AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Leku thyen rekord shumëvjeçar, shkëmbehet për 129 lekë për euro

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
8 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Leku shqiptar vijoi tendencën forcuese të dy viteve të fundit duke shënuar kuotën më të fortë që nga viti 2009, ndërsa fondamentat ekonomike nuk janë në gjendje të shpjegojnë origjinën e pranisë së bollshme të euros në tregun shqiptar.

Euro u shkëmbye mesatarisht për 129.05 lekë të mërkurën në tregun e Tiranës, duke shënuar kuotën më të ulët që nga viti 2009, ose nëntë vjet më parë, bëhet e ditur nga kursi mesatar fiks i llogaritur dhe i publikuar nga Banka e Shqipërisë. Në krahasim me të martën, leku u forcua me 0,7% ndërsa në krahasim me një vit më parë, leku është forcuar me 4.7%.

Leku pati ruajtur një kurs stabël nga fillimi i vitit 2010 deri në vitin 2015, duke lëvizuar pak qindarka plus dhe minus kuotës 139.5 lekë për euro. Por nga fundi i vitit 2016, leku filloi të forcohet gradualisht, tendencë që vijoi edhe në vitin 2017.

Themelet e ekonomisë shqiptare, të tilla si shkëmbimi tregtar i vendit apo bilanci financiar, nuk sugjerojnë për ndonjë bazë ekonomike që të shpjegojë forcimin e lekut përgjatë dy viteve të fundit. Politika monetare e Bankës së Shqipërisë ka qenë përgjatë të gjithë kësaj periudhe “lehtësuese”, gjë që nënkupton dëshirën e bankës qendrore për të furnizuar më shumë lekë në treg, pra me tendencë nënçmuese për monedhën kombëtare. Po kështu, bilanci i tregtisë së jashtme të Shqipërisë flet për deficit në zgjerim.

Supozimi kryesor i shkaqeve të forcimit të lekut lidhet me një burim eurosh me origjinë të panjohur, që mund të lidhet me aktivitetin kriminal të shqiptarëve nëpër Europë, të tillë si trafiku i lëndëve narkotike. Eksporti i narkotikëve është i pamundur që të matet, por duke parë sasitë rekord të kanabisit dhe të kokainës të sekuestruara në Shqipëri, Itali e Greqi, kjo mund të sugjerojë që sasia reale e prodhuar apo eksportuar e drogëve mund të jetë rritur ndjeshëm në krahasim me disa vite më parë, aq sa valuta e sjellë nga ky aktivitet ka shkaktuar forcim të lekut. Prania e shumave të mëdha të eurove vërehet edhe në elementë rastësorë. Një bankë e rëndësishme në tregun shqiptar publikoi një njoftim në sportelet e veta muajin e kaluar, ku bëhej e ditur se ajo nuk do të pranonte depozitimin e shumave mbi 50 mijë euro, në rast se këto shuma paraqiteshin kesh në sportel dhe nuk shoqëroheshin me një dokument për të treguar origjinën e tyre, fjala vjen, tërheqja nga një bankë tjetër ose të ardhurat nga një aktivitet biznesi. Në Shqipëri sot është shumë e vështirë që një person të ketë 50 mijë euro kesh nga burime të ligjshme. Megjithatë, prania e shumave të tilla duket se është kaq e shpeshtë sa një bankë detyrohet të “refuzojë klientët”.

Forcimi i lekut sjell disa përfitime dhe disa kosto. Përfitimi kryesor është që importet e Shqipërisë, qoftë për mallra konsumi, qoftë për makineri e pajisje, bëhen pak më të lira. Po kështu bëhet më i lirë edhe shërbimi i borxhit publik të jashtëm të vendit, si dhe shërbimi i kredive të marra në euro nga bizneset apo nga konsumatorët familjarë. Por gjithashtu forcimi i lekut i bën më të shtrenjta eksportet shqiptare, si dhe shërbimet turistike.

Vuajtësit më të mëdhenj duket se janë sektori i fasonëve, të cilët importojnë lëndë të para për veshje, këpucë e mallra të tjera të gatshme dhe i rieksportojnë pasi shtimit të punës fizike të pakualifikuar ose gjysmë të kualifikuar. Grupi tekstile dhe këpucë ishte përgjegjës për 43% të të gjitha eksporteve të Shqipërisë gjatë vitit 2017, si dhe industria me një numër të madh të punësuarish. Megjithatë, e gjithë industria e fasonëve punon me norma shumë të ulëta fitimi për shkak të konkurrencës së egër për punë të lirë që vjen nga vende ku niveli i pagave është edhe më i ulët se sa në Shqipëri. Duke qenë se fasonët i kanë të ardhurat në euro dhe shpenzimet kryesore në lekë, një zhvlerësim i lekut qoftë edhe me 5% gërryen një pjesë të konsiderueshme të fitimeve të kësaj industrie. Eksportet e tjera kryesore të Shqipërisë si nafta apo mineralet, nuk pritet të vuajnë njësoj nga forcimi i lekut për shkak se këto industri kanë norma fitimi më të larta.

Etiketa: EurofasonFasonëFasonëveForcimi i lekutGreqiImportetItaliKESHKonsumikostoKursiliranaftaNarkotiknarkotikëParaPunëSHshqipShqipërishqiptareTiranëtrafikuTregzgjerim
Tjetri
Gjyqtari Fatos Lulo akuzohet për deklarim të rremë të pasurisë

Gjyqtari Fatos Lulo akuzohet për deklarim të rremë të pasurisë

meta

Si u nda Gjykata Kushtetuese për mënyrën e arrestimit të Ilir Metës

10:16 | 15/06/2026
protest 2 e1781101587638

“Revolucioni i Flamingove” shkon përtej Kushnerit dhe zogjve

09:31 | 15/06/2026
Saga e ‘seancës paraprake’ për çështjen Veliaj, 4 muaj jashtë afatit

Lobimi i Erion Veliajt fokusohet tek institucionet që mbështesin SPAK në SHBA

09:28 | 15/06/2026
marjana koceku

Deputetja braktis PS-në ndërsa protestat kundër qeverisë zmadhohen

19:52 | 14/06/2026
Lufta për tregun e kokainës hedh dritë mbi lidhjet e krimit shqiptar në Suedi

Si u trafikuan tonelata me kokainë nga Amerika Latine në portet e Europës

10:44 | 14/06/2026
Nërtime, Tiranë, beton, pallate

Drogë – Beton: Lidhjet e ndërtuesit Ilir Shtufi me paratë e trafikut të kokainës

10:26 | 13/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.