AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor

Një pjesë e biznesit të vogël bëri grevë kundër qeverisë

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
8 years më parë
në Artikull kryesor, Artikull kryesor Lajme, Faqja e pare, Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një tregtar duke mbyllur dyqanin në protestë në Tregun Çam në Tiranë më 10 prill 2018. Foto: BIRN

Të shqetësuar nga imponimi i Tatimit mbi Vlerën e Shtuar mbi bizneset me xhiro më të madhe se 2 milionë lekë në vit, një pjesë e tregtarëve të Tiranës “ulën qepenët” të martën në shenjë proteste ndaj qeverisë.

Një tregtar duke mbyllur dyqanin në protestë në Tregun Çam në Tiranë më 10 prill 2018. Foto: BIRN

Një pjesë e biznesit të vogël iu përgjigj pozitivisht thirrjes së Partisë Demokratike në opozitë për të mbyllur aktivitetin për një orë në mesditën e së martës. Vetë udhëheqësit e opozitës dolën nëpër tregjet e mallrave të lirë të kryeqytetit dhe dhanë deklarata kundër vendosjes së TVSH-së për biznesin e vogël.

“Është e pamundur të paguash kaq shumë taksa me këtë biznes të vogël,” tha një tregtare në tregun “Çam” në Tiranë, ku një numër tregtarësh shesin veshje të lira të importuara në Shqipëri me kile. Të tjerë tregtarë thanë se tregtia e tyre sakaq po ecën shumë keq edhe pa përfshirjen në Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, një masë që qeveria pretendon se do ta ndihmojë të administrojë më mirë taksat pa e rritur barrën fiskale mbi tregtarët dhe konsumatorët.

Në protestë u përfshinë edhe një pjesë e tregtarëve në qytetet e tjera të vendit.

Rreth 10 mijë biznese të vogla u përfshinë automatikisht në regjimin e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar duke filluar nga 1 prilli, një masë që qeveria shqiptare e ndërmori pavarësisht këshillave të ekspertëve vendës e ndërkombëtarë për të mos e bërë.

Më parë, bizneset me xhiro deri në 5 milionë lekë në vit paguanin sigurime shoqërore e shëndetësore, taksa bashkiake dhe tatim të thjeshtuar mbi fitimin ndërsa nga 1 prilli do të duhet të mbajnë një bilanc të rregullt, duke raportuar Tatimin mbi Vlerën e Shtuar.

Për një pjesë të tregtarëve, regjimi i TVSH-së është i papërballueshëm nga pikëpamja administrative ndërsa shumica e tyre nuk janë në gjendje të kuptojnë se sa taksa shtesë do të duhet të paguajnë.

Biznesi i vogël në Shqipëri është përgjegjës për një pjesë shumë të vogël të ekonomisë por një pjesë shumë të madhe të punësimit. Rreth 100 mijë nga 600 mijë të punësuarit në sektorin formal të ekonomisë klasifikohen si “të vetëpunësuar”, gjë që do të thotë se kanë një biznes të vogël.

Qeveria planifikon të ardhura shtesë vjetore në masën 15 milionë euro nga ky ndryshim, një shifër minimale kjo në krahasim me mbi 1 miliardë euro që janë të ardhurat e qeverisë nga TVSH. Por qeveria thotë se ulja e pragut do të sjellë përmirësime në raportimin e rregullt të TVSH-së nga ana e biznesit të madh. Fondi Monetar Ndërkombëtar mendon se ekzaktësisht e kundërta e asaj që pretendon qeveria do të ndodhë. Rritja e numrit të bizneseve në regjimin e TVSH-së do ta bëjë administrimin tatimor më të vështirë dhe më sfidues, ku një numër i vogël inspektorësh do të duhet të kontrollojnë më shumë biznese duke sjellë edhe krijimin e më shumë vrimave të evazionit fiskal në sistem.

Por administrimi tatimor është vetëm njëra anë e problemit. Raportimi i rregullt i TVSH-së nënkupton barrë më të lartë administrative për biznesin e vogël dhe rrezikun për më shumë gjoba. Aktualisht, një keqraportim i TVSH-së gjobitet me 50 mijë lekë, një gjobë që mund të jetë jo shumë e rëndë për një biznes të madh, por që mund të jetë e barabartë me fitimet e një muaji për një biznes të vogël. Duke e ndjerë problemin, Ministri i Financave Arben Ahmetaj deklaroi se ka urdhëruar administratën tatimore “të mos vendosë gjoba” për biznesin e vogël deri në fund të këtij viti.

Partia Demokratike në opozitë pretendon se vendosja e TVSH-së për biznesin e vogël është një masë që qeveria e ka ndërmarrë për ta çuar biznesin e vogël drejt falimentit në favor të një grupi biznesmenësh të mëdhenj të cilëve PD i referohet si “oligarkë”.

Një pjesë e biznesit të madh nuk e ka fshehur dëshirën për ta parë biznesin e vogël të falimentuar. Nikolin Jaka, kryetar i Dhomës së Tregtisë çuditi shumë shqiptarë dhjetorin e kaluar kur deklaroi se sipas tij, nuk ka problem që biznesi i vogël të mbyllet dhe shqiptarët të blejnë vetëm nëpër supermarkete.

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka këshilluar më herët qeverinë të mos e ulë pragun e regjimit të TVSH-së. Shqipëria e ka një eksperiencë në këtë drejtim në vitin 2010, kur qeveria e Partisë Demokratike tentoi të bënte të njëjtën gjë, ndërsa pasojat ishin të rënda për shkak se evazioni fiskal në Shqipëri u rrit në vend që të ulej. Qeveria nuk ka dhënë shpjegime se pse nuk e ndjek këshillën e FMN.

Etiketa: AdministrativeAhmetajArben AhmetajBIRNBiznesmenEuroEvazioni fiskalFMNInspektorkryetarliraMASNikolin JakaPartiaPartia DemokratikePartisë DemokratikePDprotestePunëQeveriaQeveria shqiptareSHshqipShqipëriShqipëriashqiptaretaksaTaksatTiranëTVSHxhiro
Tjetri
Italia në zgjedhje: Mes populistëve, radikalëve dhe partive të konsumuara tradicionale 

Politika në Itali dhe e ardhmja e Europës

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.