AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Protesta për shkollën, prindër e fëmijë bllokojnë rrugën nacionale e përplasen me policinë

Bardha NergjoningaBardha Nergjoni
8 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Fëmijë e banorë duke protestuar në Mengël të Elbasanit. Foto: Bardha Nergjoni

Banorë të fshatit Mengël në Elbasan bllokuan rrugën nacionale Elbasan-Librazhd si përshkallëzim të një proteste disa ditore, ndërsa pati akuza ndaj policisë për dhunë.  Ata kërkojnë rikonstruksion dhe hapje të shkollës të mbyllur si e rrezikshme prej dy vjetësh.

Fëmijë e banorë duke protestuar në Mengël të Elbasanit. Foto: Bardha Nergjoni

Policia e Elbasanit u përpoq të shpërndante me forcë një protestë nxënësish dhe prindërish të cilët kërkojnë hapjen e shkollës në fshatin Mengël, duke shkaktuar zemërim.  Pamje të ndryshme filmike treguan fëmijë që qanin dhe akuzonin policinë për dhunë dhe po ashtu edhe përpjekjen e policisë për të shoqëruar disa persona dhe kundërshtimin e banorëve.

Deputeti i PD-së Luçiano Boçi që ishte i pranishëm në protestë akuzoi policinë se “kishte tërhequr zvarrë gra dhe fëmijë”. Ndërsa banorë të ndryshëm u ankuan për dhunë të policisë dhe thanë se ajo kishte shoqërur shtatë persona.

Në një njoftim për shtyp Drejtoria e Policisë Elbasan mohoi akuzat për dhunë.  “(Fëmija) nuk është lënduar për asnjë moment nga Policia”, thuhet në komunikatë, ku bëhet me dije se ishte shoqëruar vetëm një person 25 vjeç, ndërsa thuhet se protestues të rritur “të përdorur nga politika” kishin sulmuar policinë.

Edhe kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla shkroi në faqen e tij në Facebook, se PD po rrezikonte fëmijët dhe se po i përdorte ata për politikë.

Protestuesit me të cilët ishte edhe deputeti i PD-së për Elbasanin Luçiano Boçi, bllokuan rrugën kombëtare që lidh Elbasanin me Kapshticën dhe Korçën, pasi kërkojnë hapje të shkollës e cila u shpall e rrezikshme në qershor 2017 dhe ku pavarësisht premtimeve ende nuk është ndërhyrë.

Në fillim të vitit shkollor banorëve iu është ofruar transporti që fëmijët të bëjnë mësim në një nga shkollat e qytetit, por ata kanë refuzuar. Protesta e fëmijëve dhe prindërve vijon prej fillimit të vitit të ri shkollorë. “Gjendja është shumë e rëndë. Nisi si një protestë shumë e thjeshtë dhe arriti deri këtu. Kërkojmë vetëm shkollimin e fëmijëve, nuk kërkojmë gjë tjetër”, tha Fatime Shabani.

Bashkia Elbasan thotë se nuk ka siguruar fonde nga Ministria e Arsimit për rikonstruksionin e shkollës, ndërsa pas protestave të banorëve Këshilli Bashkiak miratoi një fond emergjence i cili do të rikonstruktojë pjesë të godinës që janë cilësuar të rrezikshme.

Kryetari i bashkisë Elbasan Qazim Sejdini deklaroi se ekziston një korespondencë e drejtorisë së shkollës dhe komunës së dikurshme që thekson gjendjen e keqe të shkollës. “Jemi të vendosur për të mos rrezikuar fëmijët dhe i bëjmë thirrje edhe një herë që të mos politizohet çështja”, tha Sejdini. Bashkia pretendon se do të fillojë menjëherë punimet për rikonstruksionin.

Por ndërkohë deputeti i PD-së Boçi që mbështeti protestën tha se protesta do të vijonte ndërsa akuzoi qeverinë se nuk shqetësohej për fatin e fëmijëve pa shkollë. “Kohën e ndërprerjes së protestës e vendosin banorët, kur të marrin një përgjigje konkrete se kur do fillojë mësimi ose të fillojë rikonstruksioni i shkollës. Pra duan një datë konkrete që situata të kthehet në normalitet”, tha Boçi.

Në krahun tjetër deputeti i Partisë Socialiste për Elbasanin Taluant Balla tha në një deklaratë në rrjete sociale se rikonstruksioni do të fillonte këtë të mërkurrë (3 tetor). Balla akuzoi Partinë Demokratike në opozitë se po vinte në rrezik jetën e fëmijëve. “Unë nuk e kuptoj pse politika e zymtë e PD, një partie që ka humbur toruan, pa ekip, pa program, pa lidership, me ca militantë të papërgjegjshëm duan të luajnë me jetët e fëmijëve”, shkroi Balla. Ai tha se vonesat kishin ardhur për shkak të procedurave të tenderit, ndërsa bëri me dije se shkolla do të ishte gati në pak ditë.

Banorët vendosën këtë shtator të mos i dërgojnë më fëmijët në shkollën që ndodhet në qytet dhe ku ata duhet të bëjnë mësim pasdite. Ata thonë se për gati dy vjet nuk pati asnjë ndërhyrje në godinën e shkollës, ndërsa thonë se dyshojnë se godina mund t’i jetë dhënë një subjekti privat.

Etiketa: AkuzaBanorëBashkiaBashkia ElbasanelbasanFacebookFondegraKapshticëKorçëLibrazhdLuçiano BoçiMinistria e ArsimitPartisë SocialistePDPoliciaPolicia e ElbasanitProtestaprotesteprotestuesQazim Sejdinirrezikrrjete socialeSHshkollashtatorTaulant Balla
Tjetri
Ekonomia sipas këndvështrimit

Ekonomia sipas këndvështrimit

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.