AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Prishtina planifikon të hapë një muze për krimet e luftës

Serbeze HaxhiajngaSerbeze Haxhiaj
8 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Hyrja e bunkerit të diskutuar në Prishtinë. Foto: Serbeze Haxhiaj/BIRN.

Qyteti i Prishtinës po planifikon të hapë muzeun e tij të krimeve të luftës në një bunker që nuk përdoret i kohës së komunizmit për të shfaqur aty ekspozita mbi mizoritë e kryera gjatë konfliktit të viteve 1998-1999.

Hyrja e bunkerit të diskutuar në Prishtinë. Foto: Serbeze Haxhiaj/BIRN.

Një bunker i harruar që u ndërtua gjatë kohës së komunizmit për të ofruar strehim për banorët e kryeqytetit të Kosovës në rast të një katastrofe natyrore ose trazirash mund të përdoret për të nxjerrë në pah krimet e kryera gjatë luftës së viteve 1998-1999, nëse gjithçka shkon sipas planit.

Edhe pse ideja po përpunohet ende nga institucionet komunale të qytetit, nismëtari i saj, hulumtuesi i të drejtave të njeriut i arsimuar në Bolonjë  Shkëlzen Gashi, thotë se muzeu do të paraqesë dëshmi gjithëpërfshirëse për atë që ndodhi në Kosovë në vitet e dhunshme në fund të shekullit të 20-të.

“Muzeu do të portretizonte masakrat kundër civilëve përpara, gjatë dhe pas fushatës së bombardimeve të NATO-s,” tha Gashi për BIRN, duke iu referuar 78 ditëve të sulmit ajror të aleancës perëndimore që çuan në tërheqjen e forcave serbe nga Kosova në qershor 1999.

Ai tha se një pjesë e muzeut do t’i kushtohet të gjitha komuniteteve të ndryshme që u prekën nga konflikti.

Shkëlzen Gashi. Foto kortezi e Shkëlzen Gashit.

“Do të ketë dëshmi për gratë dhe burrat e dhunuar, burgimet dhe personat e zhdukur. Do të ketë edhe prova për fshatrat e shkatërruara, gratë e mbetura pa burra, familjet që nuk kanë informacione rreth vendndodhjes së të afërmve të tyre, si dhe deportimet masive të popullsisë,” shpjegoi ai.

“Ne do të tregojmë shkatërrimin e objekteve përfshirë shtëpi, shkolla, qendra shëndetësore, fabrika, xhami, teqe dhe kisha,” shtoi ai.

Zyrtarët nga komuna e Prishtinës thanë se hapja e muzeut do të jetë një nga prioritetet e saj më të larta.

Yll Rugova, i cili drejton Departamentin për Kulturën në komunë, tha për BIRN se muzeu do të jetë pjesë e muzeut të qytetit të Prishtinës, i cili, tha ai, do të ngrihet së shpejti.

“Ne menduam që lokacioni i muzeut do të ishte bunkeri në lagjen Ulpiana. Ka një hapësirë prej më shumë se 650 metrash katrorë e cila nuk është në përdorim. Por zgjedhja e vendndodhjes nuk është ende përfundimtare,” tha Rugova.

Ai beson se muzeu do të jetë një atraksion turistik, por gjithashtu do të shërbejë për një qëllim më serioz.

“Mendoj se ky muze do të jetë pikë së pari për viktimat e luftës dhe do të përmbajë kujtimet dhe dëshmitë e tyre,” shpjegoi ai.

Teuta Hoxhaj-Jahaj është një eksperte ligjore e cila u kontraktua nga Swisscontact, një organizatë jofitimprurëse e përfshirë në projekte për të reduktuar varfërinë në vendet në zhvillim dhe në tranzicion, për të ndihmuar komunën e Prishtinës të zhvillojë sektorin e saj të turizmit.

Ajo tha se muzeu do t’i përgjigjet kërkesave të shumta të turistëve, por do të jetë gjithashtu një pasuri për vendasit.

“Kjo do të kontribuonte në kujtesën kolektive. Ai do t’i përkasë brezave të ardhshëm, që të mos harrohet,” shpjegoi Hoxhaj-Jahaj.

Megjithatë, shtoi ajo, ajo që nevojitet fillimisht është një hulumtim për atë që duhet të përmbajë saktësisht muzeu.

Zyrtarët e komunës së Prishtinës besojnë se ai u ofron vizitorëve një vend që do t’i prekë ata emocionalisht, duke ekspozuar trashëgiminë e një lufte e cila e la vendin të shkatërruar, me më shumë se 12,000 njerëz të vrarë dhe marrëdhëniet ndëretnike të shkatërruara.

Përveç sendeve personale, fotografive, objekteve, pritet që të ekspozohen edhe artikuj rreth luftës së Kosovës nga gazetat lokale dhe ndërkombëtare.

Por përveç sendeve që ringjallin kujtime të mizorive dhe urrejtjes, krijuesit e muzeut të propozuar gjithashtu duan që të ketë ekspozita që ofrojnë një mesazh paqeje dhe bashkëjetese.

Nëse projekti realizohet, Prishtina do të bëhet kryeqyteti më i fundit ballkanik që përdor një bunker komunist të vjetër si një atraksion turistik, duke ndjekur shembullin e Tiranës.

Në shtator të vitit të kaluar, Fondi për të Drejtën Humanitare hapi gjithashtu në Prishtinë një qendër dokumentacioni për krimet e luftës me informacione nga pesë gjyqe që kishin lidhje me Kosovën në Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë.

Shkëlzen Gashi tha se muzeu, mbi të gjitha, do të ishte një homazh për viktimat e luftës.

“Prishtina nuk ka monumente për viktimat, vetëm për heronjtë,” tha ai.

Etiketa: BanorëBIRNGazetatGjykatëkatastrofeKosovaKosovëLokaleLufteMuzeuNATOPrishtinaQendra shëndetësoreSHshkollashtatorSwisscontactTiranëturistxhamizhvillim
Tjetri
Turizmi kroat lulëzon, por ka mungesë force punëtore

Turizmi kroat lulëzon, por ka mungesë force punëtore

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.