AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Turizmi kroat lulëzon, por ka mungesë force punëtore

Anja VladisavljevicngaAnja Vladisavljevic
8 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Dubrovniku, një nga destinacionet turistike më të famshme turistike në Kroaci. Foto: Wikipedia.

Kroacia pret këtë vit më shumë turistë dhe përfitime më të mëdha gjatë sezonit të pushimeve të verës, por ka shqetësime se mund të ketë një mungesë force punëtorë për t’i shërbyer turistëve.

Dubrovniku, një nga destinacionet turistike më të famshme turistike në Kroaci. Foto: Wikipedia.

Pas një para-sezoni të shkëlqyer, zyrtarët kroatë të turizmit po presin një verë fitimprurëse, por ekspertët janë të shqetësuar nëse vendi është gati për një fluks më të madh turistësh për shkak të mungesës së forcës punëtore.

Sipas të dhënave të fundit zyrtare nga Shërbimi Kroat i Punësimit, kërkesa për punëtorë në sektorin e turizmit po rritet çdo vit.

Në vitin 2007, numri i punëtorëve që nevojitej ishte 23,090, por kjo u rrit në 40,409 vitin e kaluar.

Numri zyrtar i punonjësve të turizmit të punësuar në vitin 2007 ishte 25,517, që e tejkalonte kërkesën, por në vitin 2017 numri i ishte 36,288 – më pak se numri i përgjithshëm i kërkuar nga punëdhënësit.

Eduard Andriç, kryetar i Sindikatës së Turizmit dhe Shërbimeve të Tregtisë të Kroacisë vlerësoi se këtë vit vendit i nevojiten të paktën 15,000 punonjës turizmi, pavarësisht kuotave të propozuara për punëtorët e huaj.

“Ministria e turizmit kishte numëruar punëtorë nga Bosnja, por ata gjithashtu nuk duan të punojnë këtu dhe ata do të preferonin më mirë një vend tjetër europian ku një kamerier mund të marrë një pagë më të lartë, strehim dhe vakte falas,” tha Andriç për BIRN.

Sipas Bordit Kroat të Turizmit, në periudhën nga janari deri në fund të marsit të këtij viti, ka pasur 2.3 milionë qëndrime prej një nate – 20 për qind më shumë se në vitin 2017.

“Përsa i përket numrit të rezervimeve për muajt e verës, duket se rezultatet do të jenë edhe më të mira sesa parashikuam ne,” tha ministri kroat i turizmit Gari Capelli më 24 maj në një intervistë për revistën e përjavshme kroate Globus.

Kur u pyet për punëtorët sezonalë, Capelli tha se qeveria ka rënë dakord të rrisë kuotën e punëtorëve të huaj në 4.600, dhe se ka një marrëveshje për të marrë gati 1.000 punëtorë nga Bosnja dhe Hercegovina dhe Ukraina.

Kroatët e papunë, sidomos nga pjesë të pazhvilluara të vendit, tani shkojnë jashtë vendit për të punuar diku tjetër në Bashkimin Europian në vend të bregdetit të Detit Adriatik. Gjatë viteve të fundit, ka pasur një valë emigrimi nga Kroacia në Gjermani.

Në vitin 2015, Gjermania hoqi kufizimet e punës mbi kroatët, duke u mundësuar atyre të punonin pa pengesa në vend.

Më parë, shumë kroatë të papunë zhvendoseshin në bregdetin e Adriatikut gjatë muajve të verës për të punuar në turizëm, katering dhe tregti, por kushtet e punës ishin të dobëta, me orë të gjata, paga të ulëta dhe akomodim joadekuat.

Jashtë vendit, ata kanë mundësinë të fitojnë më shumë për të njëjtën sasi pune.

Për shkak të mungesës së punëtorëve për sezonin turistik, shumë pronarë kroatë po përpiqen ta përballojnë këtë problem, sugjerojnë disa raporte.

Të premten e kaluar, gazeta rajonale Glas Istre raportoi për një shënim të varur jashtë një dyqani akulloresh në Pula, një qytet turistik kroat në skajin jugor të gadishullit të Istrias.

“Të dashur klientë, duke qenë se nuk po arrijmë të gjejmë një kamerier apo kameriere, aktualisht nuk mund t’ju shërbejmë në tavolinë. Kështu që ju kërkojmë me shumë mirësjellje të shkoni te banaku dhe të merrni vetë ç‘dëshironi,” thuhej në shënim.

Mario Paliska, kryetar i Dhomës së Tregtisë të Istrias, tha për Glas Istre se qarkut të tij i mungojnë rreth 500 ose 600 punëtorë sezonalë.

Etiketa: AdriatikBIRNBosnjaBosnja dhe HercegovinaEmigrimigazetaGjermaniGjermaniaKroaciKroaciakryetarmarrëveshjeMinistria e TurizmitpaktParaPunëPunëtorPunëtorëQeveriaSHtregtituristTurizmiUkrainaWikipedia
Tjetri
Festivali i artit synon të rilidhë Kosovën dhe Serbinë

Festivali i artit synon të rilidhë Kosovën dhe Serbinë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.