AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Politika në Itali dhe e ardhmja e Europës

Jeffrey D. SachsngaJeffrey D. Sachs
8 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 6 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një çift po shef nga posterët elektoralë të zgjedhjeve të përgjithshme të Italisë në Milano të shtunën më 3 mars 2018. (AP Photo/Antonio Calanni)

Italia – e cila gjendet në kufirin mes veriut të pasur të Europës dhe jugut të goditur nga krizat, si dhe mes Europës së hapur dhe asaj të mbërthyer nga nacionalizmi atavist – do të luajë një rol kyç në përcaktimin e asaj nëse BE do të mbijetojë mjaftueshëm gjasë sa për të reformuar veten. Qeveria e ardhshme e Italisë do të jetë vendimtare.

Një çift po shef nga posterët elektoralë të zgjedhjeve të përgjithshme të Italisë në Milano të shtunën më 3 mars 2018. (AP Photo/Antonio Calanni)

Më shumë se kurrë më parë, Bashkimi Europian ka nevojë për unitet për të konfirmuar vlerat dhe interesat e saj në një epokë kur udhëheqësia botërore e SHBA-së është në prag të kolapsit, Kina po ngrihet dhe Rusia po luhatet sërish mes bashkëpunimit dhe konfrontimit me BE-në. E ndarë, BE-ja mund të jetë vetëm një spektator i pashpresë përballë tronditjes gjeopolitike. E bashkuar, BE mund të luajë një rol kritik botëror, për shkak se ajo në mënyrë unike kombinon mirëqenien, demokracinë, vlerat mjedisore, inovacionin dhe drejtësinë shoqërore. Dhe nëse B E rifiton unitetin për këtë qëllim apo zhytet në kaos, kjo do të varet tani nga çfarë ndodh në Itali.

Roli ndryshues i Italisë vjen nga pozicioni i saj në mes të ndarjes gjeografike mes mirëqenies në Europën veriore dhe krizës së Europës jugore si dhe ndarjes intelektuale dhe emocionale mes Europës së hapur dhe asaj të mbërthyer nga nacionalizmi, paragjykimi dhe frika. Italia gjendet gjithashtu edhe në mes të ndarjes politike ku partia e re dhe në ngritje, Pesë Yjet, ka zënë qendrën e skenës politike me partinë e ekstremit të djathtë anti-emigrante dhe anti BE, Liga si dhe me partinë pro-BE por shumë të dobësuar të qendrës së majtë, Partia Demokratike.

Rebelët e Pesë Yjeve dolën të parët në zgjedhjet parlamentare të 4 marsit duke fituar plot 33% të votave, në krahasim me 19% të Demokratëve dhe 17% të Ligës. Komplikimet që rrjedhin nga fitorja e fortë e Pesë Yjeve janë një temë e nxehtë debati në Itali dhe gjetkë nëpër Europë.

Nëpër të gjithë BE-në, partitë tradicionale të qendrës së majtë dhe qendrës së djathtë janë duke humbur vota. Njësoj si në Itali, partitë nacionaliste anti-BE të tilla si Lidhja po fitojnë vota ndërsa kryengritësit anti-estabilishment të tilla si Pesë Yjet, apo Podemos në Spanjë e Syriza në Greqi – kanë fituar pushtetin ose janë pranë të qenit në pushtet duke mbajtur pozicionin e tretë kyç në raport me partitë kryesore pro BE dhe anti-nacionaliste.

Ka tre arsye për ndryshimin e politikës në Europë. E para, e ndoshta ajo që është njohur më pak, është një gjeneratë politike shkatërrimtare të jashtme të SHBA-së në Lindjen e Mesme dhe në Afrikë. Pasi Lufta e Ftohtë përfundoi më 1990, SHBA dhe aleatët e saj lokalë u përpoqën të krijonin hegjemoni politike dhe ushtarake në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut përmes luftërave të udhëhequra nga SHBA për ndryshime regjimesh në Afganistan, Irak, Siri, Libi dhe gjithkund tjetër. Rezultati i kësaj ka qenë dhuna kronike dhe destabiliteti, i cili ka krijuar flukse masive migratore në Europë dhe ka tronditur politikën në vende të ndryshme të BE-së njëri pas tjetrit.

Arsyeja e dytë është investimet e pakta në Europë, veçanërisht nga sektori publik. Në kohën e ish-ministrit të Financave Wolfgang Schäuble, një Gjermani e vetëkënaqur dhe ekonomikisht e suksesshme bllokoi rritjen ekonomike të ushqyer nga investimet në të gjithë Europën dhe e ktheu eurozonën në një burg për borxhlinjtë siç qe rasti i Greqisë, dhe në një zonë jofrymëzuese stanjacioni për pjesën më të madhe të Europës jugore dhe lindore. Ndërsa politika ekonomike e BE-së u kufizua te masat e kursimeve, nuk është e vështirë të shihet se pse populizmi ka zënë rrënjë.

Arsyeja e tretë është strukturore. Europa veriore ka novacione ndërsa ajo jugore dhe lindore në përgjithësi nuk kanë ose së paku nuk kanë novacione në të njëjtën masë. Italia shtrihet në të dyja anët e Europës: një veri dinamik dhe një jug në sëmundje kronike (Mezzogiorno). Kjo është një histori e vjetër por edhe një histori që vijon. Ajo ndihmon të shpjegohen limitet e politikës së BE-së. Lëvizja Pesë Yjet doli triumfuese në zgjedhje veçanërisht në jug.

Preferenca ime politike është demokracia shoqërore. Unë ia vë fajin konservatorëve si Schäuble përgjegjës për cytjen e votuesve drejt partive populiste. Megjithatë shumë tepër udhëheqës socialdemokratë vijuan në heshtje të punojnë me Schäuble. Unë ia vë gjithashtu fajin kancelares Angela Merkel dhe udhëheqësve të tjerë të Europës për shkak se kanë dështuar të flasin mjaftueshëm fort kundër luftërave të udhëhequra nga SHBA në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut. Udhëheqësit e Europës duhej të ishin shumë më energjikë në Kombet e Bashkuara në kundërshtimin e politikës hegjemoniste të Amerikës në Lindjen e Mesme, me pasojat e saj katastrofike, përfshirë zhvendosjen masive dhe lëvizjen e refugjatëve.

Advokuesit e një BE-je të fortë dhe të gjallë – dhe unë jam bindshëm mes tyre – duhet të nxisin partitë kryengritëse të bashkojnë forcat me partitë e dobësuara tradicionale social-demokrate në mënyrë që të promovojnë zhvillimin e qëndrueshëm, inovacionin dhe rritjen e nxitur nga investimet si dhe për të bllokuar koalicionet anti-BE. Ose, si në Gjermani, ata duhet të nxisin koalicione të mëdha të partive të qendrës së djathtë me ato të qendrës së majtë dhe që këto të fundit të jenë koalicione më dinamike dhe të orientuara nga investimet në shkallë mbarëeuropiane, si për hatër të logjikës ekonomike ashtu edhe për të luftuar nacionalistët e ekstremit të djathtë. Ose, siç ndodhi në Francë, ata duhet të përshëndesin bashkimin e tradicionalistëve pro-BE dhe kryengritësve në sloganin e presidentit Emmanuel Macron La République En Marche! Grupime të tilla pro-BE i japin BE-së kohën e nevojshme për reformimin e institucioneve të saj, për ngritjen e një politike të jashtme të përbashkët dhe për fillimin e një rritjeje ekonomike të mbështetur te investimet dhe novacionet në vend të masave të kursimit dhe të vetëkënaqësisë.

Partitë tradicionaliste social-demokrate i kanë injoruar më së shumti partitë e reja rebele, duke i parë ato si populiste, të papërgjegjshme, oportuniste dhe të pandershme. I tillë është këndvështrimi i demokratëve në Itali, politikanët kyçë të të cilëve refuzojnë idenë e një koalicioni me Pesë Yjet. Kjo është e kuptueshme: fillestarët i mposhtën në tërësi demokratët në votime, shpesh me premtime të stërmëdha populiste. Megjithatë socialdemokratët kanë qenë të dobët e madje edhe të heshtur përballë masave të kursimit të stilit Schäuble si dhe luftërave të papërgjegjshme të udhëhequra nga SHBA. Partitë tradicionale socialdemokrate do të duhet të rifitojnë dinamizmin e tyre si dhe urinë për të ndërmarrë rreziqe në mënyrë që të fitojnë në votime si parti të vërteta progresive.

Loja në Itali është e rëndë. Ndërsa Europa është politikisht dhe gjeografikisht e ndarë, politika në Itali mund të kthejë anën e peshores. Një qeveri pro-BE-së në Itali e qeverisur nga Pesë Yjet dhe Demokratët mund të bashkohet me Francën dhe Gjermaninë për të reformuar BE-në; BE-ja mund të rifitojë pas kësaj një zë të qartë në politikën e jashtme krahas SHBA-së, Rusisë dhe Kinës; dhe BE mund të zbatojë një strategji për rritje ekonomike mjedisore me bazë në novacione.

Për të farkëtuar një koalicion të tillë, Lëvizja Pesë Yjet do të duhet të miratojë një program ekonomik të përgjegjshëm dhe të përkufizuar qartë dhe Demokratët do të duhet të pranojnë se janë forca e vogël në një koalicion me një parti të patestuar kryengritëse. Një çelës kyç për besim të ndërsjellët mund të jetë që Demokratët të mbajnë ministrinë kyçe të financave ndërsa Lëvizja Pesë Yjet të ketë postin e kryministrit.

Nuk është surprizë që Stephen Bannon, ish-këshilltari thellësisht i pamatur i Presidentit të SHBA-së Donald Trump, nxitoi të shkojë në Itali për të nxitur lëvizjen Pesë Yjet dhe Ligën për të krijuar një koalicion të cilin ai e quajti “ëndrra më e madhe”, për shkak se një koalicion i tillë mund ta shkatërrojë BE-në. Kjo në vetvete duhet t’i rikujtojë italianëve rëndësinë e një koalicioni pro-BE i cili duhet të hedhë poshtë makthe të tilla.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate. Nuk mund të ripublikohet pa lejen e Project Syndicate. Italian Politics and Europe’s Future

Etiketa: AfganistanAngela MerkelBashkimi EuropianBEbesimBurgdemokraciademokratedhunaDonald TrumpEmigranteEmmanuel MacronEuropaGjermaniGreqiItaliItaliaKinaKombet e BashkuaraLibiLuftaMacronMASMerkelNacionalizmiParaPartiaPartia DemokratikePopulizmiProject SyndicateQeveriaraportRusiaSHBASiriSYRIZATrumpVotazgjedhjeZgjedhjet
Tjetri
Politika në Itali dhe e ardhmja e Europës

Skeda e pasurisë së deklaruar-Besim Trezhnjeva-gjyqtar i Apelit të Durrësit

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.