AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Anulohet tenderi për mbikalimin te Unaza e Re

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
7 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një punëtor gjatë punimeve për ndërtimin e një mbikalimi në Unazën e Madhe të Tiranës pranë Fabrikës së Miellit më 30 dhjetor 2015. Foto: Malton Dibra/LSA

Autoriteti Rrugor Shqiptar deklaroi se ka vendosur skualifikimin e të gjithë pjesëmarrësve në tenderin e shumëdebatuar për shkak se “nuk plotësojnë kriteret” ndërsa nuk dha shpjegime se për çfarë kriteresh bëhet fjalë.

Një punëtor gjatë punimeve për ndërtimin e një mbikalimi në Unazën e Madhe të Tiranës pranë Fabrikës së Miellit më 30 dhjetor 2015. Foto: Malton Dibra/LSA

Tenderi kontrovers për ndërtimin e një mbikalimi në zonën e njohur si “Shqiponja” në Tiranë do të duhet të përsëritet për herë të tretë pasi herën e parë u fitua nga një kompani fantazmë ndërsa Autoriteti Rrugor Shqiptar deklaroi të enjten se në tenderin e dytë asnjë nga kompanitë pjesëmarrëse “nuk ka plotësuar kriteret”.

Drejtoresha e re e ARRSH Sonila Qato deklaroi për mediat vendimin e skualifikimit të të gjithë pjesëmarrësve.

“Komisioni i Vlerësimit të Ofertave u ka ofruar të gjitha kompanive skualifikimin e ofertave të paraqitura, pasi nuk plotësojnë kriteret,” deklaroi Qato pa bërë të ditur se çfarë kriteresh nuk plotësoheshin.

Tenderi i parë për ndërtimin e mbikalimit me fond limit 2.25 miliardë lekësh i hapur në shtator 2018, u fitua nga kompania DH Albania, e cila ishte edhe ofertuesja e vetme. Oferta e kësaj kompanie ishte vetëm 297 lekë më pak se sa fondi limit i përcaktuar në tender.

Partia Demokratike në opozitë e denoncoi tenderin menjëherë si korruptiv duke deklaruar se fituesja ishte një kompani fantazmë. Por Autoriteti Rrugor Shqiptar deklaroi se DH Albania ishte dega në Shqipëri e një gjigandi amerikan me mijëra të punësuar dhe me miliarda dollarë xhiro.

Vetëm në dhjetor, emisioni TPZ në News 24 publikoi të dhëna që tregonin se kompania ishte me të vërtetë fantazmë dhe se ajo kishte furnizuar në ARRSH një tufë me dokumente të falsifikuara.

ARRSH pranoi se dokumentet ishin të falsifikuara dhe vendosi të rihapë tenderin. Nuk ka të dhëna zyrtare, por raportimet në media tregojnë se në tenderin e dytë morën pjesë pesë kompani, nga të cilat, katër shqiptare dhe një maqedonase. Ofertat e hedhura varionin nga 1.77 miliardë në 2.24 miliardë lekë, duke treguar konkurrencë reale.

Mes kompanive ofertuese janë edhe dy kompani që kanë fituar nga qeveria shqiptare të drejta koncesionare. Gjoka Konstruksion ka fituar koncesionin e ndërtimit të rrugës së Arbrit, ku përfshihen ura dhe tunele ndërsa ANK është në proces negocimi për një kontratë tjetër koncesionare për segmentin rrugor Milot-Balldren. Mbetet e paqartë se si dy kompani që kanë fituar kontrata koncesionare me vlerë qindramilionë euro, nuk janë në gjendje të plotësojnë kriteret e një tenderi me vlerë 18 milionë euro.

Etiketa: ARRSHAutoriteti Rrugor ShqiptarBalldrenDH AlbaniaDibraEuroGjokaGjoka KonstruksionKontrata koncesionareMediaMilotNews 24PartiaPartia DemokratikePunëPunëtorQeveriaQeveria shqiptareSHshqipShqipëriShqiponjashqiptareshtatorSonila Qatotë drejtatenderTiranëUnazaUnaza e ReURAxhiro
Tjetri
Ujësjellësi i Tiranës kërkon rritje dramatike të çmimit ndërsa mban të larta shpenzimet operative

Çmimet rriten, furnizimi me ujë bie

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.