AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor

Tre kallëzime “konstante” mbajnë në burg Rexhep Rrajën

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
8 years më parë
në Artikull kryesor, Artikull kryesor Lajme, Faqja e pare, Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Rexhep Rraja i fotografuar më 2 tetor 2018 në Krujë. Foto: LSA

Djali i deputetit socialist u la në masën e sigurisë arrest me burg nga Gjykata e Apelit në Tiranë pavarësisht këmbënguljes së ish-të dashurës së tij se ka kryer kallëzim të rremë para oficerëve të policisë.

Rexhep Rraja i fotografuar më 2 tetor 2018 në Krujë. Foto: LSA

Vajza 25 vjeçare me inicialet Xh.M., e cila akuzoi për dhunë ish-të dashurin e vet Rexhep Rraja disa javë më parë, u shfaq në derën e Gjykatës së Apelit në Tiranë të mërkurën më 17 tetor për të përsëritur atë që kishte deklaruar në mënyrë të përsëritur gjatë ditëve të fundit, se kallëzimet e saj ndaj Rrajës ishin të shkaktuara nga xhelozia e saj dhe jo nga dhuna.

Por Gjykata e Apelit u bind nga kërkesa e prokurorisë për masën e sigurisë “arrest me burg” duke u mbështetur në faktin se para se të shpallte publikisht tërheqjen nga akuzat, Xh.M. ka folur para tre oficerëve të policisë gjyqësore për të dhënë tre kallëzime për dhunë, ndërsa është ankuar pranë shërbimit të kontrollit të brendshëm të policisë për një oficer tjetër që nuk ia pranoi kallëzimin.

Prokuroria dhe trupi gjykues iu referuan tre kallëzimeve të Xh.M si “konstante” duke nënkuptuar këmbënguljen e vajzës në raportimin e dhunës së ndodhur.

Rexhep Rraja, i biri i deputetit socialist Rrahman Rraja, u arrestua nga policia më 30 shtator, nën akuzën e përndjekjes, një vepër penale që dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në katër vjet në rast se kryhet ndaj një personi pa lidhje shpirtërore dhe që rritet me një të tretën në rast se kryhet nga një personi të lidhur, fjala vjen, ish-të dashurës.

Para arrestimit të Rrajës, skena politike në vend u trazua nga deklaratat nga arratia të ish-oficerit të policisë Emiljano Nuhu, i cili tha se ishte detyruar të ikte nga Shqipëria pas kërcënimeve të figurave me pushtet në Partinë Socialistë që i kërkuan të mos kryente detyrën e tij ndaj të akuzuarit Rraja. Nuhu akuzoi babain deputet të të pandehurit si dhe deputetin Taulant Balla mes të tjerëve, për kërcënime të kryera brenda rajonit të policisë. Balla dhe deputeti Rraja mohojnë akuzat.

Rraja nuk ishte i pranishëm në seancën gjyqësore të së mërkurës, por avokati i tij Ilir Murati kërkoi lirimin duke argumentuar se nuk ka prova kundër tij, se kallëzuesja e ka bërë kallëzimin nga xhelozia, se plagët e identifikuara në trupin e saj nga mjekësia ligjore nuk vërtetohen dot si të shkaktuara nga Rraja. Murati kërkoi liri ose masë më të lehtë sigurie se sa arresti me burg për klientin e tij edhe për arsye familjare. Sipas tij, nëna e të akuzuarit vuan aktualisht nga një sëmundje e rëndë ndërsa i ati ka pësuar aksident.

Murati aludoi gjithashtu se gjykata ishte nën presion publik dhe politik për shkak të sensitivitetit të procesit gjyqësor.

“Kjo është një histori rozë, për xhelozi, pasi Rexhep Rraja shkoi në Jalë me një tjetër vajzë. Ndërkohë, dëmtimet nuk janë konstatuar se kur janë bërë, ka vajza që i bëjnë edhe vetë”, tha Murati para trupës gjykuese. “Kjo ndodh se jeni të gjithë nën presion”, shtoi ai.

Kryetarja e trupës gjykuese Shpresa Beçaj e hodhi poshtë pretendimin. “Ky trup gjykues do të bazohet vetëm në prova pavarësisht si e ka bërë punën e saj media”, tha ajo.

Prokurori Arben Qosja kundërshtoi pretendimet e palës mbrojtëse duke i cilësuar ato jashtë objektit të gjykimit dhe të pambështetura në prova. Ai e vlerësoi si të drejtë vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë dhe pohoi se veç deklarimeve konstante së të dëmtuarës, ka rezultuar se ajo ka pasur shenjat e djegies me cigare në pjesë të ndryshme të trupit.

Gjyqtarja Beçaj e argumentoi vendimin për masën e sigurisë arrest me burg me faktin se Xh.M. ka dhënë “deklarata konstante” para tre oficerëve, Dritan Koldashi, Erion Dunga dhe Emiljano Nuhu, ndërsa është ankuar për një të katërt, Gentian Çitozi, i cili dyshohet se ka refuzuar të marrë kallëzimin. Policia ka konfirmuar ndërkohë se Çitozi është pezulluar nga detyra për këtë shkak.

Policia dhe prokuroria janë përballur me pikëpyetjet se pse Rraja u la i lirë për më shumë se pesë javë nga 23 korriku deri më 30 shtator. BIRN raportoi më herët se të dhënat gjyqësore sugjeronin se policia ndërmori veprime hetimore vetëm në ditët e fundit të shtatorit, pasi kishte marrë denoncimin publik të oficerit Nuhu më 26 shtator.

Vendimi i apelit detyron Rrajën të presë në paraburgim fillimin e gjykimit ndaj tij.

Etiketa: aksidentArben QosjaArrestArrest me burgBEBIRNBurgcigaredeputetdhunaDhunëDritan KoldashiEmiljano NuhuErion DungaGentian ÇitoziGjykataGjykata e ApelitGjykatëGjykatësGjyqIlir MuratiMASMediaMjekmjekëParaparaburgimPoliciaProkuroriProkuroriaPunëRexhep RrajaRrahman RrajaSHshqipShqipëriashtatorTaulant BallaVendimiXh.M.
Tjetri
Kosova duhet të tregohet realiste për dhunën kundër grave

Kosova duhet të tregohet realiste për dhunën kundër grave

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.