AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Opinion

Kosova duhet të tregohet realiste për dhunën kundër grave

Enver RobellingaEnver Robelli
8 years më parë
në Opinion, Rajoni
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
8 mars 2018, Prishtinë. Foto: Atdhe Mulla.

Tabuja për pranimin e dhunës kundër grave po bie vazhdimisht në Kosovë, por beteja nuk është fituar ende dhe duhet të vazhdojë me intensitet të shtuar.

8 mars 2018, Prishtinë. Foto: Atdhe Mulla.

“Ndoshta ishte faji i saj.” “Ndoshta ajo foli me një burrë tjetër në telefon.” “Ndoshta ajo nuk e dëgjoi të shoqin.” “Ndoshta ajo dilte shumë shpesh me shoqet e saj.” “Ndoshta …”

Këto janë vetëm disa nga justifikimet e tmerrshme që mund të dëgjohen në rrathët familjarë ose nëpër shkallë dhe zyrat e institucioneve të Kosovës, pasi ndodh dhuna ndaj një gruaje.

Kështu ndodh madje edhe kur dhuna ndaj grave përfundon me therje, vrasje, mbytje dhe vdekje. Ka të paktën një akt të tillë barbarizmi në ditë.

Dhuna ndaj grave ka qenë prej kohësh tabu në Kosovë. Por kjo situatë po ndryshon, falë raportimit më intensiv të rasteve në media.

Një meritë e veçantë këtu duhet të shkojë për Rrjetin Ballkanik të Gazetarisë Investigative, BIRN, dhe mediat e tij në Kosovë. U ndjeva e motivuar për ta shkruar këtë opinion pasi lexova tre lajme të bukura të botuara këtë javë në mediat e BIRN-it.

Lajmi i parë i mirë ishte se rasti i vrasjes së Donjeta Pajazitaj do të kalojë në rigjykim, pas një vendimi nga Gjykata e Apelit.

Kjo grua e re nga Dukagjin u qëllua dy herë në kokë dhe u vra në kodrat e Strellcit në Deçan.

Pasi Gjykata Themelore në Pejë akuzoi kushëririn e Pajazitajt për kryerjen e krimit, gjykata e liroi atë nga akuzat.

Tani një gjykim i shkallës së dytë do të merret me rastin. Nëse rezulton se gjykata në Pejë ka dhënë një vendim të gabuar, ajo duhet të ketë pasoja të drejtpërdrejta për çdo gjyqtar që u mor me këtë rast.

Vrasjet nuk mund të heshten dhe mbeten të pazgjidhura. Vrasjet e kryera kundër grave duhet të trajtohen si prioritet nga institucionet gjyqësore të Kosovës. Organi gjyqësor që do të trajtojë përsëri me rastin e Pajazitaj duhet të jetë i vetëdijshëm për përgjegjësinë që ka.

Lajmi i dytë i mirë dje nuk kishte të bënte me dhunën fizike, por atë institucionale.

Në vitin 2016, Rozafa Koliqit iu privua e drejta për t’u bërë pedagoge e rregullt në farmacinë klinike në Universitetin e Prishtinës, e cila frekuentohet nga 40,000 studentë, pavarësisht se kishte kualifikime  akademike më të mira sesa personi që u punësua në vend të saj.

Rektorati përzgjodhi një kandidat tjetër, i cili pranoi në programin televiziv të BIRN-it  “Jeta në Kosovë”, se ai kishte lobuar në Senatin e Universitetit për të zgjedhur atë në vend të Koliqit.

Kjo padrejtësi tani është korrigjuar. Të njëjtët senatorë votuan që Koliqi të rivendoset si pedagoge. Ky është një lajm i mrekullueshëm, pasi Koliqi e çoi rektoratin në gjykatë për mos dhënien e postit bazuar në merita dhe nuk u tërhoq nga një betejë në gjykate me senatin, edhe pse ishte nën presion për ta bërë këtë.

Kjo është një fitore për Koliqin, e cila nuk la gur pa lëvizur në përpjekjen e saj për të fituar të drejtat e saj.

“Jeta në Kosovë” kujtoi luftën e saj gati dyvjeçare për ta raportuar rastin në inspektoratin e Ministrisë së Arsimit, në Polici dhe Gjykata.

Lajmi i tretë i mirë ishte për një profesor, promovimi i të cilit në Universitetin e Prishtinës u hodh poshtë të hënën, pasi një studente e akuzoi atë për ngacmim seksual më parë këtë vit.

Gratë në Kosovë normalisht dekurajohen nga raportimi i ngacmimeve të tilla seksuale, sepse ata presin persekutim dhe jo mbështetje.

Por ky rast dëshmon të kundërtën. Nëse e raportoni, mund të bindni një senat të tërë të përbërë kryesisht nga burra dhe kështu të siguroheni që ta pësojë karriera e ngacmuesit dhe jo ajo e viktimës.

Kjo është një fitore jo vetëm për viktimën, por për mediat e pavarura që u përqendruan në këtë histori në Senat dhe kjo është një fitore edhe për opinionin publik që dëshiron një shoqëri më të civilizuar në Kosovë.

Megjithatë, beteja për barazinë e grave dhe kundër dhunës dhe ngacmimeve seksuale duhet të vazhdojë me forcë dhe intensitet.

Kjo betejë nuk mund të jetë e besueshme nëse aktivistët e të drejtave të grave vazhdojnë të përgjithësohen në stilin e: “Shoqëria kosovare është partiarkale në çdo aspekt”, “Shoqëria kosovare dominohet nga meshkujt”, “Burrat kosovarë janë të dhunshëm”, etj. Mënyra më e shpejtë për të mbyllur një debat apo për t’i dhënë fund një argumenti është duke përgjithësuar. Shumë aktivistë, të cilët mund të mos kenë domosdoshmërish synime të këqija, bien në këtë kurth.

Ne duhet të largohemi nga shoqëria primitive e Kosovës.

Në një numër të kohëve të fundit i gazetës gjermane Die Zeit shkruhej: “Çdo 24 orë, një burrë në Gjermani përpiqet të vrasë gruan e tij. Çdo tre ditë, ai ia del mbanë. Në vitin 2017, 148 gra u vranë nga partnerët e tyre. Gratë janë therur, pasi janë rrahur, mbytur me litar, janë hedhur në lumenj ndërsa ishin shtatzënë, janë qëlluar me grushta dhe shkelma për vdekje, janë mbytur në gjumë, u është hedhur benzinë dhe u është vënë zjarri, janë mbytur në anije.”

I njëjti artikull vazhdon: “Për familjet – shpesh për fëmijët, për shkak se dhuna prek sidomos gratë midis 30 dhe 50 vjeçe – këto veprime shkaktojnë më shumë dhimbje. Për gjykatat, ato janë rutinë. Për opinionin publik, ato janë kryesisht të parëndësishme. Ato quhen ‘”tragjedi familjare” dhe “akte brenda marrëdhënieve”, fate individuale që gjasme nuk mund të ndalen. Fatkeqësisht, duket sikur njerëzit ndonjëherë humbasin kontrollin.

“Megjithatë, mes tregimeve fshihet një model. Ato që vdesin janë gra, jo burra. Në vitin 2016, më shumë se 80 për qind e viktimave në ‘dramat familjare’ ishin gra,” përfundoi artikulli.

Nëse kjo po ndodh në Gjermani, çfarë mund të prisni të ndodhë në Kosovë?

Mësimi është se si në Gjermani ashtu edhe në Kosovë lufta për barazinë gjinore dhe kundër dhunës me bazë gjinore duhet të vazhdojë dhe duhet të përqafohet nga e gjithë shoqëria, nëse qëllimi është të arrihet sukses aktual kundër një barbarizmi të tillë.

Sipas një studimi në vendet e BE-së, një në tre gra ka qenë viktimë e dhunës. Në fakt, dhuna ndaj grave është kryesisht e zakonshme në shtetet nordike dhe baltike, të cilat gjithashtu kanë reputacionin si liderë në konsumimin e alkoolit.

Në Ballkan, përveç alkoolit, varfëria dhe trauma janë faktorë të tjerë që rëndojnë në mënyrë të konsiderueshme marrëdhëniet familjare.

Ndërsa shoqëritë tona shpresojnë përparojnë dhe ndërsa mediat përqendrohen më shumë te dhunën ndaj grave, shoqëria civile, në tërësi, duhet të shtojë përpjekjet e saj për ta bërë të patolerueshme dhunën dhe diskriminimin ndaj grave.

Etiketa: akademikeaktivistBallkanBEBIRNDeçandhunaDhunëDukagjinfitoreGjermaniGjykataGjykata e ApelitgjykimGjyqgjyqtargraKosovaKosovëlajmeLuftambështetjembytjeMediangacmim seksualpaktpasojapersekutimpoliciPunëRozafaSHstudentstudentetraumavdekjeVendimVendimivrasje
Tjetri
Haley thirrje OKB-së të largojë UNMIK-un nga Kosova

Haley thirrje OKB-së të largojë UNMIK-un nga Kosova

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.