Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Tema kryesore
  • Gjyqtare
  • Kolegji i Posaçëm i Apelimit
  • Prokurore
  • KPK
  • Gjykata e Apelit Tiranë
  • Mjedisi
Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
Reporter.al
Fillimi Mos humbisni Korrupsioni

Skeda e pasurisë së deklaruar – Vitore Tusha – anëtare e Gjykatës Kushtetuese

BIRNNgaBIRN
13:45 | 03/04/2018
Në Korrupsioni, Skeda, Vendi
Kohe leximi: 3 minuta
A A
0
Skeda e pasurisë së deklaruar – Vitore Tusha – anëtare e Gjykatës Kushtetuese

Rritja e pasurisë s gjyqtares Vitore Tusha nga viti 2008 deri në vitin 2015.

Share on FacebookShare on Twitter

Kjo është skeda e pasurisë së deklaruar e gjyqtares së Gjykatës Kushtetuese Vitore Tusha, e cilat pritet të përballet të mërkurën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Vitore Tusha është gjyqtarja e tretë nga Gjykata Kushtetuese që përballet me procesin e rivlerësimit kalimtar – ose siç njihet ndryshe procesi i vetingut, pas Besnik Imerajt dhe Fatos Lulos. Imeraj dha dorëheqjen nga sistemi gjyqësor dhe u referua nga Komisioni i Pavaruar i Kualifikimit në Prokurori, ndërsa Fatos Lulo u shkarkua nga detyra pasi dispononte pasuri të pajustifikuar.

Tusha është diplomuar në vitin 1983 në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës. Nga viti 1983 deri në vitin 1990 ajo ka punuar si përmbaruese gjyqësore në Tiranë dhe prej 1990 deri në 1992 si avokate. Në periudhën 1992-1994, Tusha ka ushtruar detyrën e gjyqtares në Gjykatën e Tiranës dhe në vitet 1994-2001 atë të gjyqtares në Gjykatën e Kasacionit – ku nga viti 1999 deri në vitin 2001 ka udhëhequr kolegjin civil të kësaj gjykate.

Znj. Tusha ka një karrierë të gjatë akademike. Nga viti 1986 e në vazhdim ka qenë lektore e së Drejtës Civile dhe Procedurës Civile pranë Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e Tiranës dhe Shkollës së Magjistraturës. Ne vitin 2008 ajo u zgjodh gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese. [kliko këtu pë skedë në PDF]

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtëme, paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të gjyqtares Vitore Tusha nga viti 2008 deri në vitin 2015.

Ky raport është prodhuar pas administratimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriatin i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.

Të dhënat e analizuara tregojnë se në vitin 2008 gjyqtarja Tusha kishte një pasuri me vlerë 4.3 milion lekë, ndërsa në vitin 2015 kjo pasuri ishte rritur në 13.4 milionë lekë. Shtesa mesatare vjetore e pasurisë familjare të znj. Tusha nga viti 2008 deri në vitin 2015, ka qenë 1.1 milionë lekë ose 3.1 herë.

Të ardhura familjare të deklaruara nga znj. Tusha vijnë 44.6 % nga paga e saj për shkak të detyrës, 49.2 % nga të ardhurat e familjarëve dhe 6.2 % nga mësimdhënia.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin artimetik/logjik të deklarimeve të subjektit dhe “flamujt e kuq’  që janë identifikuar gjatë kontrollit. I vetmi “flamur i kuq’ i evidentuar në rastin e Znj. Tusha është një detyrim i pashlyer ndaj një sipërmarrje ndërtimi në vlerën 2.7 milionë lekë. Të gjithë deklaratat periodike të gjyqtares e kalojnë kontrollin aritmetik- logjik.

Duke qënë se ky raport bazohet në të dhëna statistikore të analizuara nëpërmjet një databaze, ai nuk nxjerr përfundime mbi pasurinë e subjektit nëse ajo është e ligjshme ose jo, por mëton të informojë publikun mbi pasurinë e deklaruar të zyrtarit publik nëpërmjet një formati të thjeshtë dhe të kuptueshëm grafik.

Deklara e pasurisë para fillimit të detyrës

Deklarata e pasurisë për vitin 2008

Deklarata e pasurisë për vitin 2009

Deklarata e pasurisë për vitin 2010

Deklarata e pasurisë për vitin 2011

Deklarata e pasurisë për vitin 2012

Deklarata e pasurisë për vitin 2013

Deklarata e pasurisë për vitin 2014

Deklarata e pasurisë për vitin 2015

Tjetri
Dhuna është e vetmja gjuhë që pushteti kupton

Dhuna është e vetmja gjuhë që pushteti kupton

Më të lexuarat

Skeda e pasurisë së deklaruar – Vitore Tusha – anëtare e Gjykatës Kushtetuese

Skeda e pasurisë së deklaruar – Vitore Tusha – anëtare e Gjykatës Kushtetuese

13:45 | 03/04/2018
Gjyqtarja Matilda Fetau konfirmohet në detyrë

Gjyqtarja Matilda Fetau konfirmohet në detyrë

16:54 | 29/05/2023
Mungesa e vlerësimit për drejtuesit dhe promovimet pa garë shkaktojnë debat në KLP

Një aferë familjare: KLP shton në Prokurorinë e Tiranës të afërmit e deputetes së PS

21:55 | 29/05/2023
Projektit të urës së madhe të Kukësit nuk i duket fundi

Projektit të urës së madhe të Kukësit nuk i duket fundi

16:53 | 31/05/2023
KLGJ pranon dorëheqjen e dytë të Artan Gjermenit

KLGJ vijon procedurat për ngritjen në detyrë dhe lëvizjet paralele të gjyqtarëve

17:29 | 30/05/2023
Deputetët e Kuvendit bashkojnë votat për rritjen e pagave të tyre

Nga se rriten pagat?

14:10 | 30/05/2023
  • Analiza
  • Blog
  • Intervista
  • Investigime
  • Lajme
  • Opinion
  • Rajoni
  • Reportazhe
  • Vendi
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Pyetje të shpeshta
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2021 Reporter.al - BIRN
Dev by Aplikacione.com

Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog

© 2022 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.