AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor

Ish-ministri Saimir Tahiri, në “bankën e të akuzuarit’ për trafik narkotikësh

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
7 years më parë
në Artikull kryesor, Faqja e pare, Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Saimir Tahiri dhe avokati i tij, Maks Haxhia pas vendimit te Gjykates se Krimeve te Renda per hapjen e shqyrtimit gjyqesor. Foto: E. Hoxhaj

Në një seancë paraprake që zgjati tetë orë, Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi t’i hapë rrugën shqyrtimit gjyqësor kundër ish-ministrit Saimir Tahiri dhe tre ish-zyrtarëve të Policisë. Tahiri kërkoi pushimin e çështjes, por edhe gjykim të shkurtuar.  

Saimir Tahiri dhe avokati i tij, Maks Haxhia pas vendimit te Gjykates se Krimeve te Renda per hapjen e shqyrtimit gjyqesor. Foto: E. Hoxhaj

Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi pas tetë orësh debate që t’i hapë rrugën shqyrtimit gjyqësor për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, i akuzuar nga Prokuroria për implikim në trafikun e narkotikëve. Tahiri pritet të gjykohet së bashku me ish-kreun e policisë së Vlorës, Jaeld Çela dhe dy ish-vartësit e tij në arrati, Sokol Bode dhe Gjergji Kohila.

Gjatë seancës paraprake, prokurorët e Krimeve të Rënda, Dritan Prençi, Vladimir Mara dhe Arenc Çela argumentuan akuzat e ngritura, duke kërkuar hapjen e shqyrtimit gjyqësor. Avokati i Tahirit, Maks Haxhia kërkoi pushimin e çështjes, ndërkohë që i drejtoi gjykatës edhe një kërkesë për gjykim të shkurtuar.

Pas diskutimeve mes palëve, gjyqtarja e Krimeve të Rënda, Miljana Muça vendosi të pranojë kërkesën për gjykim të prokurorëve të çështjes, duke i hapur rrugën shqyrtimit gjyqësor kundër Tahirit dhe ish-zyrtarëve të policisë.

Pas daljes nga Gjykata, Tahiri deklaroi për mediat se pavarësisht kërkesës për gjykim të shkurtuar, ai qëndron në pozicionin e tij se nuk ka asnjë lidhje me çështjen.

“Unë kërkova që gjykimi të mos jetë një zvarritje pafund,” tha Tahiri për gazetarët. “Por unë do të vazhdoj të luftoj deri në fund për atë që kam deklaruar edhe më parë se nuk kam asnjë lidhje me këtë histori,” shtoi ai.

Telashet për ish-kreun e Ministrisë së Brendshme, Saimir Tahiri nisën në tetor të vitit 2017, kur Policia italiane goditi një grup të trafikut të narkotikëve, të drejtuar nga vëllezërit Habilaj.  Po në vjeshtën e vitit 2017, në Babicë të Vlorës, në magazinën e Armando Koçerrit u gjetën dhe sekuestruan rreth 4 ton cannabis sativa, episod ky që u shoqërua me procedim penal edhe në Shqipëri.

Çështja penale ndaj ish-ministrit Tahiri filloi në tetor 2017, pas publikimit të disa përgjimeve të anëtarëve të grupit “Habilaj”, të cilët përmendnin emrin e Tahirit dhe aludonin se i kishin blerë dhurata. Gjatë kësaj periudhe Prokuroria e Krimeve të Rënda e ka shtyrë pesë herë afatin e hetimeve, duke pretenduar se ishte në pritje të marrjes së letër-porosive nga Italia dhe Mali i Zi.

Tahiri ishte akuzuar edhe më herët për lidhje me vëllezërit Habilaj, me të cilët ka edhe një lidhje farefisnore dhe u kishte shitur një makinë, të cilën më pas e kishte ripërdorur, por një hetim mbi këtë u mbyll pa rezultat.

Etiketa: Arenc ÇelacannabisdebateDritan PrençigazetarGjykataGjykatëGjykatësgjykimGjyqHabilajHetimItaliaMaliMali i ZiNarkotiknarkotikëPoliciaprocedimprokurorProkuroriaProkuroria e Krimeve të RëndaSaimir TahiriSHshqipShqipëriSokol BodeTrafikVladimir MaraVlorë
Tjetri
Maqedonia e Veriut kërkon mbështetjen e opozitës për zgjerimin e punës së Prokurorisë Speciale

Afron afati i fundit për ligjin për Prokurorinë Speciale të Maqedonisë së Veriut

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.