AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Tregu i shtypit vijoi tkurrjen vitin e kaluar

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
8 years më parë
në Analiza, Artikull kryesor, Artikull kryesor Lajme, Faqja e pare
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Infografik: Tregu i Shtypit në Shqipëri. Burimi: Bilancet e kompanive të analizuara nga BIRN Albania

Gazetat kryesore në Shqipëri pësuan një rënie tjetër të të ardhurave gjatë vitit 2017, gjë që u shoqërua me shkurtime shpenzimesh, veçanërisht te pagat.

Infografik: Tregu i Shtypit në Shqipëri. Burimi: Bilancet e kompanive të analizuara nga BIRN Albania

Kompanitë kryesore të medias së shkruar në Shqipëri pësuan një rënie të të ardhurave të përgjithshme prej 9% ose 52 milionë lekë gjatë vitit të kaluar, pavarësisht daljes nga tregu të njërit prej operatorëve më të mëdhenj, Gazetës Shqip.

Të ardhurat e përbashkëta të tetë kompanive të shtypit të shkruar, bilancet e të cilave janë publikuar në Qendrën Kombëtare të Biznesit, ishin 499 milionë lekë në vitin 2017, nga 551 milionë që ishin në vitin 2016 dhe 620 milionë në vitin 2015. Vitet e fundit gazetat kryesore të Shqipërisë janë përqendruar gjithnjë e më shumë në publikimet në internet, ndërkohë që shitjet e gazetave fizike kanë ardhur në rënie. Por të ardhurat nga aktiviteti në internet nuk kanë mjaftuar për të kompensuar rënien e shitjeve fizike si dhe rënien e të ardhurave nga reklamat.

Katër nga tetë operatorët e tregut të shtypit pësuan rënie të të ardhurave ndërsa katër operatorë, përgjithësisht të vegjëlit, pësuan rritje.

Gazeta Panorama, e botuar nga kompania Panorama Group, pësoi një rënie me 10% dhe 2017 ishte viti i dytë rradhazi me rënie. Të ardhurat e kompanisë ishin 244 milionë lekë më 2017 nga 271.5 milionë më 2016 dhe 288 milionë më 2015. Panorama mbetet grupi mediatik më i madh në vend dhe ai zë 49% të totalit të tregut të analizuar.

Kompania Media Union, e cila boton revistën e përjavshme ekonomike Monitor si dhe publikimin online Monitor.al, pati një rritje prej 6% në të ardhura dhe kjo e bëri kompaninë e dytë më të madhe në tregun e medias së shkruar me rreth 12.5% të tregut. Të ardhurat e Media Union për vitin 2017 ishin 62.4 milionë lekë.

Media Union zuri vendin e dytë vitin e kaluar pasi kompania Unipress, e cila boton gazetën Shekulli, pësoi një rënie të madhe të të ardhurave prej 40%. Shekulli ra në vend të katërt nga vendi i dytë që zinte në vitin 2016. Të ardhurat e saj vitin e kaluar ishin 56.4 milionë lekë nga 94.8 milionë në vitin 2016 dhe 110 milionë më 2015.

Në vend të tretë për vitin 2017 u ngjit kompania Publikime Shqiptare, e cila boton gazetën Dita. Të ardhurat e kësaj kompanie u rritën me 56% gjatë vitit 2017 duke arritur në 60.8 milionë lekë. Dita u bë gazeta e tretë me 12% të tregut mes tetë kompanive mediatike të analizuara.

Edhe kompania Focus Press, e cila boton Gazetën Shqiptare dhe publikimin në internet GSH.al, pësoi rënie të të ardhurave në masën 24%. Të ardhurat e saj ishin 36.5 milionë lekë më 2017, nga 48 milionë më 2016 dhe 54 milionë më 2015.

Gazeta Tema, publikim i Mero Baze, pati një rritje të të ardhurave të deklaruara prej 20%, pas një rritjeje prej 45% më 2016. Të ardhurat e Tema ishin 25.5 milionë lekë duke zënë 5.1% të tregut.

BIRN analizoi të dhënat financiare të tetë botimeve në vend, Panorama, Gazeta Shqiptare, Shekulli, Koha Jone, Tema, Dita, Standard e Monitor, bilancet e të cilave janë publikuar në QKB. Të dhënat financiare të disa publikimeve të tjera si Mapo, Sot apo Shqiptarja.com nuk ishin të disponueshme.

Tregu i shtypit është tkurrur në mënyrë të vazhdueshme gjatë viteve të fundit. Shqipëria numëronte dhjetëra gazeta të përditshme dhe publikime të tjera periodike disa vite më parë ndërsa disa prej titujve kanë dalë nga tregu. Pakësimi i numrit të titujve në treg nuk e ka përmirësuar situatën për aktorët e mbetur në të.

Në vitin 2016, Gazeta Shqip u tërhoq nga tregu i shtypit pas një dekade prezencë duke ruajtur praninë vetëm në internet. Të ardhurat e kësaj gazete ishin 50 milionë lekë në vitin 2015, viti i fundit i plotë i operimit, por lexuesit e saj duket se nuk shkuan te gazetat e tjera që vijojnë të publikohen.

Rënia e të ardhurave duket se ka shtyrë kompanitë kryesore të tregut të shkurtojnë shpenzimet, veçanërisht shpenzimet për paga. Kompanitë botuese të Shekullit, Panoramës apo Gazetës Shqiptare kanë raportuar shpenzime më të ulëta për paga më 2017 se sa më 2016.

Etiketa: BIRNBIRN AlbaniagazetaGazetatMASMediaMonitorPagatPanoramaQendrën Kombëtare të BiznesitQKBshpenzimeshqipShqipëriShqipëriashqiptareTregTregu
Tjetri
Vetingu djeg prokuroren Besa Nikëhasani

Besa Nikëhasani, jashtë drejtësisë me vendim të formës së prerë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.