AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Mos humbisni Korrupsioni

Kandidati i fundit i KLGJ-së ballafaqohet me probleme në 3 kriteret e vetingut

Aleksandra BogdaningaAleksandra Bogdani
8 years më parë
në Korrupsioni, KPK, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 7 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjyqtari i Apelit të Shkodrës, Luan Dervishi dhe avokati Ardian Visha gjatë seancës dëgjimore në KPK. Foto: Malton Dibra/LSA

Luan Dervishi, kandidat për Gjykatën Kushtetuese dhe Këshillin e Lartë Gjyqësor u akuzua se nuk kishte burime financiare për pasurinë dhe shkollimin e vajzës në SHBA, si dhe u hodhën dyshime për përfshirje në korrupsion nga DSIK. Dervishi kundërshtoi analizën financiare dhe raportin e DSIK dhe kërkoi t’a njihnin së paku me “emrin e kontaktit të papërshtatshëm”.

Gjyqtari i Apelit të Shkodrës, Luan Dervishi dhe avokati Ardian Visha gjatë seancës dëgjimore në KPK. Foto: Malton Dibra/LSA

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstatoi probleme të pasurisë dhe të integritetit për gjyqtarin e Apelit të Shkodrës, Luan Dervishi, ndërkohë që ky i fundit kundërshtoi analizën financiare të kryer nga KPK dhe mbrojti si të drejta vendimet e dhëna si gjyqtar.

Një raport i Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, që hidhte dyshime për përfshirjen e gjyqtarit në korrupsion apo me kontakte të papërshtatshme u kundërshtua gjithashtu me forcë në seancën dëgjimore të zhvilluar mesditën e së premtes, ndërsa gjyqtari Dervishi dhe avokati i tij kërkuan të njiheshin së paku me emrin e “kontaktit të papërshtatshëm”, për të pasur mundësinë e mbrojtjes.

Gjyqtar prej vitit 1982, Luan Dervishi u përfshi në listën prioritare të vetingut për shkak të kandidimit të tij për një post në Gjykatën Kushtetuese. Pas publikimit të thirrjes së dytë për Këshillin e Lartë Gjyqësor, Dervishi shprehu gjithashtu interesin për të qenë pjesë e institucionit të ri të drejtësisë.

Hetimi administrativ për gjyqtarin Dervishi u krye nga trupa gjyqësore e drejtuar nga Firdes Shuli, me relatore Etleda Çiftja dhe anëtare Pamela Qirko. Gjyqtari, i cili mbyll procesin e rivlerësimit për kandidatët e KLGJ-së, u paraqit para Komisionit i shoqëruar nga avokati Ardian Visha.

Relatimi mbi kriterin e pasurisë përfshiu një listë të gjatë mospërputhjesh në deklarime dhe mungesë të burimeve të ligjshme për pasurinë e gjyqtarit Dervishi. Sipas relatores Çiftja, subjekti kishte deklarime kontradiktore për burimin e 48 metrave katrorë truall në Selitë të Tiranës, një apartament 125 metra katrorë po në Tiranë, numrin e garazheve apo shitjen e apartamentit në vitin 2016.

Komisioni evidentoi gjithashtu mungesë dokumentacioni për të ardhurat e gjyqtarit në kohën kur ai punonte si kryetar gjykate në Librazhd apo gjatë 3 viteve të punës si avokat si dhe mungesë dokumentacioni për një pjesë të të ardhurave të përfituara nga qiraja.

Sipas analizës financiare të lexuar nga relatorja Çiftja, subjekti rezultonte me mungesë burimesh financiare prej 1.9 milionë lekësh për blerjen e një automjeti Ford Focus me vlerë 13 900 euro, pamundësi financiare për kursimet në cash prej 1.1 milionë lekësh si dhe mungesë burimesh prej 3.6 milionë lekësh për shpenzimet e shkollimit të vajzës në Shtetet e Bashkuara-të cilat kapnin vlerën e rreth 50 mijë dollarëve në total.

Relatorja hodhi gjithashtu dyshime mbi aftësinë financiare të djalit të gjyqtarit për të blerë një makinë me kredi financiare në SHBA prej 64 mijë dollarësh si dhe pamundësinë e vjehrrës si person i lidhur për të blerë apartamentin, ku gjyqtari Dervishi jeton pa qera që prej shitjes së shtëpisë së tij në vitin 2016.

Sa i përket kriterit të pasurisë, relatorja theksoi se gjyqtari kishte paraqitur të enjten prova dhe shpjegime të tjera, të cilat do të shqyrtoheshin para marrjes së vendimit. Vetë gjyqtari Dervishi i kundërshtoi gjetjen e KPK-së për pasurinë dhe u ankua se i ishin hequr pa të drejtë të ardhurat e përfituara nga tre vitet e punës si kryetar i Gjykatës së Librazhdit, të ardhurat si avokat si dhe 4 vite punë të bashkëshortes.

“Nuk jam dakord me përfundimin që nuk kam burime për pasurinë. Kam tentuar të marr dokumente për vitet 1989-1992 në Gjykatën e Librazhdit dhe më kanë thënë që dokumentet janë djegur,” tha ai para Komisionit.

“Pas dy vitesh unë do të dal në pension dhe këto vite do të më njihen si vjetërsi në punë. E quaj nonsens që të mos më llogariten këto të ardhura,” shtoi ai.

Dervishi tha gjithashtu se kishte dorëzuar së fundmi dokumente për shitjen e një shtëpie dhe një zyre në Librazhd si dhe për tatimet fikse të paguara gjatë tre viteve si avokat, ndërsa dokumentet për të ardhurat e të birit në Shtetet e Bashkuara, sipas tij ishin siguruar me vonesë dhe ishin sjellë me urgjencë nga bashkëshortja, për t’iu dorëzuar Komisionit të enjten.

Gjyqtari u ndal edhe te makina Ford Focus, që sipas tij “ia kishte blerë familja për 55-vjetor” dhe i kërkoi Komisionit që të shikonte tepricat e deklaruara çdo fund viti, që sipas tij dalin për të justifikuar asetet. Ai pranoi si të vetmin defekt dhënien e apartamentit me qera, ndërsa shtoi se balanca e pasurisë dilte në rregull nëse i llogariteshin edhe 13 milionë lekë (të vjetra) të përfituara nga qeratë.

Dyshimet për korrupsion të DSIK

Përveç problemeve me pasurinë, relatorja Etleda Çiftja deklaroi se Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar evidentonte në raportin e saj “papërshtatshmërinë” e gjyqtarit Luan Dervishi, për shkak të dyshimeve të përfshirjes në korrupsion pasiv dhe aktiv si dhe kontaktit me një person me tendenca në përfshirjen e krimit të organizuar.

Ajo sqaroi më tej se DSIK kishte dërguar dy raporte për Dervishin: i pari me konstatimin “i përshtatshëm”, por pa informacionin e Shërbimit Informativ Shtetëror dhe më pas, në versionin e përditësuar, një raport “papërshtatshmërie”.

“Komisioni ka parë raportin e klasifikuar dhe i drejtoi pyetje subjektit. Nuk kemi kërkuar prova, pasi nuk kishim një rast konkret…,” tha Çiftja, duke lënë të kuptohej se dyshimet konkrete ishin ende të klasifikuara si sekret.

Njësoj si në korrespondencën me KPK-në, gjyqtari Dervishi mohoi të kishte kontakte me persona të inkriminuar dhe kërkoi më shumë prova nga Komisioni, në mënyrë që siç tha ai, të kishte mundësi të mbrohej.

“Ajo që më shqetëson më shumë është raporti i DSIK-së pas 35 vitesh punë në sistemin e drejtësisë. Kurrë nuk kam ndenjur me persona të inkriminuar,” tha Dervishi, duke e konsideruar raportin e kontrollit të figurës si shabllon dhe pa asnjë indicie. Kontestimi mbi këtë kriter u theksua më tej nga avokati Visha, i cili argumentoi se raporti i DSIK ka karakter subjektiv dhe paragjykues.

“Nuk ka një fakt, një emër, një provë  që subjektit t’i jepet mundësia për t’u mbrojtur. Ky Komision ka treguar në të shkuarën që vlerësimet e DSIK-së kanë qenë të gabuara. Duhet të kishit vënë në dispozicion të paktën emrin e kontaktit të papërshtatshëm…,” tha Visha në seancë.

Vlerësimi profesional

Rivlerësimi i aftësive profesionale u kthye gjithashtu në një debat juridik në seancën dëgjimore me gjyqtarin e Apelit të Shkodrës, Luan Dervishi. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit përmes relatores Çiftja analizoi vendimin gjyqësor për të pandehurin Sokol Mjacaj, çështje kjo e inspektuar edhe nga Ministria e Drejtësisë pas krimit të dytë të kryer prej tij në Shkodër si dhe tre vendime të tjera gjyqësore të kryesuara nga Dervishi, ku trupa gjyqësore kishte ndryshuar mënyrën e ekzekutimit të vendimit nga burgu në dënim me kusht.

Sokol Mjacaj u arrestua në vitin 2010 pas vrasjes së një 13 vjeçari në Dukagjin për një vrasje floriri. Ai u dënua me 10 vjet burg nga Gjykata e Shkodrës për bashkëpunim në krim, por Gjykata e Apelit të Shkodrës, ku anëtar i trupit gjykues ishte edhe subjekti e uli dënimin në 4 vjet burg.

Pas lirimit nga burgu në vitin 2015, Sokol Mjacaj vrau dy turistë çekë, ngjarje tronditëse kjo që shtyu Ministrinë e Drejtësisë që të kryente inspektim mbi vendimin e mëparshëm të Apelit.

Relatorja Etleda Çiftja, duke iu referuar inspektimit të Ministrisë së Drejtësisë tha në seancë se kontrolli ishte mbyllur pa procedim apo masë disiplinore për trupën gjykuese të Apelit të Shkodrës, mes së cilës ishte edhe Dervishi. Por ajo evidentoi se kjo trupë nuk kishte respektuar afatet e gjykimit dhe procedurat e gjykatës për shtyrjen e një seance gjyqësore si dhe konstatoi se gjyqtarët nuk kishin respektuar Kodin e Procedurës Penale.

Duke nënvizuar se KPK është e kufizuar në analizimin e vendimeve gjyqësore, Çiftja vlerësoi se nga zvarritja e procesit në Apel tej afateve ligjore “duket sikur subjekti nuk ka qenë i aftë të përballojë ngarkesën në punë”, ndërsa të njëjtin konstatim ndau edhe për mungesën e transparencës, që me gjasë ka cënuar integritetin e trupës gjyqësore.

Përveç rastit “Mjacaj”, KPK analizoi tre vendime të tjera gjyqësore, ku subjekti ishte në rolin e kryesuesit të trupit gjykues, lidhur me tre të pandehur të akuzuar për lëndë narkotike, vjedhje të energjisë elektrike dhe shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Sipas relatores, në të tre rastet, trupa e kryesuar nga Dervishi kishte ndryshuar kualifikimin e veprës penale dhe mënyrën e ekzekutimit të dënimit nga burgu në dënim me kusht.

Gjatë fjalës së tij, Dervishi e quajti vendimin për Sokol Mjacajn të drejtë dhe të motivuar nga mosha e tij në atë kohë, vetëm 14 vjeç e gjysmë dhe e konsideroi grupin e inspektimit të Ministrisë së Drejtësisë si “të vendosur nën presionin e turmës”, duke mos realizuar detyrën.

“Vendimi nuk kishte asnjë problem. Kjo çështje ishte thjesht një produkt i amplifikuar i medias,” tha ai.

Ai u ndal më gjatë në tre rastet e tjera, duke shpjeguar se nuk kishte ndryshuar cilësimin juridik të veprës, por mënyrën e vuajtjes së dënimit.

“Rasti i parë, sasia e lëndës narkotike ishte e vogël, i pandehuri sapo kishte kaluar 18 vjeç dhe rezultoi të ishte përdorues i lëndëve narkotike. Kur çështja ishte në Apel, ai kishte shlyer ¾ e dënimit. Rasti i dytë i energjisë, personi e kishte shlyer detyrimin ndaj kompanisë dhe kërkoi mëshirë para gjykatës,” tha gjyqtari Dervishi.

Ai justifikoi dënimin me kusht edhe për rastin e tretë të analizuar nga Komisioni, duke pohuar se jo vetëm autori por edhe viktima kishte shkelur rregullat e qarkullimit, i pandehuri ishte invalid dhe se nuk ishte larguar nga vendi i ngjarjes, por kishte lajmëruar policinë.

I pyetur për konkuzionet përfundimtare, gjyqtari Dervishi u përgjigj: Natyrisht, konfirmimin në detyrë.

Trupa gjyqësore e KPK-së u tërhoq për vendim, duke deklaruar më parë se ai do të shpallej më 26 nëntor, ora 11.30.

Etiketa: AnalizëApelArdian VishaBurgDrejtoria e Sigurimit të informacionit të KlasifikuarEtleda ÇiftjaEuroFirdes ShuliGjykataGjykatësGjyqgjyqtarKLGJKomisioni i Pavarur i KualifikimitKontrolliKorrupsionKPKkrediKrimkushtetueseLibrazhdLuan DervishiMakinaMASPamela QirkoParaprocedimraportRaportirivlerësimisekretSHBAShkodërShtetet e Bashkuaratë drejtaTiranëturistVendimVendimiviktimavrasje
Tjetri
Banorët e Unazës së Re përplasen me policinë para Kuvendit

Segmenti i Unazës së Re që po ndërtohet, pesë herë më i kushtueshëm se segmentet e tjerë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.