AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Mos humbisni Korrupsioni

Besa Nikëhasani, jashtë drejtësisë me vendim të formës së prerë

BIRNngaBIRN
8 years më parë
në Korrupsioni, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Prokurore e Apelit ne Shkoder, Besa Nikehasani, gjate nje seance te Komisionit te Pavarur te Kualifikimit, i cili ka nisur sot ndaj saj procesin e rivlerrsimit kalimtar, i njohur ndryshe si procesi i vettingut./r/n/r/nMember of Shkodra’s Appeal Prosecution Besa Nikehasani, during a hearing session of the Independent Qualification Commission, which has begun today the process of her re-evaluation, otherwise known as the vetting process.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit la në fuqi vendimin e shkallës së parë për ish-prokuroren e Apelit të Shkodrës, Besa Nikëhasani, e cila u shkarkua për mosjustifikim të pasurisë.

Ish-prokurorja e Apelit në Shkodër, Besa Nikëhasani gjatë seancës në KPK. Foto:LSA

Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi të mërkurën të lërë në fuqi vendimin e shkallës së parë për prokuroren e Apelit të Shkodrës, Besa Nikëhasani, duke e përjashtuar atë përfundimisht nga sistemi i drejtësisë.

Vendimi u mor unanimisht në dhomën e këshillimit nga trupi gjykues i kryesuar nga Sokol Çomo, relatorja Albana Shtylla dhe anëtarët Ardian Hajdari, Natasha Mulaj dhe Rezarta Schuetz.

Besa Nikëhasani u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit më 20 prill për mosjustifikimin e pasurisë. Nikëhasani refuzoi akuzën për mosjustifikim të pasurisë dhe iu drejtua me ankesë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Deri më tani, ky institucion nuk ka rrëzuar asnjë vendim të shkallës së parë.

Besa Nikëhasani e ushtronte detyrën pranë Prokurorisë së Apelit Shkodër dhe ishte njëkohësisht kandidate për Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Vendimi për largimin nga detyra të Nikëhasanit u bazua vetëm në kontrollin e pasurisë.

Hetimi i KPK-së u përqendrua në një apartament banimi në Lezhë- i deklaruar në vitin 2004, një apartament me sipërfaqe 87 m2 në Shëngjin, një njësi shërbimi 150 m2 në Lezhë, një apartament  90 m2 dhe 2 garazhe në Tiranë si dhe një automjet Toyota Land Cruiser.

Sipas KPK-së, prokurorja Nikëhasani nuk justifikoi me dokumente ligjore pronësinë e apartamentit të deklaruar në vitin 2004, që është edhe burimi i pasurisë për blerjen e apartamentit në Shëngjin dhe njësisë së shërbimit në Lezhë. Gjithashtu, Komisioni arriti në përfundimin se subjekti nuk justifikon me burime të ligjshme blerjen e apartamentit në Tiranë prej 90 m2 si dhe blerjen e një automjeti “Toyota Land Cruiser” me vlerë 19,500 euro.

Etiketa: Albana ShtyllaArdian HajdariBesa NikëhasaniEuroKandidateKolegjiKolegji iKolegji i Posaçëm i ApelimitKomisioni i Pavarur i KualifikimitKPKNatasha MulajSHShëngjinShkodërSokol ÇomoToyotaVendimVendimi
Tjetri
Eksperimenti hetimor 15 vjet pas ngjarjes, “shpëton” të dënuarin për vrasje të dyfishtë

Prokuroria rrëzon policinë dhe liron nga akuzat protestuesit kundër inceneratorit

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.