AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

KLSH: Rilindja Urbane e Belshit u bë me tendera të paligjshëm

Ivan DervishingaIvan Dervishi
8 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Faqja e pare, Korrupsioni, Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryetari i bashkisë Blesh Arif Tafani, kreyministri Edi Rama dhe deputetja Evis Kushi gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet vendore në vitin 2015-të

Pas auditimit financiar të Bashkisë Belsh në dy vitet e fundi, Kontrolli i Lartë i Shtetit kallëzoi në Prokurorinë e Elbasanit kryebashkiakun dhe gjashtë zyrtarë e ish-zyrtarë të tjerë për shkaktimin e një dëmi financiar prej 80 milionë lekësh, ndërsa Bashkia i konsideroi akuzat politike.

Kryetari i bashkisë Blesh Arif Tafani, kreyministri Edi Rama dhe deputetja Evis Kushi gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet vendore në vitin 2015-të

Kontrolli i Lartë i Shtetit, KLSH, lajmëroi të martën se ka kallëzuar në prokurorinë e Elbasanit kryebashkiakun dhe gjashtë zyrtarë e ish-zyrtarë të Bashkisë Belsh të akuzuar për veprat penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tender apo ankande publike” dhe “Shpërdorimit të detyrës”.

Kryetari i Bashkisë, drejtori i bujqësisë, ish-përgjegjësi urbanistik, ish-juristja, dy kolaudatorë dhe një mbikëqyrës i punimeve dyshohet se kanë shkaktuar një dëm ekonomik prej 80 milionë lekësh, ndërsa kanë përdorur në mënyrë të paefektshme 286 milionë lekë dhe kanë shkaktuar një mungesë të ardhurash bashkisë prej 66 milionë lekësh, zbuluar nga KLSH gjatë auditimit për periudhën 2016 dhe 2017.

“Gjatë auditimit u konstatuan shkelje dhe parregullsi të dispozitave ligjore në fushën e prokurimit publik, kryesisht në përzgjedhjen e procedurës së prokurimi, vlerësimin e ofertave ekonomike duke vepruar me dy standarte vlerësimi, zbatimin e investimeve etj,” tha KLSH në lajmërimin e vet.

Auditimi i KLSH-së ka zbuluar se me probleme kanë qenë 10 procedura të prokurimit dhe 4 procedura të zbatimit të punimeve dhe konkretisht “Shtesë kontrate për Projektin Rilindja Belsh (Belsh Qendër-Kryqëzimi Qafeshkallë)”, “Projekti Ansambli Rilindja”,“Ndërtim i Pedonales dhe Korsisë së Biçikletave Liqeni Belsh”, “Sistemim Asfaltim Rruga Belsh-Qafë Shkallë,” ,“Ndërtim, Sistemim Asfaltim Rruga Trojas (Unaza Belsh)”,“Rikualifikimi urban i fasadave të Qëndrës Belsh” – pjesë e të ashtëquajturit program i Rilindjes Urbane.

Shkak për kallëzimin janë bërë shkeljet në 8 tendera të fituar pa të drejtë nga operatorë ekonomikë që nuk plotësojnë kriteret me vlerë totale  286,080,460 lekë; 3 tenderë me fitues ofertën më të lartë me dëm prej rreth 11.4 milionë lekë; 4 investime publike me dëm ekonomik rreth 40.4 milionë lekë për punime të pakryera,1 shtesë kontrate pa justifikim ligjor; dhe një rast dëmi ekonomik prej 23.9 milionë lekë për punime jashtë specifikimeve teknike të një fituesi tenderi.

KLSH vlerësoi se këto shkelje kanë sjellë përdorim të fondeve publike për investime pa ekonomicitet, efiçecë dhe efektivitet, ndërsa nuk kanë lejuar një konkurrencë të drejtë mes garuesëve në tendera ose kanë rezultuar në mungesë punimesh.

I kontaktuar përmes telefonit nga BIRN, kryetari i Bashkisë Belsh, Arif Tafani i hodhi poshtë shkurtimisht akuzat e KLSH duke i konsideruar ato një “sulm politik”.

Por Tafani nuk është i vetmi kryebashkiak i akuzuar së fundmi nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.

Të hënën, KLSH kallëzoi gjithashtu në Prokurori ish-kryetarin e Bashkisë Rrogozhinë dhe një mbikëqyrës punimesh, të auzuar se kanë shkaktuar dëm ekonomik prej 24.5 milionë lekë, ndërsa kan përdorur pa eficencë 217 milionë lekë dhe i kanë shkaktuar buxhetit një mungesë prej 75.8 milionë lekë.

Kontrolli i Lartë i Shtetit është institucioni më i lartë i kontrollit ekonomik e financiar në Shqipëri, i cili raporton te publiku dhe Kuvendi i Shqipërisë për përdorimin e burimeve nga pushteti qendror dhe lokal dhe institucione të tjera publike me synimin e nxitjes së përgjegjshmërisë dhe luftës ndaj korrupsionit.

Etiketa: Arif TafaniBashkiaBelshBIRNdëm ekonomikEdi RamaEvis KushiinvestimeKLSHKontrolliKryebashkiakKuvendiProkuroriRamaRilindja UrbaneSHshqipShqipëriSulmtenderTenderaUnazaZgjedhjet
Tjetri
Prishtina planifikon të hapë një muze për krimet e luftës

Prishtina planifikon të hapë një muze për krimet e luftës

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.