgaria shënoi Ditën e Përkujtimit të viktimave të represionit komunist të enjten (1 shkurt) me një shërbim përkujtimor dhe lutje në Sofie.

Disa qindra njerëz, më së shumti viktima të regjimit komunist dhe familjarë të tyre si dhe politikanë të qendrës së djathtë dhe liberalë u mblodhën para Memorialit të Viktimave të Komunizmit, pranë Pallatit Kombëtar të Kulturës, duke ndezur qirinj dhe duke mbajtur fjalime të shkurtra.

Dita e njohur si “E Enjtja e Përgjakur”, është shënjuar që nga viti 2011 pas vendimit të qeverisë së parë të Boyko Borissov, e cila miratoi propozimin e bërë nga dy presidentët e parë të Bullgarisë post-komuniste, Zhelyo Zhelev dhe Petar Stoyanov. Stoyanov ishte një nga pjesëmarrësit në përkutimore.

1 shkurti shënoi 73 vjetorin e dënimit – dhe pothuajse ekzekutimit të menjëhershëm – të pothuajse të gjithë elitës politike të Bullgarisë së para Luftës së Dytë Botërore.

Mes të vrarëve ishin dy ish-kryeministra, Bogdan Filov dhe Dobri Bozhilov, ministra dhe anëtarë të parlamentit, si dhe Princi Kiril Preslavski, vëllai i mbretit të fundit Boris, bashkë me gjeneralin Nicola Mihov, që të dy regjentë të trashëgimtarit Simeon, në atë kohë i mitur.

Ata u dënuan nga Dhoma e Parë dhe e Dytë e gjykatës së jashtëzakonshme “të Popullit”, krijuar ga Fronti për Atdheun, qeveria e përkohshme e mbështetur nga Sovjetikët në fund të vitit 1944. Ata u ekzekutuan në varrëzën pranë Orlandovtsit në veri të Sofies menjëherë pas vendimit.

“Ato ishin dënime simbolike, një shembull paralajmërues se si duhej të funksiononin gjykatat në pjesën tjetër të vendit,” tha Mihail Gruev, drejtor i Arkivës Kombëtare, duke shtuar se “E Enjtja e Përgjakshme” praktikisht shënoi shfarosjen e elitës së vjetër borgjeze.

Një burrë mban një pankartë me fotot e udhëheqësve komunistë bullgarë (majtas) dhe viktimat e tyre (në të djathtë), ku shkruhen “Çfarë na erdhi ne?” dhe “Bullgaria humbi njerëz si këta”. Foto: BIRN.

Përveç 12 dhomave supreme të gjykatës së jashtëzakonshme, kishte edhe 68 gjykata rajonale të zëna me spastrimin e të supozuarve “armiq të popullit”.

Gjykata gjykoi qindra çështje me më shumë se 10 mijë të akuzuar dhe funksionoi jashtë çdo kuadri kushtetues.

Mbetet e paqartë se sa ishte numri i të vrarëve në muajt e parë pas grushtit të shtetit pro-Sovjetik.

Shifrat variojnë nga 2,730 [numri i dënimeve me vdekje] deri në 30 mijë, ku përfshihen të gjithë ata që u vranë pa gjyq nga partizanët menjëherë pasi Bullgaria u bashkua me Aleatët në Shtator 1944.

“Kjo datë është emblematike si për natyrën arbitrare ashtu edhe për atë sistematike të terrorit komunist dhe ka hurë në histori si gjykata më e madhe e pasluftës. Sa për krahasim, Nurembergu gjykoi 12 ditë, duke dënuar 12 prej tyre me vdekje,” tha Luisa Slavkova, drejtoreshë e Platforma e Sofies, një organizatë dedikuar edukimit mbi të shkuarën komuniste nëpër shkolla.

Ajo shtoi se Bullgaria është ende duke vuajtur për të gjetur numrin e saktë të viktimave të regjimit komunist.

Nën drejtimin e Mihail Gruev, Arkivat Kombëtare kanë nisur procesin e dixhitalizimit që ka sjellë publikimin në internet të pjesës më të madhe të dokumenteve gjyqësore.

Drejtori thotë se në 18 muajt e ardhshme institucioni i tij do të publikojë një listë të plotë me emrat që në fund do të qartësojnë numrin e saktë dhe emrat e të gjitha viktimave të regjimit të pasluftës.

Një debat mbi të shkuarën komuniste vijon të përndjekë Bullgarinë.

Rreth 200-300 njerëz u mblodhën për t’u lutur për viktimat e regjimit të para vitit 1989. Foto: BIRN

Deklaratat që dënojnë regjimin e para vitit 1989 janë lexuar herë pas herë në parlament, por trashëgimtarët e partisë së vjetër komuniste, Partia Socialiste e Bullgarisë, pretendon se krimeve të komunizmit po i kushtohet tepër vëmendje.

Të enjten, ndërsa deklarata po lexohej në parlament mbi viktimat e komunizmit, zëvendëskryetari socialist i parlamentit Valeri Zhablyanov këmbënguli se duhet të ketë përkujtimore edhe për viktimat e monarko-fashizmit, duke ndërprerë një minutë heshtje.

Borislav Skotchev, autor i një libri të publikuar së fundmi, “Kampi i Përqendrimit Belene, 1949-1987”, i cili rikujton krimet e kryera në kampin më të madh të punës së detyruar në kohën e komunizmit, mendon se mungesa e përfundimit të këtij debati vjen nga mënyra se si mbikëqyrja e memories familjare funksionoi gjatë komunizmit.

“Dy gjeneratave iu mohua e vërteta mbi vdekjet në familjet e tyre. Mbajtja e gojës mbyllur ishte një mënyrë për të mbijetuar,” tha Skotchev, duke shtuar se, ndryshe nga periudha pas luftës civile, kur njerëzit ishin të frikësuar por kishin kujtime nga vuajtjet, shtypja e gjatë totalitariste e bën ripajtimin edhe më të vështirë.

Emrat e mbi 7 mijë viktimave janë gdhendur në një gur të zi në vendin e përkujtimit para Pallatit Kombëtar të Kulturës në Sofie. Foto: BIRN

Louisa Slavokva shton se një arsye tjetër për vijimin e debatit në Bullgari është fakti se të mos folurit për komunizmin është bërë një kolonë mbajtëse e marrëveshjes së pas vitit 1989.

“Për fat të keq, pjesë e konsensusit të viteve të hershme të tranzicionit në Bullgari përfshiu neglizhencën e të shkuarës komuniste, në vend të ndarjes me të. Neglizhenca solli harrimin dhe mosmësimin e të vërtetës mbi brutalitetin dhe përmasat e krimeve të komunizmit,” tha ajo.

Sipas Mihail Gruev, bullgarët ngadalë po përballen me krimet e komunizmit dhe aktualisht po krijohet konsensusi përreth tij, por kjo nuk është për shkak të debateve dhe diskutimeve por për shkaki të “kalimit të kohës” dhe ndryshimit të gjeneratave.

“Me arkivat e hapura, askush nuk mund të qëndrojë indiferent ndaj tmerreve dhe masakrave,” tha ai.

Etiketa: BIRNBullgariBullgariaGjykataGjykatëGjykatësGjyqKrimet e komunizmitLibriParaparlamentPartiaPartia SocialistepresidentPunëQeveriaSHshkollashtatorvarrvdekjeviktimaviktimat e komunizmit
Tjetri
‘Peshkatarët’ e zhdukur të Vlorës janë viktima të trafikut të drogës

‘Peshkatarët’ e zhdukur të Vlorës janë viktima të trafikut të drogës

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.