AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Protesta në Tiranë dhe Kukës kundër arrestimeve të protestuesve

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
8 years më parë
në Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Anëtarë të shoqërisë civile, familjarë të protestuesve dhe deputetë të opozitës akuzuan prokurorinë e policinë për ndalime të kundraligjshme dhe shkelje të së drejtës së protestës, ndërsa kërkojnë lirimin e 23 të ndaluarve pas shkatërrimit të vendpagesave në rrugën “Durrës-Kukës”

Disa qindra protestues u mblodhën  mëngjesin e të hënës në hyrje të Drejtorisë së Policisë së Tiranës për të kërkuar lirimin e 23 të arrestuarve, pas protestës kundër vendpagesës në “Rrugën e Kombit”. Protesta që filloi mëngjesin e të dielës në Kukës nga familjarët e të arrestuarve dhe përfaqësues të shoqërisë civile u zhvendos në Tiranë pas lajmit se një pjesë e të ndaluarve ishin trasferuar aty. Protestës iu bashkuan edhe deputetë të Partisë Demokratike, të cilët akuzuan qeverinë për shkelje të të drejtave të protestuesve dhe kërkuan lirim të menjëhershëm të tyre.

Arrestimet erdhën pas protestës së të Shtunës në afërsi të Kalimashit, në të cilën pas tëheqjes së policisë pjesëmarrësit shkatërruan dhe dogjën vendpagesën në rrugën që lidh Tiranën me Kukësin dhe mëtej Kosovën. Prokuroria e Kukësit njoftoi nisjen e hetimeve për shkatërrim prone, goditje ndaj policisë dhe prishje e qetësisë publike, ndërsa policia arrestoi në të gdhirë të së dielës 23 persona. Por arrestimi i tyre kundërshtohet si i paligjshëm nga të afërm dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Një prej protestuesve i tha BIRN se arrestimet ishin të kundraligjshme, ndërsa policia kishte trajtuar qytetarë të zakonshëm si kriminele të rrezikshëm dhe se ata nuk do të largoheshin pa u liruar të ndaluarit. Ndërkohë familjarë të të arrestuarve pohuan se ishin terrorizuar nga policia.

Derand Krasniqi, anëtar i shoqërisë civile në protestë i tha BIRN se ata po protestonin kundër formës se si ishin kryer arrestimet ndërsa theksoi se qytetarëve “U ishte cënuar e drejta e protestës”, ndërsa në qeli po mbaheshin edhe persona me probleme shëndetësore të cilëve u ishte mohuar mjekimi.

Policia nga ana e saj u kërkoi protestuesve të largoheshin duke thënë se urdhërarrestet ishin lëshuar nga Prokuroria e Kukësit dhe se atje duhej të kërkonin sqarime.

Ndërkohë të dielën Avokati i Popullit lëshoi dy raporte për arrestimet, duke vënë në dukje se kishte mungesë dokumentacioni në procedurat e arrestimit. “Nga ana proceduriale veprimet janë kryer me parregullsi dhe vonesa. Në ato pak procesverbale që u janë vënë në dispozicion përfaqësuesve të Avokatit të Popullit, mungonte ora e kryerjes së ndalimit. Në to citohej urdhëri i ndalimit nga Prokurori, por urdhëri nuk është vënë në dispozicion as të perfaqesuesve të Avokatit të Popullit dhe as të të ndaluarve”, thuhet në raportin e bërë public nga Avokati i Popullit. AP po ashtu thotë se gjeti që përshkak të problemeve teknike në dokumentacion, të arrestuarit u lanë rreth 12 orë pa ushqim.

Protesta kundër vendpagesës,  ishte thirrur gjatë një mbledhje të këshillit bashkiak të Kukësit dhe filloi e paqtë mëngjesin e të Shtunës, por ndërsa policia tentoi të ndalonte, sipas disa dëshmive duke përdorur gaz lotsjellës, që protestuesit t’i afroheshin zonës ku është ndërtuar pika e mbledhjes së tarifës, këta të fundit kundërshtuan me forcë.

Protestuesit fillimisht përdorën gurë kundër Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, të cilët u përgjigjën duke qëlluar me shkopinj gome. Më pas policia, e cila nuk mundi të ndalonte protestuesit, u tërhoq, ndërsa këta të fundit thyen dhe dogjën sportelet dhe paisjet e instaluara.

Menjëherë pas saj kryeministri Edi Rama i cili e cilësoi protestën “barbare”, njoftoi edhe për ndëshkim të atyre që kishin shkelur ligjin, ndërsa përjashtoi publikisht nga Partia Socialiste, këshilltarët e kësaj të fundit në Bashkinë Kukës të cilët mbështetën protestën. Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafa tha se shkaktarët e dhunës ishin persona me precedent penale, dnërsa siç njofton Avokati i Popullit forca të shumta policia u zhvendosën në Kukës.

Opozita mbështeti protestën dhe kreu i PD-së Lulzim Basha, e cilësoi atë “vetëm fillimin”, ndërsa po ashtu deputetë të saj iu bashkuan protestës kundër arrestimeve në Kukës dhe më pas në Tiranë. PD i cilësoi arrestimet rrëmbim. “Ne kërkojmë lirimin e menjëhershëm të kuksianë të rrëmbyer në mënyrë të paligjshme, pa urdhër arresti, në kryerje të veprës penale të heqjes së paligjshme të lirisë”, tha Basha në një deklaratë për mediat të dielën.

Ndërkohë Këshilli Bashkiak i Kukësit, ku anëtarët e PD dhe PS janë bërë bashkë kundër tarifës së rrugës, bëri një kallëzim penal në Prokurorinë e Tropojës kundër prokurorisë dhe policisë së Kukësit, duke i konsideruar arrestimet të paligjshme.

Në krah të qeverisë të Hënën doli Forumi i Dhomave të Tregtisë dhe Shoqatave të Sipërmarrjes, i cili dënoi dhunën dhe shkatërrimin e vendpagesave. “Dënojmë rëndë çdo akt vandal dhe të jashtëligjshëm ndaj sipërmarrjes private, e cila në rastin konkret ka pësuar disa milionë euro dëme”, thuhet në deklaratë, ku po ashtu thuhet se duheshin negociata për të lehtësuar barrën ndaj atyre që prekeshin, por po ashtu mbështetej investimi sipas tyre prej 15 milion eurosh i koncesionarit.

Por Arben Kola, një prej organizatërove të protestës së të Shtunës, i tha BIRN se ata prisnin lirimin e të arrestuarve, ndërsa do vijonin të kërkonin heqjen e plotë të traut në rrugë. “U ka ngel sharra në gozhdë nuk kanë zgjidhje tjetër”, tha Kola.

Autostrada e pagëzuar “Rruga e Kombit” filloi të ndërtohej një dekadë më parë, ka kushtuar mbi 1 miliardë euro dhe nuk ka përfunduar ende në mjaft pjesë të saj. Ndërtimi i rrugës është shoqëruar me akuza për abuzime me fondet me disa qindra milion euro.  Po ashtu edhe koncesioni për mirëmbajtjen iu dha pas një sërë polemikash në vitin 2016 konsorciumit të kompanive “Catalyst Viva Das General Constracting LLC & Salillari shpk & “BEE Tech” & “ Violap Ateve” & “Kastrati” sha. Kompania e krijuar për këtë qëllim Albanian Highway Concession, kontrollohet 50 për qind nga  Kastrati Group dhe 50 për qind nga kompania Salillari.  Sipas të dhënave publike për koncesionin mesatarisht çdo makinë që do të kalojë në këtë rrugë do të paguaj 5 euro me TVSH, ndërsa koncesionari do të marrë prej vitit të tretë të koncesionit edhe një shtesë prej 5 milion euro në vit (nga viti i tretë deri në atë të 15) si subvencionim të koncesionit.

 

Etiketa: AkuzaAlbanian Highway ConcessionarrestimiAutostradaAvokati i PopullitBashaBIRNdeputetDhunëDurrësEdi RamaEurogazKastratiKastrati GroupKosovëkrimineleKryeministri Edi RamaLulzim BashaMbledhjeMjaftndalimenegociataOpozitaPartiaPartia SocialistePDPoliciaprishjeProkuroriProkuroriaProtestaprotestuesPSRamaRruga e KombitSalillariSHTiranëTVSH
Tjetri
Skeda e pasurisë së deklaruar – Vitore Tusha – anëtare e Gjykatës Kushtetuese

Skeda e pasurisë së deklaruar – Vitore Tusha – anëtare e Gjykatës Kushtetuese

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.